Më tepër
Katër vëllezër e motra. Dy shtëpi verore. Një sekret i tmerrshëm.
Një grua shëtit qenin në dëborë, pi verë buzë oxhakut dhe përsiatet mbi konfliktin e trashëgimisë
që po e tërheq sërish drejt familjes nga e cila u arratis vite më parë. Teksa e shkuara rikthehet me
plagët e saj, ajo përballet me pyetjen se sa pushtet duhet t’u lejojmë traumave dhe hijeve të së
kaluarës mbi jetën tonë të tanishme.
Ky roman emocionalisht i fuqishëm dhe prekës është njëkohësisht një vështrim rrëqethës mbi një
familje të copëtuar nga plagët e së kaluarës dhe një meditim i thellë mbi natyrën e traumës, të
kujtesës dhe të mënyrës se si e shkuara vazhdon të ndikojë në të tashmen.
Vigdis Hjorth (lindur më 1959) është një shkrimtare norvegjeze. Ajo u rrit në Oslo dhe ka
studiuar filozofi, letërsi dhe shkenca politike. Vigdis Hjorth është nënë e tre fëmijëve dhe jeton
në Asker, Norvegji. Në vitin 1983 bëri debutimin e saj letrar me librin për fëmijë "Pelle-Ragnar i
den gule gården", vepër që u vlerësua me Çmimin e Debutimit të Këshillit Norvegjez të
Kulturës. Romani i saj i parë për të rritur ishte "Drama med Hilde" (1987), ndërsa "Om bare"
(2001) konsiderohet nga shumë kritikë si një nga veprat e saj më të rëndësishme.