Botimet Akropoli i Ri u themeluan nga Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri dhe mbështeten nga puna vullnetare e anëtarëve të Qendrës me të njëjtin emër. Akropoli i Ri nxjerr revistën Filozofikja dhe një gamë librash Filozofikë, Psikologjikë, Esoterikë etj.
Njeriu e sheh veten të ndarë nga e gjithë shoqëria dhe bota, por përmes këtij libri do të kuptojmë se nuk jemi të ndarë nga asgjë dhe se jemi të ldihur me gjithçka. Fija e artë e cila na lidh me çdo gjë është Darma dhe mënyra me të cilën ajo funksion është Karma. Për secilin lexues ky libër është një portë që të fton të njohësh vetveten dhe rolin tënd në...
Në përmbajtjen e librit do të analizohen figura mitologjike si Tifoni, përbindëshi i tmerrshëm i antikitetit grek, si simbol i zmadhimit. Panin si simbol i natyës ose universalitetit, Orfen ose filozofinë. Proteusin ose Materien; Sfinksi ose Shkencën; Prosperina ose Shpirti: Metis ose Këshilli, etj. Ky libër nuk na fton në lexim por në një thellim dhe...
Ky libër përshkruan përvojën e autorit në botën e mrekullueshme të Elementarëve. Libri është i pasuruar me ilustrime konkrete të krijuara nga vetë autori që përshkruajnë të gjitha llojet e elementarëve në të katër dimensionet e natyrës.
Ky libër u dedikohet të gjithë atyre që jaën të etur të kuptojnë jetën rreth tyre, madje, edhe nëse nuk shquhen për aftësi fotografike. Për të kuptuar konceptet e fotografisë nuk kërkohet asnjë njohuri teknike apo eksperiencë e mëparshme në këtë fushë, megjithëse besojmë se trajtimi që paraqet ky libër ka për t’iu dukur interesant çdo lexuesi, vecanërisht...
Me këtë libër autorja ofron një treguez të mirë entuziazmi filozofik, i cili i zhyt thellë rrënjët e tij tek elementet më të mira të traditës pitagoriane dhe sokratike. Filozofia tek ky libër shfaqet si një mënyrë jetese dhe si metodë veprimi për të njohur vetveten, për ta përmirësuar atë dhe për t’u harmonizuar me ligjet më të thella të universit
Revista filozofike dhe kulturore "Filozofikja", botim i Akropoli i Ri, del me vëllimin e tretë në qarkullim për lexuesit e tij. Në këtë vëllim ka shumë artikuj për luftëtarët Samuraji, çfarë është lumturia, fuqia magjike e Mitit, tipologjitë e temperamenteve, quiz: Testi i personalitetit etj.
Revista filozofike dhe kulturore Filozofikja, botim i Akropoli i Ri, del me vëllimin e dytë në qarkullim për lexuesit e tij. Në këtë vëllim ka shumë artikuj për inteligjencën emocionale, menaxhimin e stresit, mitologjitë moderne, filozofitë konfuciane, platonike, dhe hinduje, etj
Ky liber perfaqeson nje shqyrtim te qarte te temave qe shqetesojne njeriun e sotem. Nga kendveshtrimi filozofik, leximi i ketyre faqeve na ofron celesat e nje interpretimi me te mire te vetes tone
Në këtë libër lexuesi mëson të “luajë me jetën”, pa përpjekje të dhimbshme dhe të ngrejë me natyrshmëri pyetjet më thelbësore filozofike, pikërisht atëherë kur bota ka më shumë nevojë për besim, thjeshtësi dhe gëzim të shëndetshëm për të jetuar
Libri "Meditime mbi Filozofinë e Parë prezanton sistemin metafizk dhe filozofik të Dekartit nëpërmjet 6 meditimeve.
Ky është libri i parë i Krishnamurtit që komunikon me botën në gjuhën angleze ku sjell mësimet e Mësuesit, si leksione të goditur për këdo që kërkon sukses. Mësuesi kërkon katër virtyte për këdo që do të bëhet pjesë e kësaj udhe: Dallueshmëri, mungesë dëshirash, sjellje të mirë dhe dashuri.
Tregimi në vetën e parë paraqet përshtypjet e Moasit, reflektimet dhe pyetjet e tij, ndërsa përpiqet të kuptojë njerëzit dhe paradokset e tyre. Ai është i mahnitur me bukuritë e botës, por edhe me inkoherencën e njerëzve. Vepra na udhëheq të vëzhgojmë dhe të reflektojmë mbi veten tonë, mbi botën dhe ngjarjet duke na treguar idealizimin e një njeriu-qen,...
Teatri është vetë realiteti, por i zhveshur nga kufizimet e kohës dhe hapësirës. Vetëm formatr e tij janë krijim njerëzor: shpirti i tij është metafizik dhe pikërsisht për këtë arsye e quajmë “teatri i mistereve” pasi vjen nga Misteret e lashta dhe është sjellë në jetë si një formë për t’i popullarizuar ato dhe për t’i bërë më të kuptueshme dhe më të...
Traktat mbi Dinjitetin Njerëzor është një diskurs i famshëm i shkruar në vitin 1486 nga Piko della Mirandola, një studiues dhe filozof italian i epokës së Rilindjes. Ai mbeti i pabotuar deri në vitin 1496. Ky libër i Mirandolës është cilësuar si "Manifesti i Rilindjes".