“Eposi i akullit dhe i zjarrit”,përkthyer tashmë në 47 gjuhë, është një nga seritë e librave më të shitur dhe më të vlerësuar ndër vite.Kjo seri ështëcilësuar si një kryevepër e vërtetë e fantazisë moderne.Magjia, misteri, intriga, romanca dhe aventura mbushin faqet e saj dhe na çojnë në një botë ndryshe nga çdo botë që kemi përjetuar ndonjëherë.Kjo seri...
“E bukura e të jetuarit dy herë” është një libër për të plagosurit dhe për të mbijetuarit; është kremtim i forcës dhe elasticitetit të grave, një vlerësim dhe një thirrje për të qenë aktiviste. Është një dëshmi që tregon se nuk është kurrë vonë për të ngritur zërin dhe për të folur.
Ky libër është një udhërrëfyes novator prindërimi i bazuar në prova. Çdo prind është i aftë të rrisë fëmijë të lumtur, të shëndetshëm dhe me një bazë të qëndrueshme emocionale. Megjithatë, shumë prej nesh hasin vështirësi gjatë këtij rrugëtimit. Harta e prindërimit, e kompletuar me mençurinë që ndryshon paradigmën, tregimet ndriçuese të klientëve dhe...
Për hir të temave universale dhe prozës së mrekullueshme, Dhjetë mijë gjërat është përkthyer në trembëdhjetë gjuhë dhe është vlerësuar si bestseller në shumë vende. E botuar për herë të parë në vitin 1955, kjo autobiografi e lirshme e autores holandeze Maria Dermoût vjen tani e përkthyer edhe në shqip nga Ilir Baçi.
Një histori për fëmijë e cila ka si synim të ndërgjegjësojë të vegjlit mbi rëndësinë e sjelljes së hijshme dhe mirësisë. Ky rrëfim godet bullizmin duke mos harruar të theksojë po ashtu rolin kyç e thelbësor të cilin duhet të luajnë në raste të tilla prindërit, mësuesit, dhe edukatorët, si dhe kujdesin apo vëmendjen që ata duhet të kenë kundrejt fenomeneve...
Ky është libri që ëndërron çdo lexues: faqet që lexojmë përzihen me çka na ndodh si në një dioramë të hapur, sepse fjalët e librave janë pjesë e alfabetit tonë.
"30 ditë: Ndrysho zakonet, ndrysho jetën" është udhëzuesi më i përshtatshëm për t'u bërë trajnuesi dhe udhërrëfyesi i vetes suaj. I frymëzuar nga më shumë se njëzet e pesë vjet studimi i filozofive globale, Reklau e ka plotësuar këtë udhëzues të gjithanshëm me ushtrime të përditshme, anekdota plot kuptim dhe hapa të arritshëm. Duke ndjekur planin e tij...
Në këtë libër është zhvilluar me tej njohja për pozicionimin e projektit të taksimit në juridiksionin Shqiptar, duke treguar për detaje të juridiksionit tatimor shqiptar. Me sfond teorinë e pozitivizmit ligjor (legal positivism) është treguar se si ligjvënësi shqiptar ka përshtatur modelin ndërkombëtar për taksimin (TVSH-ja, Akciza, etj.) sipas vullnetit...
Pasi kalon disa kohë në Paris, Rebeka, e njohur si Coco, niset për në Amerikë, për të drejtuar një nga degët e agjencisë ku punon.
Kris, është një adoleshent që nëna e tij e ka braktisur, ditën kur ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç. I gjendur në rrugë të madhe, ai mundohet të organizojë jetën i rrezikuar nga makinat, skamja dhe papastërtia.
Një triller psikologjik mahnitës i M. T. Edvardssonit... Bestseller në mbarë botën... më tepër se gjysmë milioni kopje të shitura!
Një histori ndryshe e Perandorisë OsmaneSulltan Mehmeti II, i njohur si "Pushtuesi", po recitonte një poezi persiane të trishtuar në sallat e pallatit mbretëror të Kostandinopojës, i nënshtruar së fundmi. Përballë pafundësisë së pushtimeve të tij, fitimtari i basileusit të fundit nuk mund të mos ndiente melankolinë e dekadencës.
"Më vdiq babai"... kështu hapet ky roman i Miljenko Jergovićit, me një histori që zë fill në vitet 1920 dhe arrin deri më 1993, në një Sarajevë ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, por ku të gjithë do të donin ta shmangnin.
Mandarinët: një roman historik me jehonë të fortë emocionaleNë Parisin e 1945-s, një grup miqsh mblidhen për të festuar fundin e pushtimit gjerman dhe për të planifikuar të ardhmen e tyre. Janë mandarinët, siç e quajnë veten, intelektualë parisianë, të cilët De Beauvoir i përshkruan me një ndjeshmëri e mprehtësi të mahnitshme, pa ngurruar të zbërthejë...