I ri Cmim i reduktuar! Kthesa e madhe Shiko më të madhe

Kthesa e madhe

Sheki Useini A-006252

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Mjeshtri i njohur i meditimit, Sheki Useini ka sjellë gjithë përvojën e jetës së tij, të studimeve dhe përvojën e të tjerëve për mënyrën e të jetuarit në maksimum. Kthesa e madhe është momenti kur ti kupton se dhimbja është pjesë e pashmangshme e rritjes, kurse vuajtja është vullnetare. I gjithë libri i ngjason një protokolli sesi të çlirohemi nga vuajtjet në jetë

Më shumë detaje

110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN978992833271

1 791 Lekë

-10%

1 990 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Arti i të jetuarit në maksimum nuk dallon nga artet e tjera. Edhe ky art mësohet dhe mjeshtrohet. Lloji i këtij arti, para së gjithash, është një kërkesë për t’u zgjuar për atë lloj jete që ti e meriton ta jetosh.

Misteri i këtij mjeshtrimi fshihet në mënyrën e parashtrimit të pyetjeve të rëndësishme në jetë, nëpërmjet të cilave do të kuptosh se në të njëjtën kohë ndryshon edhe vetë përqendrimi yt dhe përgjigjet e duhura shfaqen vetvetiu.

Përgjigjet që do të pranosh nuk dallojnë nga një dritë dore me të cilin ndriçon një terren të errët, sepse vetë jeta i ngjason një labirinti, duke lëvizur nga e njohura në drejtim të së panjohurës.

Këtë do ta vëresh menjëherë te vetë radhitja e temave të këtij libri, të cilat shfaqen papritmas për syrin e lexuesit, ashtu siç bën edhe vetë jeta me ne, duke na mësuar që të jemi gjithmonë të gatshëm të mirëpresim sfidat e larmishme gjatë vallëzimit në vallen e saj.

Jeta nuk dallon nga një udhëtim dhe, si i tillë, do të ngelet gjithmonë.

Libri vendos në qendër të vëmendjes VETVETEN, projektin tënd më të rëndësishëm dhe apelon që ti të shmangësh çdo konflikt me të. Kur ti triumfon mbi veten, ke triumfuar edhe mbi jetën. Duke lejuar që dashuria dhe meditimi të jenë bashkëudhëtarët e tu, do ta shijosh jetën nga kolltuku i krijuesit dhe jo i viktimës. Mbijetesa është vetëm minimumi, ndërsa liria, lumturia dhe paqja e brendshme janë kurora e saj.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe160
ISBN978992833271
RedaktoriMedina Mehmeti
V. Bot2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë