Një roman që sjell jetën dhe fatin e një njeriu mes botës së kafshëve dhe marrëdhënieve me njerëzit, familjen dhe shtegëtimin plot pasione dhe dyshime për të gjetur dashurinë e vërtetë. Autorja italiane Lucrezia Scali ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me këtë roman pasi eksploron plot mistere brenda qenies njerëzore dhe pasionet për kafshët,...
Nga autorja e romaneve Shtegu i parfumeve dhe Vajza e mjaltit, bestsellerë në klasifikimet italiane dhe të huaja, vjen këtë herë një histori e re, që zor se shlyhet nga kujtesa: një lidhje e këputur, dy vajza që gjejnë sërish rrënjët e tyre. Sepse edhe gonxhja më e pambrojtur, mund të lulëzojë mbushur me petale dashurie.
A është ndonjëherë shumë vonë për të dashuruar? Kete pyetje shtron ne roman autorja e njohur britanike e cila eshte bere e famshme edhe per letersine per femije: “Magjia e ngrohtë e Rosamunde Pilcher-it është magjepsëse dhe tërësisht bindëse.”
Sesilia Ficpatrik gjen rastësisht midis ca dokumenteve të vjetra, një zarf të burrit të saj Xhon-Pol, me mbishkrimin se letra e mbajtur aty i drejtohej asaj, me kusht që ta hapte vetëm pas vdekjes së tij. Gjithsesi, ajo, pas shumë ngurrimesh, në një çast kur i shoqi ndodhej në një ambient tjetër të shtëpisë, e hap zarfin dhe gjithçka që ajo besonte,...
Del më një fund edhe një libër i pestë në vijim të sagës së ethshme, plot pasion dhe seks e Grejit. Lexuesit nuk mund të rrinë pa marrë vesh të tjera gjëra nga jeta e Kristianit dhe Anës. Po çfarë ndodh në librin më të fundit të kësaj serie, i dalë në qarkullim në SHBA vetëm pak muaj më parë dhe që brenda një kohe të shkurtër vjen edhe për lexuesit...
Kalifja, një nga kryeveprat e shkrimtarit italian Alberto Bevilacqua, po sheh për herë të parë dritën e botimit në gjuhën shqipe.?
Laura është e lumtur që po shpërngulet për të jetuar me Fransuanë, njeriun që do. Ajo është e gëzuar, tërë shëndet, ndihet fare mirë. Kur, falë bllokimit të qarkullimit nga makinat e shumta, takon njeriun e dytë, Frederikun, ajo e lëshon veten të përfshihet nga dëshira që provon, në të njëjtën mënyrë si e ka lëshuar veten ta përfshijë vargani i pafund i...
Çfarë ndodh nëse të grabisin celularin dhe e gjithë jeta jote është aty brenda? Ndihesh e humbur, natyrisht. Është pikërisht kjo që i ndodh Popit, fizioterapistes së hallakatur që së shpejti do të martohet. Pikërisht kur telefoni i duhet për një punë, që është pak të thuhet urgjente! Sepse veç të tjerash, në mes të një feste humbet unazën e vyer të...
Romani "Lulet e pjeshkës" është një befasi artistike që i shtohet letërsisë shqipe. Subjekt dhe objekt i tij është diktatura me të gjitha mekanizmat e funksionimit të saj. Autori, duke i njohur personalisht këto mekanizma, i jep lexuesit një dëshmi të ankthit që kishte kapluar individin, të dhunës shpirtërore dhe asaj fizike, të ndjenjës së frikës dhe të...
Muza e errët, pjesa e parë e një serie kronologjike romanesh të lidhur me njëri-tjetrin një histori e ndërlikuar e krimit që përdor teknikën ose formulën, e zbritjes nga lart-poshtë. Që në faqet e para lexuesi mëson se vrasësi është një profesor i filozofisë, i cili me gjakftohtësi e me përllogaritje të menduara mirë vret një prostitutë. Lexuesi e ndjek...
Botimet Living prezantojnë vëllim e parë të Sagës së Kazaletëve “Vitet e pafajësisë”, nga Elizabeth Jane Howard! Kryevepra e radhës, në stilin e Sagës së Forsajtëve, një fenomen dhe sukses mbarëbotëror -Rebecca Radner, "San Francisco Chronicle"
Një roman i fuqishëm nga autorja bestselling e New York Times, Danielle Steel. Libri për vajzën e ambasadorit të SHBS-së, e cila është rrëmbyer. Një ish-agjent i fshehtë i vjen, duke shpëtuar jetën e saj në më shumë sesa një mënyrë.
Edhe pse njohuritë e saj janë të mëdha, ajo nuk e di se përse nuk e pëlqen asnjë nga bashkëmoshatarët e saj në shkollë. Kur i ofrohet mundësia për të ndryshuar, Harriet e shfrytëzon më së miri. Por, a mund të shndërrohet ajo nga një vajzë "shushkë" në një vajzë të bukur?
Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit Luftëtarë kundër harresës së Ikonës kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...
Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit Luftëtarë kundër harresës së Ikonës kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...
“Sarah Dessen konsiderohet si një yll i letërsisë për të rinj. Romanet e saj të suksesshme, të shkruara me ngrohtësi, humor dhe optimizëm, vëzhgojnë sjelljen e adoleshentëve në procesin e tyre të transformimit.” Los Angeles Times
Një nga historinë më të bukura të letërsisë angleze vjen në këtë botim i përshtatur për lexuesit e vegjël nga Fiern Siegel
Motra në stuhi është libri i dytë i serisë magjepsëse të Lucinda Rileyt, bazuar në rrëfimin mitologjik të një yjësie të famshme. Ai vjen pas librit të parë Shtatë Motrat. Historia e Majës, bestseller në të gjithë botën dhe i mirëpritur nxehtësisht edhe nga lexuesi shqiptar.
Ky është nga romanet e fundit të autores me famë botërore tashmë, sepse romanet e saj lexohen anë e mbanë botës, të përkthyera në shumë gjuhë. Por «Kali valltar» është tjetërsoj, krejt ndryshe, i pazakontë, i mrekullueshëm… Pas leximit të tij, e di, do të ndiheni krejt tjetër. Dhe kjo sigurisht është një fitore e madhe…
Ajo nuk merr fare erë nga djemtë dhe kjo është mëse e qartë. Në një udhëtim marramendës modelimi në Tokio, Harriet është e gatshme të shkëmbejë gjithçka ka mësuar deri më tani për të pasur qoftë edhe idenë më të vogël se çfarë do t'i duhet të bëjë më pas
Autorja italiane nga Sicilia Simonetta Agnello Hornby vjen per here te pare para lexuesit shqiptar me nje histori dashurie qe shtrin kohenzgjatjen ne 20 vjet takime, ndarje, zhgenjime dhe serish bashkime. Nje raport mes nje djali te pasur dhe qejfli ne moshen 35 vjecare dhe nje vajze te varfer qe vjen nga nje familje socialiste. Keto histori i gjejme...
I vlerësuar për portretizimin mjeshtëror të personazheve, Shtëpia në udhëkryqy romani që shënoi majën në krijimtarinë letrare të Vassilis Vassilikos, është përkthyer në 40 gjuhë dhe ka fituar Çmimin Shtetëror për Prozën e Shkurtër më 1980, si dhe shumë çmime të rëndësishme letrare.
“Dëshpërimi ynë i madh” nga autori turk Baris Biçakçi sjell një histori-trekëndësh dashurie mes dy miqve Enderit dhe Çetinit që ndajnë një shtëpi dhe qetësia mes tyre tronditet kur futet në mes një vajzë e qetë por tepër tërheqëse....
Në këtë libër të ri, Fabio Volo i bashkon jetët e protagonistëve si pjesët e një loje (puzzle), duke zgjedhur përsëri botën femërore si kod hyrjeje.