Kërko më tej
Subcategories
Të gjithë i njohim këta emra të rëndësishëm për gjurmët e pashlyeshme e veprat e lëna pas, por pak dimë për ndjenjat e tyre intime. Plot stil, sublime, të shprehura bukur dhe me një ndjeshmëri të madhe, jua sjellim të përmbledhura disa prej letrave më të famshme të tyre, drejtuar më të dashurve të jetës.
Kjo eshte nje veper e natyres epistolare, ku permblidhen letrat qe shkrimtari i shquar Franz Kafka ia dergoi Milenes. Permes tyre shfaqet nje bote plot ndjeshmeri e rrefimtarit te madh te shekullit te XX
Artisti dhe pedagogu Artan Kafexhiu vjen për herë të parë me një libër me poezi, i cili përmbledh mbresa, ndjesi dhe përvoja intime e krijuara ndër vite, gjatë periudhës së emigrimit në SHBA. Libri është redaktuar nga përkthyesja e njohur Alina Karaulli dhe përkujdesja e Andi Papastefanit. Libri është shkruar në dy gjuhë; shqip – anglisht dhe shoqërohet...
Pse e kemi kaq të vështirë të flasim për seksin, madje edhe me njeriun tonë më intim? “Biseda rreth seksit” do ta ndryshojë tërësisht konceptin tuaj për marrëdhëniet intime. Terapistja e seksit Vanessa Marin dhe bashkëshorti i saj, Xander, do të na tregojnë se gjëja më e mirë që mund të bëjmë për jetën tonë seksuale nuk përfshin as heqjen e rrobave.
Të afërta apo të largëta, të padëgjuara më parë apo të njohura tashmë, Përrallat e të Dashuruarve Marrëzisht sjellin histori dashurie nga tradita të ndryshme anembanë botës.
Shtepia botuese Ombra GVG sjell nje permbledhje me tregime te autoreve Ariana Harwicz, Mikaël Gómez Guthart, nje prej prurjeve me te mira bashkekohore te prozes se shkurter
Nga takimi i jashtëzakkonshëm i një tregimtari si Umberto Eco dhe një artist si Eugenio Carmi, tri histori për respektin dhe shpresën, për fëmijë e të rritur, për ata që duan të lexojnë me imagjinatë.
Libri është permbledhje poezish e përzgjedhur nga Maksim Rakipaj, të autores së njohur italiane Alda Merini.
Flurans Ilia vjen para lexuesve shqiptarë dhe miqve që kanë kohë që e shijojnë krijimtarinë e tij, me përmbledhjen në vargje të titulluar “Hapësirë midis dy notave” (Tempovarkë). Kjo përmbledhje botohet plot 18 vite pas daljes në dritë të librit të tij të fundit poetik dhe është e shtata në këtë zhanër letrar. Flurans Ilia ka publikuar gjithashtu edhe dy...
Ky album përmban portretet e 36 sulltanëve Osmanë dhe të dhëna mbështetëse rreth mbretërimit të tyre.
Nuk e di ç'do të ndodhë nesër, unë ia dorëzoj veten ekzistencës! Nuk e ngarkoj veten me asgjë. Më mjafton dita e sotme. Kur të vijë dita tjetër, ajo do të sjellë problemet e sfidat e veta, atëherë do të filloj të mendoj.
Ky është një botim special i Amnesty International, i realizuar falë kontributit të aktores së madhe dhe aktivistes për të drejtat e njeriut Angelina Jolie dhe Geraldine Van Bueren. Ky libër shpjegon të drejtat tuaja. Nxjerr në pah punën e madhe të aktivistëve të rinj në mbarë botën. Dhe ju jep istrumente për të kuptuar ligjin, për të ndërmarrë veprime...
Nga Stefanie Stahl, autorja nr. 1 në Gjermani erdhi libri që e kishim pritur me padurim pasi konsiderohet çelësi për zgjidhjen e (thuajse) të gjitha problemeve. Nëpërmjet ushtrimeve praktike do ta njohim Fëmijën e Brendshëm jo vetëm si “Fëmija i Errësirës” por edhe si “Fëmija i Dritës”. Ushtrimet do të na ndihmojnë të hedhim pas krahëve eksperiencat e...
65 receta gatimi nga Eranda Libohova, këngëtarja që është model për ushqimin dhe linjat trupore: Të shijshme, të shëndetshme dhe të lehta për t'u përgatitur, këto janë recetat që Eranda pëlqen më shumë t'i bëjë në shtëpi dhe t'i ndajë me miqtë dhe familjen.
Në këtë biografi të pazakontë, shkruar nga Dr. Eris Rusi vjen historia e jashtzakonshme e Beqir Potkës nga ferri komunist drejt Tokës së Premtuar, në SHBA.
Ne kete liber vjen historia e nje prej famijeve me te shquara te historise se Shqiperise por njeheresh e njohur edhe ne Perandorine Osmane, - shkruar nga Thomas Frasheri, - me fakte qe dalin per here te para para publikut. Nuk eshte thjeshte nje histori familjare... Ky botim eshte pergatitur me nje cilesi te larte nga shtepia botuese Onufri
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është shkruajtur në Itali në Mars të vitit 2020, në një kohë kur gjithë bota po luftonte kundër virusit Covid -19. Ende më shumë po vuante Italia sepse ishim të mbyllur “në karantinë”. Nga frika e pandemisë, jo vetëm “biologjike”, por edhe nga ajo e pandemisë “emocionale” në të cilën gjithë Italia po jetonte.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Në këtë libër, Žižek analizon fenomenin e dhunës në të gjitha format që kjo merr në shoqëritë tona. Autori orvatet t’i kategorizojë këto forma (dhunë subjektive, objektive dhe sistemike) dhe, duke iu qasur këtyre nëpërmjet filozofisë, artit, studimit të rasteve historike, ai kërkon të nxjerrë në dritë ato zona të errëta, shpeshherë të fshehura, të...
Ky liber konsiderohet si nje nga reflektimet me te bukura qe publicisti Simon Vrusho ka bere mbi natyren e shqiptarit, duke analizuar ne detaje figuren e Haxhi Qamilit, ne raportet qe nderton individi me bashkesine dhe krizen e perfaqesimit
Libri i Arbron Gashit është një vepër e vlefshme dhe frytdhënëse, një terapi kundër zhurmës së përditshmërisë dhe një hap për të reflektuar mbi jetën në mënyra të reja dhe të frytshme. Ky libër sigurisht do të bëjë një ndryshim pozitiv në jetën e lexuesve dhe do t’i frymëzojë ata të dalin nga rutina dhe të shprehin mendimet dhe emocionet e tyre në mënyra...
Libri "Meditime mbi Filozofinë e Parë prezanton sistemin metafizk dhe filozofik të Dekartit nëpërmjet 6 meditimeve.