Kërko më tej
Subcategories
Libri “Lulet e mollës” është një vepër e mbushur me ndjenja delikate dhe reflektime të thella për jetën, dashurinë dhe mëkatin. Në këtë libër, Galsworthy shpalos mjeshtërinë e tij për të pikturuar skena të pasura me natyrën dhe psikologjinë njerëzore, duke përdorur një stil të thjeshtë, por të fuqishëm.
Volteri e ka quajtur jetën e lituanezes Marta Skovronski, gruas së car Pjetrit I dhe perandoreshës së parë ruse, Katerinës I, si “historinë e një Hirusheje të shekullit të 18”. Por ky roman, i bazuar në burime autentike të epokës, është krejt e kundërta e çdo stereotipi përrallash.
Historia e pabesueshme, e vërtetë, e një detektivi që u përplas me ish-nazistët, nostalgjikët e regjimit dhe trafikantët e artit për të zbuluar dy kuajt prej bronzi të diktatorit, i cili i vuri flakën botës.
Gjëra të bukura ndodhin te liqeni. Kështu thoshte gjyshja e Alisës dhe është e vërtetë. Alisa kaloi një verë atje në një shtëpizë me Nanën, kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç: pikërisht atëherë e shkrepi atë foto që kapte tre adoleshentë të qeshur në një motobarkë të verdhë, imazhin që ndryshoi jetën e saj.
Një simbol i lashtë. Një sekret i fshehur prej shekujsh. Një komplot që mund të ndryshojë fatin e njerëzimit.Nga rrënojat e Napolit të shekullit XVIII deri në kaosin e Lindjes së Mesme moderne, "Tempulli i fshehtë" (The Sanctuary) është një thriller mahnitës që ndërthur misterin historik, shkencën dhe aventurën në një garë të pamëshirshme kundër kohës.
NJË RRËFIM THELLËSISHT PREKËS E DEPËRTUES MBI SFIDAT DHE ZBULIMET QË SJELL NJË PRAKTIKË KREJT E PAZAKONTË - SEANCA TË VETME, NJËORËSHE NGA NJË PREJ PSIKOTERAPISTËVE MË TË SHQUAR TË ...
Një rrëfim familjar, dashurie, fillimesh të reja që mund të gjenden vetëm në libra. Libraria Morisaki është tepër e çmuar për mua. Është një vend për të cilin jam e bindur që nuk do ta harroj kurrë.
Shumica e njerezve as Qe i vene re ata; tri figura te vogla, ulur ne fund te nje moli te gjate,qe zene vend ne qoshke te nje prej pikturave me te famshme ne bote Por Luiza, nj vajze qe aspiron te behet artiste, mendon ndryshe, dhe eshtë e vendosur te zbulojë historinë qe fshihet pas tri figurave enigmatike.
In this prequel to #1 New York Times bestselling phenomenon They Both Die at the End, two new strangers spend a life-changing day together after Death-Cast first makes their fateful calls.It’s the night before Death-Cast goes live, and there’s one question on everyone’s mind: Can Death-Cast actually predict when someone will die, or is it just an...
"Të zhdukurit e Dritëhënës", vëllimi i dytë i serisë bestseller ndërkombëtar “Vizitorja e pasqyrës”, më në fund në shqip! Fitues i Prix Albertine Jeunesse, 2021
Kush e di çfarë stuhie është kjo që po vjen… Shtëpia e Kejsit në mes të pyllit nuk është ndërtuar për t’i bërë ballë stuhisë. Çatia është gati për t’u rrëzuar, dritat fiken e ndizen dhe pema në oborr lëkundet kërcënueshëm nga era. Por ajo është më shumë e shqetësuar për vajzën që shikon se po përgjon nga dritarja e kuzhinës.
Gjatë rrethimit të Sarajevës (1992-1996), të huaj të pasur nga vendet perëndimore, mes tyre edhe shumë italianë, paganin shuma të mëdha për t'u bashkuar me snajperistët e ushtrisë ...
Sengu ishte një djalosh i ditur, por natyra nuk i kishte falur çdo dhunti. Ai kishte dy të meta: një fizike dhe një morale. Në njërën dorë kishte gjashtë gishta dhe e zinte një ndrojtje e tepruar sa herë që gjendej në prani të grave.
Tesi i DErbervilëve është libri më i vlerësuar dhe më i famshëm i shkrimtarit anglez Tomas Hardi.
“Falja e dënimit” merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin.
Ky libër NUK është thjesht një material më shumë për të folurin në publik dhe aftësitë e prezantimit. NUK është thjesht libër me këshilla.
Maja dhe Natasha janë motra binjake të lindura gjatë rrethimit të Leningradit në vitin 1941. Nëna e tyre, balerina e parë e trupës së Baletit Kirov, e rënduar psikologjikisht nga lindja në kohë lufte dhe humbja përgjithmonë e mundësisë për të shkëlqyer si balerinë, i dha fund jetës fill pas lindjes së foshnjave. Vajzat, që u rritën nga shoqja e ngushtë e...
Rrëzë malit Hakodate, në Japoninë veriore, kafeneja Donna Donna shquhet për pamjet e portit Hakodate, që të merr frymën. Por, kjo nuk është e gjitha. Kafeneja Donna Donna u ofron klientëve të saj përvojën e jashtëzakonshme të udhëtimit në kohë dhe Nagareja e Kazuja kthehen për të udhëhequr në udhëtimet e tyre katër klientë të rinj.Ka disa rregulla që...
Ajo ulet të qërojë shegë. Një kokërr bie poshtë dhe ajo e shkel pa dashje. Nga këtu zënë të zgjohen hijet e asaj ngjarjeje të zymtë.
Nga autorja bestseller e serisë Shtatë motrat, vjen këtë herë një histori dashurie që të prek zemrën, mes botës së rokut të viteve ’60, famës, ëndrrave dhe sekreteve që ndryshojnë gjithçka.
“Endacaku i yjeve” i shkrimtarit të madh amerikan Jack London rrëfen historinë e një profesori, Darrell Standingut, i mbyllur në San Quentin për vrasje. Gjatë viteve të burgimit, protagonisti u nënshtrohet keqtrajtimeve dhe torturave të tmerrshme fizike e psikologjike. Por arrin të gjejë një mënyrë të jashtëzakonshme për të shpëtuar nga ky kafaz tmerri:...
“Frika mbaron aty ku fillon e vërteta.”Niccolò Ammaniti është kthyer më idhnak, zbavitës dhe romantik se kurrë.
Dy gra me të njëjtin emër, dy jetë shumë të largëta. “Ajo ka qenë tej mase në gjithçka, por jeta është edhe të dalësh huq në diçka, të mos ia dalësh mbanë në diçka, të mos e mbushësh gotën buzë më buzë.”
Lusia dridhej sa herë që përmendej Amerika dhe tani e di pse. Mendoja se varfëria na ndiqte si mallkim… por mallkimi i vërtetë kishte emra, fytyra dhe çmime. Në kufi nuk kontrollojnë vetëm dokumentet, kontrollojnë sa vlen jeta jote. Dikush po më vëzhgon. Dikush e di që unë di.
A jeni duke kërkuar një libër me fuqinë që të ndezi jetën tuaj? Mos kërko më! Arritja Maksimale e Brian Tracy-t, është një thirrje zgjimi për mrekullitë brenda nesh. Ai është drejt aty ...
Një ditë lapsat e ngjyrosjes dhe blloku i vizatimit i Tedit mbyllen në një dollap dhe atij nuk i lejohet të vizatojë më. Por ama, vizatimet vazhdojnë të shfaqen, herë në një vend e herë ...
KUJDES KUJT I KTHEN SHPINËN, DHE SIDOMOS KUJT I HAP ZEMRËN!"E vetmja gjë që dua unë, është një divorc i shpejtë, pa bujë - pak a shumë siç besoj se ishte tradhtia e tij.""Për të mirën e ...
Nëse do të shohësh një psikopat, shiko veten në pasqyrë.Një bestseller provokues, nga një prej romanciereve më të rafinuara dhe më të vlerësuara tëNorvegjisë. Një histori që ngjall polemika.
Në këtë romancë plot humor nga jeta e një qyteti të vogël, një agjent i pasurive të paluajtshme bëhet befas ëndrra më e madhe e të gjitha nënave beqare - përveç asaj që ai vetë dëshiron.
Ka porta që ndajnë oborre nga rrugët. Dhe ka porta që ndajnë të vërtetën nga heshtja.
Eshtë një roman ku e tashmja përplaset me hijet e së shkuarës. Personazhet udhëtojnë në dy kohë të ndryshme, por përjetojnë të njëjtat pasione njerëzore: dashurinë, xhelozinë dhe urrejtjen.
Libri i tretë i serisë bestseller “Miliarderët e Drimlendit”, pas "Dashuri me kusht" dhe "Martese me kusht".