Kërko më tej
Subcategories
Pastaj më ra në sy që ishte e bukur, madje shumë e bukur, apo ndoshta vetmia ma shtrembëronte gjykimin. Jo, ishte vërtet një nga ato bukuri, që sikur të ndjellin frikë dhe të çojnë në kohë shumë të largëta, por që ende gjëllijnë në skutat e kujtesës.»
I thirrur në pronën e xhaxhait të tij të kamur, kolonel Jegor Iljiçit, Sergeji, ende student, përfshihet krejt papritur në një botë të trazuar dhe të çuditshme. Ai zbulon se xhaxhai i tij, ai njeriu i butë dhe zemërmirë, është nën ndikimin e plotë të një pseudo-intelektuali despotik por edhe qesharak, të quajtur Foma Fomiç.
Letersia ndryshe nga jeta eshte e mjaftueshme perte perjetuar emocione per nje kohe shume te gjate
Një libër që eksploron jetën pas vdekjes përmes seancave të hipnozës regresive. Newton përshkruan çfarë ndodh me shpirtin mes dy jetëve dhe si sipas tij shpirtrat mësojnë, rriten dhe planifikojnë jetën tjetër.
Romani “Anjezka” është një vështrim i dhimbshëm i marrëdhënieve nënë dhe bijë, të “lindura” të dëmtuara...
Në zemër të Londrës së viteve 1920, Klarisa Dalloucji përgatitet të organizojë një mbrëmje mondane, ndërsa një ditë e vetme shndërrohet në një udhëtim të thellë brenda kujtimeve dhe ..
Një nga romanet më të suksesshme të letërsisë romantike europiane. Emily Bronte u bë e famshme me këtë libër, i cili ndan pasionin për dashurinë nga mëkati, të mirën nga të keqen dhe sjell një përvojë njerëzore të jashtëzakonshme.
Katër histori. Katër çifte. Tri vite jetë reale pas diplomimit...Një dasmë.Një propozim.Një martesë e fshehtë.Një shtatzëni e papritur.
Alisa, romanciere, njihet me Feliksin, magazinier, dhe e pyet nëse dëshiron që, së bashku, të udhëtojnë për në Romë. Në Dublin, shoqja e saj e ngushtë, Ajlina, teksa po merr veten pas një ndarjeje, fillon të flirtojë me Simonin, një burrë të cilin e njeh që fëmijë.
Një i huaj misterioz mbërrin në një qytezë të vogël angleze. Mban një pallto të gjatë, një kapelë me strehë të gjerë dhe fytyrën e ka mbështjellë me fasha. I pajisur me epruveta dhe kimikate, ai kërkon vetëm një gjë: ta lënë të qetë. Por sjellja e tij e çuditshme zgjon shumë shpejt kureshtjen dhe dyshimin e banorëve.
Ian McEwan, një nga tregimtarët më të mëdhenj të kohës, rikthehet me një roman të ri, ambicioz dhe magjepsës. Mësimet është e gjitha një kronikë e kohës sonë – një meditim i fuqishëm mbi historinë dhe njerëzimin, rrëfyer përmes prizmit të jetës së një njeriu.
Fenia Ksenopolou sapo është “promovuar” në Departamentin e Kulturës nga Drejtoria e Përgjithshme – pa buxhet, pa pushtet e pa reputacion. Kështu, “Projekti i Madh i Jubileut” vjen pikërisht në kohën e duhur për të: ajo duhet të rifreskojë imazhin e mërzitshëm të Komisionit Europian.
Kater gra, katër jetë te thurura mes dy kontinentesh, dhe një pyetje gě indjek te gjitha: a na njohin ndonjeherë me te verteté ata ge duam? Njëshkrimtare e mbyllur mes kater mureve gjatë pandemise bën inventarin e dashurive te saj dhe te endrrave qe e kane lidhur pas tyre
Një jetë që kaloi nëpër gjithë posht’e përpjetat e Shqipërisë qysh kur u fitua pavarësia e deri thellë në kohën e diktaturës
Amsterdam, 2016. Hugo Adema, piktor i njohur dhe trashëgimtar i një familjeje të fuqishme të industrisë ofshore, ka humbur dëshirën për të pikturuar. Pas përfundimit të një historie të rëndësishme dashurie, ai kthehet në shtëpinë ku është rritur dhe nis të hetojë të kaluarën e gjyshit të tij, tashmë njëqind vjeç, Vilem Ademës: inxhinier vizionar,...
Bukë me sallam, romani i katërt i Charles Bukowski-t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik dhe prekës i tij. Ai trajton kryesisht marrëdhëniet e vështira me të atin dhe fëmijërinë e hershme në Los Anxheles.
Romani “Dimri i vetmisë së madhe” ëshë një epope, nje poeme e gjerë epike e botës komuniste. Në vështrim të parë mund të cilësohet edhe si roman historik që trajton përçarjen me ...
Një roman historik i mbështjellë si një lexim veror...një çift dashnorësh tërheqës dhe të skicuar me mjeshtëri...dhe përshkrimet e Kajrosit të pasluftës janë njëherësh ...
Gruaja e tjetrit dhe burri nën krevat" është një nga krijimet më zbavitëse që ka shkruar ndonjëherë Fjodor Dostojevski. Me një sy satirik dhe një dorë mjeshtërore, autori na jep një ...
Teksa lexon tregimet e Çehovit mendon se po i jeton ato ditë të trishta në fund të vjeshtës me atmosferë të tejdukshme, pemë të zhveshura, shtëpi të ngjeshura, figura fatkeqe kalimtarësh. ...
NUK KE NEVOJË PËR ASKEND PËR TË QENË I LUMTUR. MERR ÇAJIN, KAFEN, VENDOS KUFJET.””EDHE SA KOHË DO T’I DURONI IMPONIMET E TË TJERËVE DHE TË QENËT TË ZAKONSHËM
Ndonjëherë, dashuria vjen atëherë kur nuk e pret.Dhe pikërisht atëherë kur ke më shumë frikë ta besosh.
Tregime që, ne vend të titujve, kanë këngë dhe një muzikë që nuk resht së luajturi as kur mbaron libri.Shtatoret ranë. Njerëzit morën pasaporta për të shkuar jashtë, por vizat nuk ua hogën, ndaj shpejt e kuptuan gë mounin në xhep veç kartonë me kapakë të kug.
Kur jemi vetëm, jemi te brishte si flatrat e fluturës, por te bashkuar - te forte e ne solidaritet - mund te shkaktojmë stubi. Kjo nuk ështe biperbole plot fantazi, por parim i fizikes ge quhet butterfy effect. Çdo gjest i vogël yni eshtě njě perplasje flatrash ge shkakton nje zinshir pasojash.
Ky është një roman që shtron disa pyetje monumentale:Cili është çmimi i lirisë dhe i lumturisë?A është paraja që mund ta blejë lirinë dhe lumturinë e individit?A mund të ndërtojë një botë më bukur dashuria?
Ç'vlerë ka vërtet një fund i lumtur?Naomi po jetonte historine e pérsosur té dashurisë.Djali takon vajzën. Bien ne dashuri, martohen, blejnë shtëpinë e ëndrrave, krijojnë familje...
Të shkruash sot për një vepër letrare që thyen kornizat e zakonta nuk është thjesht një detyrë kritike apo një ftesë për lexim; është, mbi të gjitha, një bashkëudhëtim nëpër ato hapësira të trazuara mendimi që letërsia e mirë di t’i hapë me guxim dhe pa kurrfarë kompleksiteti.
Historia tronditëse, e rrëfyer nga vajza e madhe e familjes, pas fasadës së familjes perfekte të vlogut “8 udhëtarët”.Një histori për familjen, kontrollin, abuzimin, ndikimin e rrjeteve sociale dhe, mbi të gjitha, për përpjekjen e Shari Franke për të gjetur lirinë dhe për të nisur rrugën drejt shërimit.
Si të heqësh dorë nga veset - Bestseller i Sunday TimesNdjenja e ankthit është pjesë e qenies njerëzore; ndonjëherë mund të jetë edhe e nevojshme ose e dobishme. Por çfarë ndodh kur ankthi merr kontrollin në dorë? Kur ndihesh sikur po të dikton jetën?
“Ky libër duhet të jetë i referuar te receta e mjekut” - Felicity Clooke
Dr. Anastas Kapurani është studiues, kritik letrar dhe autor shqiptar. I diplomuar në Universitetin e Tiranës për gjuhë angleze, ai fitoi gradën shkencore Doktor me triptikun studimor "Poetika ...