I ri Cmim i reduktuar! Ura në mjegull Shiko më të madhe

Ura ne mjegull

Muriel Barbery BD0530

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Ura në mjegull”, ky romani i ri i Muriel Barbery-t është një inkursion në zhanrin e realizmit magjik. Libër i çuditshëm: një luftë, një piano dhe shumë kafshë magjike në botën e elfëve, që zbulojnë dy vogëlushet protagoniste. Një tjetër histori e mrekullueshme, elegante dhe që të jep kënaqësi për dashurinë, për fuqinë e rrëfimit dhe për lidhjet mes natyrës dhe njeriut.

Më shumë detaje

502 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994305261

765 Lekë

-10%

850 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Romani sjell historinë e dy vajzave 12-vjeçare të rritura në Francë dhe në Itali, të cilat zbulojnë njëkohësisht një botë të fshehtë elfësh.

Çfarë kanë të përbashkët vogëlushja Maria, e cila jeton në një fshat të thellë të Burgonjës, dhe një tjetër vajzë e vogël, Klara, e cila rritet në Abrucio të Italisë në të njëjtën kohë me Marian dhe që më pas dërgohet në Romë për të zhvilluar talentin e saj të jashtëzakonshëm për muzikën? Në dukje, pak gjëra. Megjithatë, mes tyre ekziston një lidhje sekrete: secila, me mënyra të ndryshme, është në kontakt me botën e elfëve, me botën e artit, të shpikjes, të misterit; gjithashtu edhe me atë të osmozës me natyrën, që u jep jetës së njerëzve thellësinë dhe bukurinë e saj. Mirëpo, një kërcënim i madh nga një elf batakçi rëndon mbi racën njerëzore dhe, vetëm Maria dhe Klara janë në gjendje që, përmes bashkimit të dhuntive të tyre, të prishin planet e tij.

Dy vogëlusheve, pasi bashkojnë forcat, do t’u duhet të zhvillojnë një betejë të gjatë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe252
ISBN9789994305261
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMargarita Sulaj Skënderi