Pergatitesi per provimin kombetar te arsimit fillor Shiko më të madhe

Pergatitesi per provimin kombetar te arsimit fillor

Laureta Janollari, Gjergji Vangjeli, Silvana Muskaj A-007794

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Pergatitesi per provimin kombetar te arsimit fillor” është hartuar në bazë të programit orientues për vlerësimin e arritjeve të nxënësve të klasave të pesta dhe është mbështetur në programet me kompetenca të lëndëve: Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Dituri natyre.

Më shumë detaje

435 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928310156

550 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri është përgatitur për t’u ardhur në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, që të rikujtojnë njohuritë e marra gjatë këtyre pesë viteve dhe t’i praktikojnë ato në situata të reja. Në këtë mënyrë, nxënësit do ta kenë më të lehtë provimin që do të japin në fund të klasës së pestë.

Libri është lehtësisht i përdorshëm, tekstet janë përzgjedhur me kujdes, sipas njohurive të përvetësuara në të tria lëndët, ku sintetizohen natyrshëm njohuritë e fituara përmes ushtrimeve të ndryshme, pyetjeve me alternativa, pyetjeve me përgjigje të shkurtra dhe plotësim, pyetje me kombinime, pyetje që vlerësojnë vlefshmërinë e zgjidhjes së një situate problemore nga jeta reale etj. Ai përmban, gjithashtu, teste të hartuara për çdo periudhë, sipas kërkesave të programit të klasës së pestë.

Shpresojmë që ky libër, falë përkushtimit dhe përgjegjësisë së autorëve me përvojë në fushën e mësimdhënies, të shërbejë si udhëzues praktik për mësuesit dhe veçanërisht për nxënësit, që të ngulitin dhe sistemojnë njohuritë e marra në lëndët: Gjuhë shqipe, Matematikë, Dituri natyre.

Në libër do të gjeni ilustrime dhe rubrika interesante, që janë konceptuar si risi në strukturën dhe përmbajtjen e këtij materiali didaktik dhe tepër të rëndësishëm në procesin e të nxënit.

Provoni njohuritë, rikujtoni çfarë keni mësuar, ushtrohuni në praktikë dhe, me siguri, do t’ia dilni mbanë!

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe188
ISBN9789928310156
RedaktoriBrunilda Meno
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 12 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat20.7 x 28.4