Charles Casha OMBRA0045
Libër i ri
“Mjellmat në Shën Ajves” është një përmbledhje me tregime ku historitë rrjedhin duke krijuar gjendje emocioanale të papërsitshme, ndonjëherë përmes një subjekti intim, të ndjeshëm dhe shumë delikat.
11109 Artikuj
Shtëpia Botuese | OMBRA GVG | |
| ISBN | 9879928063793 | |
Objekte, elemente dhe situata të tilla si pikturat, fl etoret me poezi, qirinjtë, madje edhe instrumenta si violina, ndonjëherë marrin rëndësi të dorës së parë, jo për vlerën e tyre materiale, por për vendin, peshën dhe për rolin që ato kanë në jetën dhe në krijimin e individualitetit dhe personalitetit të vetë personazheve.
Këto objekte nuk janë vetëm bashkëshoqërues apo plotësimi i sfondit të një situate të caktuar, por nganjëherë luajnë edhe rol të dorës së parë, si vetë poseduesit e tyre.
Mbase kjo është arësye dhe karakteristikë e veprës së Cashës, ku shpesh situatat, mjedisi dhe personazhet, shkrihen me njëra tjetrën dhe krijojnë një ansambël harmonik të ngrohtë të realitetit maltez, kaq interesant për t’u lexuar.
| Faqe | 330 |
| ISBN | 9879928063793 |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Anisa Trifoni |
Në këtë roman, autori ndërton ngjarje që ndërthuren me njëra-tjetrën, me të tashmen dhe të shkuarën e tyre, duke krijuar histori e cila të shtyn për ta ndjekur me vëmendje rrjedhën e subjektit.
Ky roman është ndërtuar mbi stilin narrativ në vetën e tretë dhe është pasuruar me një përdorim të fuqishëm të ligjëratës së drejtë, duke iu përqasur artit dramatik.