I ri Njollë shege Shiko më të madhe

Njollë shege

Rigel Rizaj AEN0015

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ajo ulet të qërojë shegë. Një kokërr bie poshtë dhe ajo e shkel pa dashje. Nga këtu zënë të zgjohen hijet e asaj ngjarjeje të zymtë.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Arka e Noes
ISBN9789928487971

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Përmes një monologu intim drejtuar të atit, – monolog që nis kur ai ishte në jetë dhe shtrihet edhe pasi nuk është më, – ajo përpiqet të zbërthejë anatominë e marrëdhënieve njerëzore dhe krisjet e tyre të heshtura. Përse vendosim ta largojmë nga jeta jonë dikë që deri një ditë më parë e kemi dashur me mish e me shpirt? A ka nisur ky akt më herët, pa u vënë re, nga pala që e ndërmerr? Duke përzier jehonën e ndjenjave të veta me jehonën e mitit të Orfeut dhe Euridikës, duke u ngatërruar midis dashurive dhe urrejtjeve të paplota, vajza shkel në territoret e veprimeve të saj, ashtu siç shkel padashur kokrra shege. Duke mbartur kuptime të reja e të ndërlikuara, është njolla e shegës ajo që zor se hiqet, pavarësisht dëshpërimit dhe nevojës për t’iu rikthyer vendimeve që marrim.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe64
ISBN9789928487971
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip