Vishni sipas modës kafshët e xhunglës e bëjini gati për karnavalet me vallen me konga, për perëndimin e diellit në lëndinën Hula, për një festë me banane dhe për shumë gjëra të tjera brenda këtij libri mode me figura ngjitëse.
Një fjalor i rëndësishëm për gjuhësinë shqipe, por njëkohësisht edhe për zoologjinë dhe botanikën.
Libri përmbledh gjithë paketën e legjislacionit për Subjektet Tatimpaguese për Tregtarët dhe Shoqeritë Tregtare.
HISTORI ARGËTUESE PLOT AVENTURA DHE KAFSHË GAZMORE, ME ILUSTRIME TË MREKULLUESHME. QË DO TË TË BËJNË SHOQËRI DHE DO TË TË PRIJNË UDHË NË ZBULIMIN E BOTËS SË FANTAZISË
Ka zinxhirë që na mbajnë të lidhur e zinxhirë që na burgosin. Disa, duke na prangosur, na bëjnë të zbulojmë lirinë. Të tjerë, duke na lëshuar, na prangosin më tepër. Janë zinxhirët e lidhjeve që krijojmë. Janë njerëzit që duam e që na poshtërojnë. Janë ata që i shpërfillim e i bëjmë të vuajnë. Janë ata që i meritojmë dhe ata që mendojmë se na meritojnë....
Autorja e librave per femije dhe redaktorja e njohur Nexhmije Muça sjell një përrallë për lexuesit e vegjël, Princesha e shtatë kodrinave. Ajo është e njohur për përrallat e saj, ku njëra prej tyre, vlerësuar edhe me çmime kombëtare, është edhe “Vajza dhe zogu”.
Arber Dervishaj eshte nje autor i ri, i cili me kete roman ka sfiduar veten dhe lexuesit: Alberti dyshohet se është fajtor për vuajtjet e jetës së tij. Vrasja e tij është rruga e vetme që një ëndërr të vazhdojë të jetojë. Por, si mund të vrasësh dikë që jeton brenda teje në ccdo mendim dhe ndjenjë?!
Ky tekst eshte pergatitur nga autoret nga Shqiperia dhe Kosova dhe eshte miratuar nga institucionet arsimore te te dy vendeve. Autore te teksteve jane: Xhevat Lloshi, Shpëtim Elezi, Natasha Pepivani, Naim Berisha, Mirela Tërova, Vehbi Kadriu, Alida Thaçi
Me ilustrime të këndshme e shumëngjyrëshe, këta libra janë të përkryer për të mësuar që në moshë të hershme. Faqet mbështillen nga copë e butë, që i ndihmon fëmijët me prekjen. Përmes tyre ata mësojnë mjetet që lëvizin, kafshët, numrat dhe fjalët e para. Certifikuar për sigurinë nga BE. Libër me karton të plastifikuar
Festa e Abetares është FESTA E LEXIMIT. Pas saj vijnë pushimet verore, kur kemi mjaft kohë për të lexuar. Ndaj vjershat e kësaj feste i kemi krijuar me temën e pushimeve verore. Kjo e bën që skena me botën ujore e nënujore, veshjet e fëmijëve dhe loja teatrore të bëhen më unike e të këndshme dhe Festa e Abetares e paharrueshme.
Ky liber vjen ne adresen tuaj per 15-20 dite
Librat e mëdhenj me mozaikë përmbajnë nga 8 mozaikë, ku fëmijët do të njihen me gjallesat e ujit.
Duke thelluar kërkimet e tij, sidomos në arkiva të huaja, në shërbim të plotësimit me fakte, argumente dhe dokumente të reja rreth lidhjeve shqiptaro-hebraike në funksion të shpjegimit shkencor të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë botërore në Shqipëri, sjellje unike që vazhdon të çudisë botën edhe sot e kësaj dite, studiuesi Shaban Sinani sjell...
Një përzgjedhje goditëse e poezive më të mira në nektarin poetik italian, gjerman, francez dhe anglez, një shoshitje e mjeshtrave të poezisë europiane që nga shekulli XV deri në mesin e shekullit të XX, të filtruara me kujdesin e veçantë të përkthyesit dhe kritikut Arshi Pipa
Tregimi rrëqethës dhe frymëzues i një prej ofensivave më të mëdha të të gjitha kohërave të karizmës së një njeriu: fushata shumëvjeçare e Nelson Mandelës për të bashkuar kombin e tij, filluar në qelinë e burgut dhe përfunduar me një kampionat ragbie.
Në një mbrëmje të butë të vitit 1971, pesë gra mblidhen në një dhomë ndenjje të vogël në rrethinat e Londrës. Me një humor të mençur dhe ironik, autorja na shoqëron përmes vijimit njëzetvjeçar të jetës së këtyre grave, teksa qëllimet e mira lihen mënjanë, pre e politikës, seksit dhe tradhtive.
Një vështrim i ri për historinë e botës, për qytetërimet e kulturat, që shihen nëpërmjet 1.000 objektesh të krijuara nga dora e njeriut gjatë pothuajse 20.000 vitesh: Nga sendet e jetës së përditshme, tek kryeveprat e kreativitetit njerëzor.
I konsideruar nga autori si sprovë letrare, libri i ri hedh dritë në udhëkryqet e studimit të njërës prej veprave më të përfolura kombëtare, Kanunit të Lekë Dukagjinit. Prej librit marrin përgjigje shumë debate rreth marrëdhënieve të françeskanit mendjendriturit Gjergj Fishtës me Kanunin. Prej kërkimeve që bënë autori gjithmonë ka një zbulim të ri në...
Në këtë libër Papa Benedikti I XVI I vendos ngjarjet në shtatë ditët më të rëndësishme të fesë së krishterë, me hyrjen e Jezusit në Jerusalem deri në Ngjalljen e Tij. Papa deshi ta shkruante këtë vepër në një mënyrë që mund të jetë e dobishme për të gjithë lexuesit që duan ta takojnë Jezusin e të besojnë në Të.