I ri Planifiko m’Eliden Shiko më të madhe

Planifiko m’Eliden

Elida Motro A-009009

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

EMI - Coaching and Consulting
ISBN9789928393067

2 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Nuk ka asnjë formulë të vetme për suksesin dhe vetë përmbushjen. Askush nuk mund t’ju japë sekretin e jetës në një shkarkim (download) nga ajo/ai te ju. Megjithatë, ka ligje universale dhe parime që janë përpjekur të përshkruhen në dhjetëra mijëra libra për vetë-ndihmë, në shekuj dhe janë risjellë shpesh në dy shekujt e fundit si risi, apo si ri-veshje të reja.

Kuptova që çdo libër shkruar nga një autor i ndryshëm, me secilin autor që ka një perceptim subjektiv të atyre parimeve universale, duke i përshkruar ato duke përdorur gjuhën prej mendësisë së tyre. Disa nga këta drejtues të mendimit zhvillues në jetë, që për mua mbeten kolosa në industrinë e vetë-zhvillimit dhe suksesit janë Tony Robbins, Brian Tracy, Zig Ziglar, Jim Rohn, John Earl Shoaff, Les Brown, e shumë të tjerë.

Shpejt këto dy kuptime thelbësore të parimeve të jetës, universale por të jetuara lokalisht, shënjuan mendësinë dhe pastaj suksesin tim kur fillova t’i zbatoj vetëm për vete, për fëmijtë e mi, për organizatat apo bizneset që fillova të drejtoj me përfitueshmëri të lartë.

Dhe këtu fillova të provoj, dështoj, rregulloj, shtoj, heq, zbatoj një seri 12 parimesh që përfshihen në ‘Shtëpinë tone Tokesore’ e quajtur ‘salca pikante shqiptare’, pjesë të të cilës, ACTS, po ndaj në librin tim të parë.

Theksoj, si çdo formulë ‘salce gatimi’, ju mbani një strukturë dhe shtoni e hiqni, provoni e testoni, shijoni e serish ri-bëjeni për cfarë funksionon për ju. Ose jo!. Por sinqerisht besoj që një lidhje e shkurtër midis çfarë duam të realizojmë (planifikimi) dhe parjes së rezultateve konkrete (veprimeve masive konkrete), edhe ndërsa lexoni librin, bën që tia vlejë investimi në blerjen e librit dhe kohën që do i kushtoni 12 muajve tuaj të ardhshëm, në realizim planifikimi.

Për të pasur një përvojë të plotë në efektivitet me këtë libër, gjeni si pjesë përbërëse edhe Librin Ushtrimor për ju dhe fëmijën apo dikë tjetër në jetën tuaj.

Mund të vini në jetë njohuritë e fituara në libër të keni në dorë menjëherë një plan personal dhe profesional për tre, gjashtë apo dymbëdhjetë muajt e ardhshëm.

Në fund të librit gjeni Librin Ushtrimor (Dhuratë nga Autorja për JU)!

Të dhëna

Faqe192
ISBN9789928393067
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë