David Grossman, është një shkrimtar izraelit, librat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë. Gruaja që i arratisej lajmit të keq, është një memorial për djalin e tij i cili u vra ndërsa shërbente në ushtri, edhe pse ai mbetet një kundërshtar i politikës së vendit të tij ndaj palestinezëve. David Grossman, kandidat për çmimin Nobel në Letërsi, është...
Njëzetë vite pas Leo Kuik-un e ka braktisur gruaja duke e lënë ti rriste fëmijët i vetëm, ai merr një telefonatë që e informon se ajo ka vdekur. Ajo ka lënë një vajzë, Star, një fëmijë të tretë, babai i sëcilës është Leo. Me ardhjen e Starit në familje. fillojnë të shfaqen sërish ndjenja të plagosura, të varrosura prej kohësh, ndërsa secili nga pjesëtarët...
Z. Shyti, një personazh që Ardian Vehbiu e mbajti gjatë brenda tij, për ta vendosur më pas në një libër. Ai është i ftohtë në gjykim, dhe tërësisht i vërtetë në atë çfarë tregon, duke e bërë shëmbëlltyrën e tij në pasqyrë krejtësisht të trishtë për sytë e një lexuesi. Por, z. Shyti smund ta ndryshojë realitetin, ai thjesht mund ta tregojë atë, i bindur se...
Emri i saj është Samia. Ajo do vetëm të vrapojë dhe ka një ëndërr, të prezantoj gratë e vendit të saj në Lojrat Olimpike. Ajo nis të vrapojë në moshën 8-vjeçare, me mikun e zemrës Ali, njëkohësisht trajneri i saj për shumë vite. Ajo vrapon me këpucë të grisura në rrugët me xhama e plumba të një shteti me luftra të herëpashershme, Somali. Një roman i...
Libri të rrëmben në labirinthe episodesh tronditëse. Autopsi e një shoqërie agresive, imorale, me trafikantë dhe vajza - gra me djallin në mendje.
Ngjarjet e romanit Hana të Elvira Dones duket sikur nuk shkojnë përtej asaj çka mund ta quajmë historia e një burrneshe një procesi të dyfishtë transformimi të një qenieje njerëzore diku në Malësinë e Veriut.
Ora e Zooparkut" është shkrim i pastër letrar, monument artistik i ngritur me gjuhë dhe stil shembullor, me vizione të aktualitetit dhe një sintezë autoriale të përvojës së shkrimit. Me këtë roman të Zija Çelës proza jonë arrin të bëhet prozë e gjithëpërfshirjes artistike, e transformimeve të mëdha narrative dhe e bashkëkohësimit subjektor, e...
Një tjetër kryevepër nga Julia Navarro në shqip: “Qëllo, tashmë jam i vdekur”. Rrëfimtarja na çon në një udhëtim nga Shën Petërburgu në Jerusalem, duke kaluar nëpër Varshavë e Paris, ku trajton aventurën epike të dy familjeve të destinuara për t’u përballur përmes tradhtive, vuajtjeve, dashurive të pamundura dhe ëndrrave të prera në mes, duke na dhënë...
Dy fëmijë - binjakë rriten në të njëjtën familje, në të njëjtin qytet. Dramatikisht të ndryshëm, ata bëhen armiq të hidhur ndaj njëri-tjetrit; njëri i mirë, e tjetri i keq. Njëri largohet nga vendlindja e tij paqësisht, por kur gjithçka dështon, djali plangprishës kthehet, njëzet vjet më vonë, duke u zhvendosur në vilën e prindërve të tij te liqeni. Por...
Një roman që ka fituar çmimin Pulitzer, i autores me oringjinë bengaleze, Jumpa Lahiri, vjen për herë të parë para lexuesit shqiptar. Historia e dy vëllezërve që ndahen në dy botë të ndryshme, por që bashkohen sërish në momente kritike
Në qendër të romanit është një familje në emigrim me të gjitha problematikat e sfidat që i duhet të përballet në një vend të huaj. E tashmja shkrihet me të shkuarën përmes kujtimeve e mbresave, por mbi të gjitha përmes shfletimit të faqeve të një ditari, përmes të cilit zbulohet më mirë se në jetën reale figura e protagonistit të librit.
Një autor i ri shqiptar që jeton jashtë Atdheut, një vepër me një rrëfim tërheqës që sjell një natyrë të re interesante të perceptimit të botës.
Një roman i kompozuar me teknikën e një kartele froidiane, ku lidhja si në një potpuri e episodeve kyçe nga jeta e personazhit kryesor, Lek Zaharia, kërkon të shpjegojë krizën e papajtueshmërisë se një shpirti të kulluar me realitetin kompleks të jetës bashkëkohor.
BOLERO është realizim i një koncepti artistik me të cilin autori ka punuar prej kohësh, së paku që prej fundviteve 1990. Edhe pse ngjarjet në këtë roman serial ndodhin në metronë e New York-ut, ky nuk është roman për metronë, as për New York-un vetë para dhe pas 11 shtatorit 2001, por për pritjen, si kushtëzim jetërsues të njeriut bashkëkohor në Perëndim,...
Një tablo e nderë, dramatike, treguar përmes syve të një fëmije për "kthimin" në atdhe, që përbën njëkohësisht edhe një radiografi gjuhësore të një vendi ende të mpirë dhe ndoshta të zhgënjyer nga ndryshimet jo shumë të largëta historike.
Romani më i fundit i shkrimtarit Nasi Lera, Të gjallë dhe të vdekur, përmban gjithçka që duhet të ketë një roman, po të kemi parasysh kriteret për romanet e autorëve më të shquar: të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë të asaj që kritika anglosaksone e quan natural storyteller
Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake.
Një temë thekëse siç është prostitucioni përshkon dhimbshëm faqet e këtij romani të shkrimtares Brunilda Zllami, e cila ka ditur gjithnjë të godasë në shenjë në qëmtimin e realiteteve prekëse tipike shqiptare dhe njerëzish të zakonshëm. Dashuria, kompromisi dhe intriga janë linjat ku përqëndrohet libri dhe si gjithmonë fundi të le pa gojë...
Ky libër flet për varfërinë, paranë dhe dashurinë që një student shqiptar gjen tek gruaja e një burri të pushtetshëm.
Në moshën 14 vjecare Xhorxh Koves nxirret nga shtëpia e tij në një zonë Hebreje në Budapest dhe pa asnjë arsye për tu dërguar me tren në Auschwitz. Ai nuk e kupton arsyen për këtë fat. Ai nuk mendon se është një hebre. Në qarqet më të ulta të Holocaustit, Xhorxh mbeten një i jashtëm. Tronditës, me një rigozitet për të shmangur ndjenjat, Romani i një të...
Është një histori që lexuesit e mundshëm shqiptar mund të gjejnë një pjesë shumë të mirë të vetvetes të asaj kohe . Është një nga ato romane që mendoj se i shërben një brezi tjetër që ka shume të rëndësishme të shikoj ose të përjetoj përmes artit atë lloj gjendje të njeriut në ato vite,, ku mendoja se njeriu ishte vec një ushatar i bindur dhe asgjë më...
Sapo merr lajmin që vëllai i saj i vogël ka kryer vetëvrasje, Sajre Linçi lëkundet në vendimin që kishte marrë për të mos u kthyer më kurrë në Destini, qytetin e vogël të Luizianës, ku lindi e u rrit. Mendon të largohet menjëherë pas varrimit, por padashur e gjen veten të përfshirë në lojërat e Haf Hojlit, babait të saj tiran e sundues, njeriut që zotëron...
Romani Neo Albanikus i ndërthurur në tre kohë, jep mesazhin se kultura shqiptare nuk mund të jetojë "e mbyllur", por duhet konceptuar si një politikë e hapur dhe kozmopolite.
Kur njerëzit kërkojnë flori nëpër të ftohtin e veriut të Kanadasë, atyre u nevojiten qen, qen të mëdhenj e të fortë, qen që janë të zotë të tërheqin slita nëpër dëborën e pafundme, drejt minierave të arit...
Popuj te vegjel. Popuj te medhenj. Fate popujsh te vegjel. Fate popujsh te medhenj. Njerez te vegjel. Njrez te medhenj. Fate njerezish te vegjel. Fate njerezish te medhenj.
Romani Atala është një histori dashurie tragjike dhe pasionante e një cifti të ri Indian që enden në shkretëtirë, të magjepsur nga bukuritë e natyrës, të tërhequr nga një kristianizëm i ringjallur me bukuri estetike dhe ngushëlluese të mirëqenies dhe më në fund duke iu nënshtruar mizorisë së fatit.
Rrefime nga vendet e harruara është roman i parë që autorja Besa Myftiu sjell për lexuesin shqiptar.
Vepra e tretë që vjen në duart e lexuesit shqiptar nga Besa Myftiu është i ndarë në tre pjesë Me syrin e një shqiptarje, Të shkuara të paharruara dhe Histori dashurie. Myftiu pranon se në cdo faqe ka arome shqiptare, por jo nota biografike. Janë tregime të ndryshme që kanë si personazh kryesor kryesisht gra ; ato janë të gjitha shqiptare.
Të gjithë ata që janë dhënë pas telenovelës turke me të njëjtin titull, tani kanë mundësinë që të lexojnë librin, të sapo botuar në shqip, të autorit të njohur Halit Ziya Uşakligil, një nga shkrimtarët më të mirë të letërsisë turke në shekullin e XX.
Gjatë një vizite në Gjermani, Rakela Krameri merr një letër të mistershme nga një mikeshë e vjetër, me të cilën nuk fliste prej kohësh. E martuar me Gerhard Shlikun, një oficer i SS-ve, Kristina vë re se ngjarjet në Gjermani po marrin një drejtim të paparashikueshëm dhe është e tmerruar, sepse i shoqi e konsideron vajzën e tyre, Amelinë, që ka lindur e...
Një shtyllë e letërsisë bashkëkohore mbi domethëniet e të qenit grua, e re, e bukur dhe e talentuar.