I ri Endacaku i yjeve Shiko më të madhe

Endacaku i yjeve

Jack London BD0651

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër “Endacaku i yjeve” i shkrimtarit të madh amerikan Jack London rrëfen historinë e një profesori, Darrell Standingut, i mbyllur në San Quentin për vrasje. Gjatë viteve të burgimit, protagonisti u nënshtrohet keqtrajtimeve dhe torturave të tmerrshme fizike e psikologjike. Por arrin të gjejë një mënyrë të jashtëzakonshme për të shpëtuar nga ky kafaz tmerri: mëson nga bashkëvuajtësit teknikën e “vdekjes së vogël”, që i lejon të dalë nga trupi dhe të “shtegtojë mes yjeve”, duke u shndërruar çdo herë në një njeri tjetër, në epoka të ndryshme, përmes rimishërimit. Kështu, vdekja me të cilën është dënuar e humbet kuptimin e saj si fundi i jetës, ndonëse ruan gjithë absurditetin e saj brutal.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN 9789994307999

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Në toka të akullta, mbi gushë më ka rënduar qaforja e hekurt e robit; kam bërë dashuri me princesha dyersh të larta netëve të nxehta tropikale, teksa skllevërit na e lehtësonin zagushinë me erashka pendësh palloi, e nga larg, përtej palmave dhe shatërvanëve, ajrin e ngjeshur e shponin hungërimat e luanëve dhe klithmat e hienave. Jam kërrusur lugjeve të acarta të shkretëtirave e duart i kam ngrohur me zjarre të ndezura me bajga devesh; jam shtrirë nën hijen e mpakur të sherebelës së djegur nga dielli, pranë burimeve të shteruara, dhe gojëtharë jam lutur për ujë, i rrethuar me eshtra njerëzish e bishash që vdekja nga etja i kish marrë para meje.

Kam qenë muço dhe cub, dijetar dhe eremit. Në prehjen e muzgjeve hijerënda kam përpirë vëllime të tëra me dorëshkrime të mbuluara nga myshku, në manastire të ngulura mbi shkëmbinj të thepisur, ndërkohë që poshtë në luginë, fshatarët nguteshin t’u jepnin fund punëve të ditës mes hardhive dhe ullinjve, e barinjtë cytnin drejt vathëve blegërimat e deleve dhe pëllitjet përtace të mëshqerrave; në qytete të lashta e të harruara u kam prirë turmave të tërbuara nëpër rrugë kalldrëmi të ngrënë e të brazduar nga rrotat e qerreve dhe koçive luftarake; dhe, me zë solemn e të rëndë si vdekja kam lexuar ligje, kam goditur shkeljet e rënda dhe kam shqiptuar dënime me vdekje për burra që ligjin kishin thyer, si Derëll Stending në burgun e Follsëmit.”

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe360
ISBN 9789994307999
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip