Me ne fund vjen e perkthyer serish...
Përmes rrëfimit të vrasjes së deputetit të së Majtës Demokratike Greke, dëshmohet egërsia e pushtetit të asaj kohe në Greqi, deri në nivele të larta, për të luftuar kundërshtarët politikë. Vrasja e deputetit ishte e inskenuar, ashtu sikurse u bënë përpjekje të mëdha nga ana e pushtetit edhe për të manipuluar gjyqin për këtë ngjarje të bujshme.
Preç Zogaj ka lindur me 5 dhjetor 1957 në Lezhë. Ka kryer studimet e larta për gjuhë dhe letërsi shqipe. Ka botuar shumë vëllime me poezi, ka marrë dy herë çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin poetik më të mirë të vitit. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Zogaj njihet si një shkrimtar dhe publicist mjaft i angazhuar në jetën...
Ky tekst është përftesë e dijes, por edhe apsionit të Çabejit 27- vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua në 1936. E ribotojmë sot për herë të parë të shtyrë nga dëshira e përtërimjes së misionit të Çabejit për formimin e vetëdijes brezore, përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.
Libri "Agimi" është një meditim mbi kompromisin, justifikimin dhe sakrificat që bën një njeri kur i merr jetën një tjetër njeriu. I pushtuar nga horrori i të kaluarës dhe dilemat shqetësuese të së tashmes, Elisha - një burrë i ri hebre, i mbijetuar i Holokaustit - lufton me fajin, fantazmat dhe Zotin, ndërsa pret orën kur duhet të kryejë ekzekutimin.
Piktori i shquar shqiptar Ibrahim Kodra, një nga mjeshtrat e artit figurativ botëror gjatë shekullit të XX vjen përmes një biografie për herë të parë para lexuesit shqiptar. Studiuesi Xhevahir Lleshi ka bërë një botim special me rastin e 100 vjetorit të lindjes ku ndriçon shumë aspekte të panjohura të tij që nga lindja, fëmijëria, aktivitetin e tij brenda...
Në të dhënat e shumta për shtetin epirot, që renditen në këtë punim nuk gjendet ndonjë gjë e përbashkët mes epirotëve dhe grekëve. Epiri qëndron përherë jashtë komunitetit grek. Shteti epirot nuk imiton institucione greke. Monarkia e Ajakidëve ka afri të dukshme në struktura konstitucionale vetëm me monarkinë e Antigonidëve të Maqedonisë dhe me mbretëritë...
Historitë më të bukura të dashurisë të të gjitha kohërave.
Kabuli i Yasmina Khadrës është ferri në tokë, një vend i urisë, frikës dhe mbytjes. J. M. Coetzee, fitues i çmimit Nobel, 2003 "Drithërues... I fuqishëm, surreal... Një meditim i sakrificës së fundit të dashurisë... Khadra me mjaft mjeshtëri zbulon shkatërrimin e marrëdhënieve njerëzore në një shoqëri mbytëse." Milwaukee Journal Sentinel
Teori e shkurtër për udhëtimin dhe për shkretëtirën është një sfidë e vërtetë ndaj shumicës së rregullave të pranuara në letërsinë tonë për formën e një tregimi. Të gjitha tregimet e këtij vëllimi rrokin tërë përvojën e gjerë njerëzore, duke na vendosur në çdo cep të botës, që nga viset e thata të brigjeve mesdhetare, deri te faqet e shkrimtarit gjenial...
Në këtë studim autori jep të dhëna historike sidomos mbi popullsinë e Maqedonisë Perëndimore. Ajo që është kryesorja në këtë libër, autori, i bazuar në studimet e arkeologëve më të njohur, provon se në Maqedoninë Perëndimore, në dy mijëvjeçarët e fundit para e. s., ka banuar popullsi kryesisht ilire
Shoqëria Biblike Britanike dhe e Jashtme u krijua në 1804, në fillimin e një epoke të zgjerimit misionar protestant të paparë në të gjithë globin. Për shkak se shtylla themelore e protestantizmit është "Sola Scriptura" (vetëm Bibla është autoriteti përfundimtar për besimin dhe praktikën), qëllimi i parë i misioneve protestante ishte ta bënte Biblën të...
Pasqyra kronologjike në këtë libër është një pikënisje e rëndësishme për ata që kërkojnë të kuptojnë evolucionin e Bordit Amerikan në Ballkanin Osman dhe kontributet e tij në gjuhën dhe kulturën e Shqipërisë.
Njerëzit shumë inteligjentë premtojnë gjëra të pamundura: paqen pa luftën, lavdinë pa harresën, jetën pa vdekjen. Nesër, ata do të na trumbetojnë verën pa dimrin dhe ditën pa natën. Po unë Herakliti, mos jam ndonjë gomar që mund ta sjellësh vërdallë duke tundur kashtën nën hundë?
Në këtë roman të jashtëzakonshëm, sa komik, aq edhe të thellë në aspektin filozofik, autori i vlerësuar i romani "Netherland", zbulon konturet e fshehura të një qyteti – stoli në Lindjen e Mesme dhe dilemat e heshtura të njeriut modern.
Poezia e Zhaneta Barxhajt përngjan me një lajle, arabeskë, ornament e dekoracion shenjash të shkëputura turrshëm në një rrjedhë marramenthi shkronjash, që nga ëndërrimet e para të gjimnazit e deri sot. Kështu shplekset fije-fije fryma e ngrohtë e ëndërrimeve dhe imagjinatës, kuadrot e shpejta e të ngadalta të imazheve, që herë befasohen tek përplasen me...
Libri sjell sagën e familjes Neshov, të vendosur në sfondin e Norvegjisë Veriore në prag Krishtlindjesh, me vitrinat e zbukuruara mjeshtërisht; tre vëllezër, shpirti i të cilëve ka shumë brenga. I shkruar bukur e plot mister, ky është portreti i një familjeje që mbart në vetvete të fshehta e të pathëna. Mos është kjo koha më e përshtatshme për të...
Seria "Përrallat e dhelprës" është libri i cili do të shoqërojë fëmijët çdo mbrëmje para gjumit. Libri përmban përalla të ndryshme ku personazhe janë kafshët e pyllit.
Këtu gjen të mbledhura së bashku temat kryesore të dijes, për të kuptuar gjithçka për botën rreth nesh! UNIVERSI / TRUPI I NJERIUT / HISTORIA / TOKA / BIMËT / KAFSHËT / BOTA SOT / ARTET / SHKENCA DHE TEKNIKA. Me qindra ilustrime të ndryshme, që kureshtarët e vegjël të zbulojnë botën rreth tyre. Libri është për moshat 6-10 vjeç
Kur nisi Lufta e Dytë Botërore, djaloshi Uilli Biç u shpërngul në një fshat. Një djalë i trishtuar, i privuar nga gëzimet e jetës, ai me ngadalë filloi të rritej dhe të zhvillohej nën përkujdesjen e plakut të mirë Tom Oukli. Por, pikërisht në atë kohë mamaja e tij mizore e merr prapë në Londrën e shkatërruar nga lufta... A do ta takojë përsëri ai zotin Tom?
Ky libër prezanton teoritë e shkollave kryesore të mendimit në marrëdhëniet ndërkombëtare (liberalizmi, realizmi, marksizmi, konstruktivizmi), si dhe shpjegon tre nivelet e analizës për t'i kuptuar ato (sistemin ndërkombëtar, shtetet dhe individët).
Në krijimtarinë e Teodor Laços, kritika ka veçuar vërtetësinë dhe prirjen për zhbirime psikologjike të botës së njeriut të mirë e altruist, vizatimin e karaktereve me penelata të holla, lirizmin që nuk mungon as kur subjekti shtjellohet në situata konfliktesh, përshkrimin poetik të natyrës. Metafora e tij më shprehëse duket se kërkohet te bardhësia e...
Mishima është romancieri japonez më i rëndësishëm i shekullit XX. Veprat e tij përfshijnë 40 romane, poezi, ese dhe drama. Është kandidiuar tri herë për çmimin Nobel për letërsinë. Ndërmjet kryeveprave të tij është edhe libri "Tempulli i pavijonit të artë" (1956). Tetralogjia "Deti i pjellorisë" (1965-1970) konsiderohet prej shumë kritikësh, si suksesi...
Mustafa Qemal Ataturku i shkon për shtat modelit të njeriut të fortë të Ballkanit si në dukje ashtu edhe në përmbajtje. Ataturku u lind në Ballkan, bëri emër në ato vise përgjatë Luftës së Parë Botërore dhe kur erdhi në pushtet, politika e tij e jashtme u përqendrua kryesisht mbi Ballkanin, madje shkoi deri aty sa u bashkua me Antantën ballkanike në vitin...
"Periudha e shkurtër nga viti 1943 deri në vitin 1945, ishte një periudhë kritike për Europën, që dëshmoi për betejat e mëdha përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore, humbjen e Italisë dhe Gjermanisë, fazat e para të rimëkëmbjes pas luftës dhe fillimin e një epoke të re."
Botimi i parë i këtij libri bashkoi versione thelbësisht të rishikuara të tyre me kapituj më të rinj mbi Feminizmin dhe Politikat e Gjelbra. Botimi i dytë shtoi një kapitull tjetër mbi Konstruktivizmin. Askujt prej njerëzve të përfshirë fillimisht në projekt nuk i kishte shkuar ndër mend se rezultati do të ishte një teksti tillë kaq i suksesshëm siç...
Një botim në format xhepi, i përshtatshëm për tu lexuar kudo ku ndodheni. Një libër që të rrëmben me magjinë e të folurë së Dibrës, plot nënkuptime e alegori; krejt origjinale të mbledhura nga Munir Shehu.
Keshilla per njerez te shendetshem, të cilat janë të bazuara në prova shkencore te indekseve te ndryshme