I ardhur me zërin e një mësuesi të ri, në një fshat ku bora ndërton kurthet më të mëdha se njerëzit, rrëfimtari Dibra aludon gjithë maskën e sistemit komunist, që shfaqej ashtu, si një borë, pa treguar aspak kurthet ndaj njeriut – sidomos të njeriut që kërkon të ëndërrojë, që kërkon të dashurojë, që kërkon të jetojë, që dëshiron të ecë
Në tribunën e festës së 1 Majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve komunistë vendas i duket se dallon portretin e shefit të dikurshëm grek, Agamemnonit. Një haluçinacion, apo rrjedhojë e lodhjes së një njeriu të trishtuar, që sapo është ndarë nga e dashura? është më...
"Dashuria e njëanshme nuk mjafton, Xho. Këto të tuat janë fantazi mazokiste. Nuk i dhurohet shpirti dikujt që nuk është i gatshëm të të japë të tijin. Kush nuk bën dhurata, nuk i vlerëson ato. Ti kërkon Perëndinë në tokë dhe je e gatshme për çfarëdolloj gënjeshtre, vetëm që ta sajosh. Por Perëndia nuk sajohet, dhe as dashuria. Dashuria është dialog dhe jo...
Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojnë shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë. Në pak çaste përjeton dashurinë, dhimbjen, grykësinë, dëshpërimin, humbjen. I ndien tek...
Një roman i mbushur me emocione në të cilin përshkruhet jeta, mosmarrëveshjet dhe pikëllimi i një familjeje.
Historia e një dashurie fatkeqe në sfondin e Italisë fashiste në prag të Luftës së Dytë Botërore. Një roman i paharrueshëm e mjaft prekës për kujtesën, që rikrijon një periudhë tragjike të historisë.
Te “Një burrë” Oriana Fallaci shkriu gjithë talentin e saj të të shkruarit, ndjenjës, frymëzimit, dhimbjes së skajshme e po ashtu lumturisë, duke nxjerrë kësisoj kryeveprën e saj letrare
Në Shqipërinë komuniste dashurinë e vrisnim, e thernim me thikë, e asgjësonim. Sapo të kishte hedhur çapat e parë, e ekzekutonim me të gjitha mjetet. Edhe unë kisha bërë të njëjtën gjë.” Këtë temë prek Besa: Tri gra, tri rrëfime, tri ngjarje që rrokullisin kohë, muaj e vite në hollin e një aeroporti. Anila, Diana dhe Monda zbërthejnë dashurinë në komunizëm
Historia e një profesori të shkencave kompjuterike, i cili në prag të ndarjes së tij nga jeta për shkak të kancerit, u lë si trashëgimi fëmijëve, kolegëve dhe studentëve të tij, si një shishe në breg të lumit, 50 leksione realisht të fundit. Përmbushja e ëndrrave të fëmijërisë është çelësi i realizimit të një njeriu, sipas prof. Rendi Paush, i cili në...
Një rrëfim i humbjes dhe i gjetjes së dashurisë, i bindjes dhe i faljes, romani “Jeta sekrete e bletëvë” eksploron plagët e shoqërisë dhe shpalos në kuptimin më të thellë idenë, se në jetë duhet të zgjedhësh atë që vlen.
Edhe kjo vepër vjen e plotësuar dhe e pasuruar me ide dhe me personazhe, me tmerr dhe me përsiatje, me domethënie e bëma nga burgu e më pas, kur po binte diktatura dhe në Shqipëri do të niste një ere e re, ajo e lirisë dhe e shqetësimeve të saj të furishme, kur shumëçka po kërkonte të gjente vetveten.
"Pianisti" është sa dëshmi e ngadhënjimit këmbëngulës të jetës së një njeriu përballë vdekjes, aq edhe e forcës njerëzore për t’u ngritur nga hiri.
Mos pyet më por plotësoje bibliotekën tënde edhe me këtë libër të Khaled Hosseinit.
Një tjetër kulminacion letrar i Khaled Hosseini-t, i cili e tejkalon "Gjuetari i balonave". Ka edhe më shumë për të mësuar nga ky roman...
Një histori gjithëpërfshirëse e familjes, dashurisë dhe miqësisë, e treguar në sfondin shkatërrues të historisë së Afganistanit gjatë tridhjetë viteve të fundit, “Gjuetari i balonave” është një roman i pazakontë dhe i fuqishëm që është bërë tashmë një klasik i dashur, - i veçantë në llojin e tij. Ky libër ka vetëm një të metë, - mbaron shpejt, - thotë...
Një roman i përkryer, i guximshëm dhe i rrezikshëm për atë çka përmban, por i fortë dhe i këndshëm për t’u lexuar. Ky libër ka marrë çmimin europian për letërsinë 2010
Çfarë i ndodh një familjeje kur lind një fëmijë me handikap? Si reagon familja, miqtë, mjekët, njerëzit? Po babai, nëna dhe vëllai? Siç sugjeron edhe titulli, fëmijët me aftësi të kufizuara lindin dy herë: së pari, i sheh të papërgatitur për botën, dhe, së dyti, iu ndodh një rilindje duke i besuar dashurisë dhe inteligjencës së të tjerëve. Libri është një...
Në Vjenën e pushtuar nga nazistët, Frojdit i jepet privilegji që të largohet jashtë vendit, duke marrë me vete njerëzit më të afërt. Në listën e përpiluar, u përfshinë gruaja, bijtë, kunata, dy asistentë, mjeku personal me familjen, madje edhe qeni, por jo katër motrat moshëthyera: Maria, Roza, Paulina dhe Adolfina. Është zëri i kësaj të fundit, degdisur...
Jeta e Sorajës, një vajze 15-vjeçare, merr rrokopujën një mëngjes të vitit 2004, kur president Gadafi viziton shkollën e saj, duke ia përkëdhelur flokët. Vajza ndihet krenare dhe e lumtur nga takimi me presidentin, nuk e di se sakaq është dënuar. Përkëdhelja e flokëve është një sinjal që do të thotë: "Kjo vajzë është imja". Të nesërmen, Sorajën e marrin...
Në një vend ballkanin, që po shëron plagët e luftës, Natalia, një doktoreshë e re, përpiqet të zbulojë rrethanat e mistershme të vdekjes së gjyshit të saj. Teksa kërkon, ajo i kthehet kopjes së vjetruar të Librit të xhunglës dhe rrëfimeve të gjyshit për takimet me Njeriun-që-nuk-vdiste-dot. Por, më e magjishmja nga të gjitha, është historia që gjyshi nuk...
Një histori tronditëse humbjeje, rilindjeje dhe guximi. Plot dhembshuri dhe delikatesë, Kline na dhuron një margaritar. Library Journal
Kur cunami u vërsul e shkatërroi fshatin e tyre bregdetar në Indi, 17-vjeçarja Sita, mbetën jetime dhe pa shtëpi. Në përpjekje për të arritur në parajsën e sigurt të manastirit ku ndiqnin shkollën, u rrëmbyen nga trafikantët dhe u hodhën në botën e errët të dhunës seksuale dhe të tregtisë së paligjshme të njerëzve, ku çmimi më i madh është pafajësia...
Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet, pyet producentët dhe shpërndarësit e...
Romani “Semi” na sjell lindjen e një shoqërie të etur për të çarë përpara, herë pas here edhe përmes dhunës dhe kundërshtive. Kjo gjë ndodhi në SHBA gjatë viteve të para të Shekullit të XX dhe e tillë është edhe në këto kohë në Shqipëri. John Selby ka stil tregimtar energjik, ku satira gërshetohet bukur me dramën. Vlerat e këtij libri i shton ndjeshëm në...
Autori i këtij libri konsiderohet romancieri më i mirë bashkëkohor në kontinentin aziatik dhe vjen për herë të parë në gjuhën shqipe. Nëse do të njohësh në sfond tragjizmin që sjell për regjimin bunker të Koresë së Veriut, Nobelisti Huang bën një prezantim ideal për lexuesin
Nëse do të mësosh se çfarë do të thotë të jesh grua sot në Arabinë Saudite, ky libër ofron botën femrore në të gjitha dimensionet përmes Princesësh Sulltana dhe këndvështrimit të hollë të autores. Jeta e familjes mbretërore, por edhe bota sekrete dhe tejet tronditëse....
Pse iu futa kësaj rruge vallë? Duhet të kem qënë e marrë! Kishte plot gjëra të tjera që mund të kisha bërë: modele, stjuardesë avioni ose kamariere në anije. Koka më ziente nga një mori gjërash, që të gjitha mbi punë të shkëlqyera e të paguara më së miri.
Për Vonnegut, "Mëngjes kampionësh" është përsosja përfundimtare e mjeshtrisë së shkrimit, si dhe kritika e tij më e hidhur ndaj dështimit të "ëndrrës amerikane".
Stina e hijeve është romani më i mirë i vlerwsuar nga Ministria e Kulturws për vitin 2015. Autori Viron Graç ka shpërfaqë copëza nga ky roman që thelbin e ka në Athinë të Greqisë. Duke pasur parasysh se romani flet për një vajzë që ka vdekur në Greqi dhe se i ati e sjell në Shqipëri si pasagjere të fjetur, me qëllim që mos të paguajë shpenzimet që e...
“Macja dhe mia” është një libër me stil, produkt i një pene mjeshtërore, që me një ftohtësi klinike analizon nën “maskën” e metaforës Gjermaninë e Luftës