Vjen njeriu i çuditshëm Shiko më të madhe

Vjen njeriu i cuditshem

Dritëro Agolli DRI0016

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë botim janë përfshirë vëllimet poetike: "Fija e barit në mur", "Intermezzo", "Fshehtësitë e qiririt" dhe "Sonata e Hënës".

Më shumë detaje

6 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dritero
ISBN9789992734704

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

18 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Fragmente nga libri

Përtëritja e çastit

I shkujdesur, djalë i ri,

Hyj mes lumit, ngas me zogjtë,

S'kam as mllef dhe as mëri

Për askënd që rron në botë.

 

Lart e larg më josh një re,

Apo vijëz aeroplani,

Si një push në kadife,

Push blerimi, shtat gajtani.

 

Them të ngjitem dhe të bredh

Nëpër pushim manushaqe,

Nga andej një sy t'i hedh

Botës lëmsh me luftë e paqe.

 

I shkujdesur, djalë i ri,

Zogjtë i ndjek dhe hyj mes lumit,

Po ç'e do, se përsëri

Kthehem plak me mllef pas gjumit.

 

Kaluan vitet

Kaluan vitet, - ke qëndruar

E brishtë, e ashpër dhe peri,

Veç flokët krejt të qenkan shtruar

Dhe thinjët ndritën pakëz gri.

 

Kurse mbi librat unë i kërrusur,

Një plak i gjatë e thatanik,

Me një mendim pak të përhumbur

Ta shoh fytyrën si mistik.

 

Hej, s'na ndryshoi as kohë e gjatë,

Po marrim frymë e kemi shpirt,

I mbrojtëm vitet e begatë

Tek i kujtuam bashkërisht.

 

Dhe hiri i tyre – urnë e ndritur,

Dhe shpirti ynë – ylber në terr...

Të vjen vërtet për t'u mahnitur,

Kur tek e djeshmja frymë merr.

 

Poezia e refuzimit

Ajo më dërgoi një letër të kaltër,

Një letër të kaltër ajo më ka sjellë.

Dhe tund borziloku peshqirin e pastër

Dhe hëna nga qielli derdh lëngun e verdhë.

 

Për çfarë ajo shkruan dhe zemra ç'i vuan,

Për çka zemra ime e lodhur lëkundet?

Më fton t'i shkoj pranë e gjë tjetër nuk shkruan,

Gjë tjetër nuk thotë e më tutje nuk mundet.

 

Por unë as që vete as nesër të premten,

As nesër të premten, madje as pasnesër;

Asaj s'i përgjigjem dhe s'grindem me veten,

Ajo u vonua, ndaj dua një tjetër.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe196
ISBN9789992734704
RedaktoriSadije Agolli
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim