Kërko më tej
Subcategories
Ky libër do t'ju ndihmojë në përparimin në karrierë për të ardhmen tuaj të pacaktuar. Këto strategji të testuara dhe të provuara do t'ju kursejnë vite punë të palodhur dhe mijëra dollarë të ardhura të humbura. Do të mësoni se si ta organizoni jetën tuaj për të siguruar që po fitoni maksimumin në çdo fazë të karrierës suaj.
Autori, Alban Tartari na fton në një udhëtim poetik, në një kohë kur poezia duket se po jeton kohën më të vështirë të ekzistencës së saj. Poezitë vijnë nga eksperiencat personale, ngjarjet e shoqërisë sonë, gëzimet dhe zhgënjimet, si dhe nga udhëtimet brenda dhe jashtë vendit.
Ky libër është rrëfimi, ndoshta edhe romani i Stambollit Protagonist është një qytet i përjetshëm, i jashtëzakonshëm, një qytet i mishëruar në rrënojat e veta. Ajo çka i dallon është një ndjesi e pacaktuar, një atmosferë përfshirëse, që dikur quhej “ekzotizëm” dhe që vazhdon të mbijetojë ende sot. Pa i shpëtuar tërheqjes së atij ekzotizmi, Augiasi ngre me...
Pas një sërë kërkimesh, burimesh ekspertësh dhe intervistash të personave të brendshëm që nuk kanë folur kurrë më parë, Tom Baueri, biografi investigativ britanik, zgjidh rrjetën e ngatërruar të dramës në sallën e gjyqit, të politikës oborrtare dhe të ëndrrave të penguara të fëmijërisë, për të zbuluar një histori mahnitëse dashurie, tradhtie, sekretesh...
Shqiponja Axhami – Trota vjen me nje tjeter liber te ri, por kesaj radhe ne prozen e shkurter, - nje permbledhje me prurjet me te mira qe autorja ka ne prozen e shkurter, i pergatitur per botim nga shtepia botuese Uegen
Pas një periudhe të gjatë studimeve, përkthimesh dhe krijimtarie në fushën e poezisë dhe prozës, Albert V. Nikolla vjen me një libër studimor për gjuhën shqipe, i cili përmbledh një punë të gjatë kërkimore në fushën e etimologjisë dhe semantikës gjatë qëndrimit të tij në Belgjikë.
Biseda me disa nga mendimtarët më të shquar bashkëkohorë
Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq vjen me një libër reflektues mbi etikën globale, - i cili është produkt i studimeve doktorale. Me një profil të pazakontë të liderit ballkanik Abazovic, ai sjell një botkuptim ndryshe për çështjet që trazojnë botën sot, përfshirë edhe rajonin e Ballkanit.
Studiuesi Spiro Vasil Mëhilli analizon periudhën që nga pushtimi fashist i Shqipëri më 7 prill 1939 deri në momentin e largimit të Bashkimit Sovjetik nga Shqipëri në dhjetor 1961, ku përmes fakteve, dokumenteve dhe analizave jep të dhëna të dorës së parë për rolin e Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore, ndikimin jugosllav në vendin tonë dhe raportet e...
Vilajeti i Kosovës 1877-1912 është një studim me të dhëna shumë interesante për historinë e Kosovës nën administrimin osman. Autorja, duke u mbështetur në burime të shumta e të panjohura arkivore, në shtypin e kohës dhe në studimet e autorëve të huaj e vendës, ka përgatitur një punim origjinal dhe thellësisht shkencor.
Një autobiografi sa zemërthyese, aq edhe zbavitëse, nga ylli i serialeve “iCarly” dhe “Semi dhe Keti”, për vështirësitë e saj si aktore që në vegjëli, duke përfshirë çrregullimet e të ngrënit, varësinë dhe marrëdhënien e vështirë me nënën imponuese.
Libri “Marramendje tingujsh” ka një materie fjale, e cila mishëron edhe një raport tjetër të autores. Është fjala për raportin me visin, me toposin dhe hapësirën shpirtërore që zbulohet prej tij. Këtë hapësirë, poetja nuk e poetizon, por e sjell tekstualisht si imazh dhe hise peizazhi dhe dukurish, ashtu sikundër është, imponues dhe ftues në realitet.
Ky libër përmban një varg shkrimesh me natyrë patriotike nga dr. Vasfi Samim Visoka, një prej zërave intelektual të viteve ‘30 – ‘40.
Hulumtim mbi gratë në epokën parahistorike. Një histori mbresëlënëse dhe e sinqertë grash dhe burrash të bashkuar në një fat të përbashkët, trashëgimtarët e të cilit ne jemi. Po sikur epoka e akullnajave të ishte edhe epoka e grave?
Në këtë biografi, gazetarja e muzikës pop, Karolina Sullivan, e cilëson udhëtimin magjepsës të Duas si një nga më frymëzuesit e popit, sidomos me turin “Future Nostalgia”. Ky është portretizimi më i thelluar deri më tani i një ylli të popit në kulmin e famës së saj. SI ARRITI TË BËHEJ DUA LIPA NJË IKONË E KOHËVE MODERNE.
“Libri përshkon në mënyrë gazmore miliarda vjet...
Ky punim sjell një mesazh shprese. Faktikisht, falë kujdesit të duhur të ofruar nga struktura dhe terapistë të specializuar, çrregullimi i personalitetit personit borderline mund të shërohet, me kushtin e vetëm që të arrihet të thuret dhe të zhvillohet rreth individit që vuan një aureolë dashamirësie dhe dashurie, ku të afërmit e tij, të informuar dhe të...
Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë. Vitet historike 1968 e 1981, formimi i partive, politika e tyre, formimi i UÇK-së, marrëdhëniet me...
Akademik Sherif Bundo ka sjelle nje studim krejt origjinal, dhe te pazakonte edhe per profilin e tij, - nje punim te thelluar per dollin, si pjese e rendesishme ne sofren shqiptare; Autori e sheh si pjese tejet te rendesishme te trashegimise etnokulturore shqiptare dhe propozon qe kjo te jete pjese e trashgimise boterore te UNESCO-s.
Ky libër magjepsës është piperosur me zhargone historike informuese dhe të çuditshme, si dhe është ilustruar me imazhe të habitshme e therese nga burime të përpikta nga e kaluara.
Një libër të merret me historinë që nga ngritja e tempullit të Solomonit në ritualet masonike, tek gjumët e dorëshkrimeve të fshehta hebraike. Një nga motivet kryesore në shkrimin e këtij libri buron nga dëshira e autorëve për të përcaktuar origjinën e masonerisë. A u formulua plotësisht ajo në themelin e Lozhës së Madhe të Anglisë më 24 qershor 1717, apo...
Deltaplang përmbledh tri rrëfime, tre histori me popullsi imagjinare, por të ngulitur në gjeografinë tonë reale.Te e para, dikush organizon një revoltë popullore, duke përdorur artin e kuzhinës për strukturimin e saj; te e dyta, një dorac mendjemprehtë shpëton banorët nga mësymja e policisë, duke e shndërruar fshatin në skenë teatri; te e treta, një...
Mund të thuhet pa drojë se "Kundërhistori e liberalizmit" është ndër ata tekste që ofrojnë mundësi për ndryshime themelore të perspektivës mbi tema me rëndësi jetike për çdo lexues bashkëkohor.
Kodiku i Kieutit është dokumenti i parë që dëshmon veprimtarinë letrare të Nikollë Filjes. Për shumë kohë rindërtimi i historisë së shkrimit të kësaj vepre nuk ka pasqyruar të vërtetën historike dhe filologjike, kjo për shkak të hipotezave të brishta të parashtruara qysh nga botimet e para të pjesshme.