I ri Zemerimi i engjejve Shiko më të madhe

Zemerimi i engjejve

Sidney Sheldon BDI0586

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në Zemërimi i engjëjve, Sheldoni, një mjeshtër rrëfimi, na çon pas dyerve të mbyllura të sallës së gjyqit dhe në zemrat e disa personazheve që nuk do t'i harroni kurrë.

Më shumë detaje

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928816016

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Zemërimi i engjëjve është një nga romanet më tërheqëse që Sidney Sheldoni ka shkruar ndonjëherë, dhe Xhenifer Parkeri, heroina e këtij romani, personazhi i tij më i jashtëzakonshëm. Xheniferi, vajza e një avokati të një qyteti të vogël, i bashkohet stafit të prokurorit të Qarkut të Manhatanit, për të luftuar për drejtësi, siç kishte bërë edhe i ati. Por më pak se njëzet e katër orë pasi kreu betimin, shpresat e Xheniferit, ëndrrat, karriera e saj shkërmoqen dhe ajo gjendet e vetme në rrezik, për t'u përjashtuar nga Urdhri i avokatëve dhe, më keq akoma, në pritje të një dënimi të mundshëm me burg. Kështu fillon historia e një gruaje të re inteligjente dhe të bukur, e cila do të bëhet më pas një nga avokatet mbrojtëse më të suksesshme të Amerikës.

Është kjo edhe historia e dy burrave të fuqishëm, me pushtet, Adam Uornerit, njeri i ndershëm dhe me integritet, i lindur për të udhëhequr vendin; dhe Majkëll Moretit, bindës, i çuditshëm dhe hakmarrës, një engjëll i zi që hap krahët e tij të tmerrit. Ajo që fillon si një përrallë, do të shndërrohet në një betejë dramatike për pushtet, që do të rrezikojë dashurinë dhe drejtësinë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe496
ISBN9789928816016
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEngjëllushe Shqarri