Në plot 15 kapitujt koncizë të këtij vëllimi, Juha Varto, i konsideruar si një nga filozofët më të rëndësishëm finlandezë, jep detaje interesante rreth gjithçkaje që lidhet me estetikën, artin, bukurinë, filozofinë, muzikën etj. Një libër me vlerë dhe shumë i çmuar jo vetëm për çdo pedagog apo student, por edhe për çdo lexues kureshtar që do të mësojë më...
Një mjet didaktik për të përvetësuar strukturat bazë të anglishtes, shumë praktik për të gjithë nxënësit duke filluar nga mosha 9 vjeç. Fjalori përmban 6 mijë fjalë për pjesën anglisht-shqip dhe 3 mijë fjalë për pjesën shqip-anglisht.
Historia e një gjykatësi që nuk do të gjykojë, që nuk përballon dot ekzistencën e së keqes. Jo për utopi, por për arsye besnikërie, për dashurinë e babait partizan, ai dëshiron të kuptojë arsyet e dhunës që ka pllakosur Italinë në vitet e errëta të terrorizmit. Një libër që reflekton për drejtësinë, mundësitë dhe limitet e saj.
Fëmijët ishin në teatër, duke luajtur përpara tri lopëve aq sa mbanin mend nga Ëndrra e një Nate Vere.
Autoret Joan Holub dhe Suzanne ëilliams u japin nje prekje moderne miteve greke me serine Vajzat Perendesha. Ndiqni uljengritjet e jetes shoqerore hyjnore ne Akademine e Malit Olimp, ku vajzat perendesha e djemte perendi me te privilegjuar ne panteonin grek mprehin aftesite e tyre mitike.
Mishel Ardani, Nikoli dhe Barbikani i mbijetuan shpërthimit të tmerrshëm, i cili i dërgoi në hapësirë. Pavarësisht nga frika, që u shkakton një asteroid, i cili mund ti bënte pluhur e hi, këta festojnë me dinjitet realizimin me sukses të nisjes së tyre.
Është koha për Lojërat Vjetore Olimpike në Akademinë e Malit Olimp dhe katër vajzat perëndesha nuk janë aspak të lumtura, sidomos Artemisa. Edhe pse ajo është shumë më e aftë në sport se një pjesë e mirë e djemve perëndi, nuk mund të konkurrojë, pasi Lojërat Olimpike janë vetëm për djem. Nuk është e drejtë! Sikur të mos mjaftonte kjo, disa prej...
Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Me personazhin e Hajdit, shkrimtarja ka treguar qartë simpatinë që ajo ka ndaj instikteve dhe dëshirave të fëmijëve.
Në kodrat e Indisë Jugore një foshnjë rri ngrohtë dhe e sigurtë në shpellë. Ai është shtrirë midis këlyshëve ujqër, pranë Mama Ulkonjës dhe nuk ka fare frikë. Jashtë shpellës Sher Kani, tigri njeringrënës, ulërin me zemërim duke dashur ta kullufisë foshnjën.
Ky është një libër mbi mënyrën sesi djemtë shprehen apo nuk shprehen me fjalë; si e shprehin apo jo zemërimin. Në thelb, është një libër për marrëdhëniet baba-bir.
Kur prindërit e Antonit shpallin se do të kalojnë një javë pushimesh çlodhëse në Ligatinën e Poshtme, Antonin e kap paniku... çfarë dreqin mund të bëjë në një vend të tillë të humbur?
“Ura në mjegull”, ky romani i ri i Muriel Barbery-t është një inkursion në zhanrin e realizmit magjik. Libër i çuditshëm: një luftë, një piano dhe shumë kafshë magjike në botën e elfëve, që zbulojnë dy vogëlushet protagoniste. Një tjetër histori e mrekullueshme, elegante dhe që të jep kënaqësi për dashurinë, për fuqinë e rrëfimit dhe për lidhjet mes...
Dashurologjia dhe Shkolla e Jetës janë librat bestseller, të autorit të njohur kroat Bruno Shimlesha, i cili është një njeri shumëdimensional, njëlloj siç edhe letërsia e tij është poliedrike dhe e shumanshme.
A njeh moshë dashuria? A mund të quhet dashuri marrëdhënia intime e një gruaje në moshë me një djalë shumë më të ri se ajo? A mund të ketë të ardhme një marrëdhënie e tillë? Ky libërth, kjo novelë është historia e znj. Angjelikula. Nëpërmjet rrëfimit të historisë së saj, autori depërton në skutat e ndërgjegjes njerëzore duke i ngritur kurthe logjikës e...
“Njerëzit vdesin të premten” janë një tufë tregimesh ku dramatikja dhe komikoja, ndërthurur në një estetikë të absurdes, duan të ushqejnë njëra-tjetrën.
Në këtë botim janë përfshirë vëllimet poetike: "Fija e barit në mur", "Intermezzo", "Fshehtësitë e qiririt" dhe "Sonata e Hënës".
Klasikët mbeten teksa librat vijnë dhe shkojnë. Në këtë set kemi përzgjedhur 4 vepra klasike të përshtatura për fëmijë: “Piter Pani”, “Princi i vogël”, “Aventurat e Pinokut” dhe “Bëmat e Lizës në botën e çudirave”. Seti është i rekomandueshëm për lexuesit e moshës 7 – 12 vjeç dhe Bukinist i jep në një ofertë të veçantë për ju.
Po kush ishte Zhivojin Ballugxhiq? Ai ishte një politikan i ri, por që kishte provuar pasojat e luftës politike. Për shkak të qëndrimeve të tij, pushtetarët e dinastisë së Obrenoviqëve arrijnë ta ndjekin e ta persekutojnë, po riardhja në pushtet e Karagjorgjeviqëve e nxori nga kjo gjendje.
Shqiptarët, këta njerëz të maleve kanë një fjalë nderi që e mbajnë:besën. Krahas gjakmarrjes e mikpritjes edhe detyrimi nga besa është një nga bazat e rendit juridik patriarkal të shqiptarëve.Kush e thyen besën,s’ka më fytyrë për marrëveshje.Ajo nuk ofrohet lehtë,nuk fitohet lehtë,por po u dha mbahet.Kur bëhet fjalë për jetën a vdekjen u kërkohet besa...
Libri-album“GJERGJ KASTRIOTI - SKËNDERBEU NË PULLAT SHQIPTARE, 1913-2017”, me autor studjusin dhe koleksionistin Hysen S. Dizdari, është një libër i rrallë në llojin e vet, i vetmi libër i botuar për Skënderbeun në 105 vjet nga data e emetimit të pullës parë shqiptare nga qeveria e patriotit Ismail Qemali dhe trajton të plotë koleksionin e pullës...
Duke i lexuar këto rrëfenja, të bëhet sikur të ndjekin dy sy të dashur që të qortojnë, këshillojnë, por butë dhe me dashuri.
Me një ekuilibër të përsosur midis emocioneve, ironisë dhe origjinalitetit çarmatosës, Justine Lévy na dhuron një histori të pasionuar të amësisë, aventura më intime dhe unike e shpirtit njerëzor.
Rezultat i një angazhimi të përbashkët të specialistëve më të mirë të epokave të ndryshme, të bashkërenduar nga George Duby, një nga historianët më të mëdhenj francezë të shekullit XX, kjo Histori e Francës përfshin harkun kohor nga zanafilla deri në ditët tona.
Historia e Spanjës nuk do të jetë vetëm historia e mbretërve dhe heronjve, por edhe ajo e parmendës dhe e kopeve, e udhëtimeve detare dhe e burokracisë, e ligjeve dhe librave, e, mbi të gjitha, një kujtim për ata që vuajtën traumën e skllavërisë, shfrytëzimin apo dhimbjen të cilët retorikat patriotike i kanë harruar.
Përmes këtij teksti kompakt të "Historisë së Zvicrës", historiani i njohur zviceran Thomas Maissen sjell paraqitjen e re të përgjithshme, e pritur prej kohësh. Bazuar në përfundimet më të reja kërkimore dhe me një stil të rrjedhshëm, ai paraqet lindjen e Konfederatës Zvicerane, vazhdimësinë e saj të jashtëzakonshme, por edhe përthyerjet e saj të shumta...
Nga titulli dikush mund të mendojë se flitet për ditët tona, kur kontrabanda është një dukuri e zakonshme. Jo dhe jo. Bëhej edhe në kohë të socializmit kontrabandë. Për këtë flet Vili Minarolli në romanin e tij "Kontrabandisti", një copëz nga historia e Shqipërisë së viteve të regjimit komunist.
Kush thotë, se kur je njëmbëdhjetë vjeç nuk ke probleme? Kur je njëmbëdhjetë vjeç duhet të ndërrosh shkollën, Të rriten qimet e para, ose të dalin dhëmbët si të kastorit. Dhe po qe se këtyre halleve u shtohen edhe dy teze dhe një gjyshe, që fusin hundët kudo, edhe një emër më i gjatë se vetë shtati yt, atëherë jeta mund të të bëhet vërtet e vështirë.
I shkruar për lexuesin e gjerë, "Kultura tradicionale kineze" është një udhërrëfyes nëpër historinë më tepër se pesëmijëvjeçare të kulturës dhe shoqërisë kineze, nga parahistoria deri në ditët tona.
Rulina është vetëm 12 vjeç, por i ngjan një luaneshe për nga guximi. Ajo dëshiron të shpëtojë shoqen e vet, Plonin, nga shtëpia e pleqve, prandaj organizon arratisjen e saj, pa harruar asnjë hollësi.
Ky libër është një prej përpjekjeve të para serioze nga ana e një gjuhëtari për të ndërtuar brenda traditës së ndërtimit të teorisë, një teori gjithëpërfshirëse të gjuhës, që mund të kuptohet njësoj siç mund të kuptohet zakonisht nga ekspertët e fushave përkatëse, një teori biologjike a kimike.