Kërko më tej
Subcategories
Në Vjenën e pushtuar nga nazistët, Frojdit i jepet privilegji që të largohet jashtë vendit, duke marrë me vete njerëzit më të afërt. Në listën e përpiluar, u përfshinë gruaja, bijtë, kunata, dy asistentë, mjeku personal me familjen, madje edhe qeni, por jo katër motrat moshëthyera: Maria, Roza, Paulina dhe Adolfina. Është zëri i kësaj të fundit, degdisur...
Romë, 1139. I trazuar, një burrë ngriti sytë drejt kupës qiellore. Duke ndjekur shenjat e paralajmëruara nga paraardhësit, mbërriti në Qytetin e Përjetshëm, për të qenë i pranishëm gjatë shfaqjes së eklipsit, ku rreshtimi i yjeve do të jetë i papërsëritshëm. Në orën e caktuar, hëna, pak nga pak, u tret në errësirë dhe feksën 112 yje. Ishte shenja që...
Një seri vrasjesh të mistershme, ndodhin njëra pas tjetrës, në një fshat të vogël pranë Londrës. Shumë hipoteza hidhen dhe shumë kërkime bëhen. Të gjitha sillen rreth një manastiri, ku ndodhin ngjarje të kobshme. Jo më kot, njerëzit e quanin Manastiri i nëmur.
Gjatë një udhëtimi me avion, për të takuar shoqen e ngushtë, Ani njihet me Hansin dhe bie në dashuri. Pa kaluar shumë kohë, ajo merr vesh se ai është jo vetëm përdorues droge, por edhe shpërndarës. Pa e kuptuar edhe vetë, shumë shpejt, ajo e gjen veten të përfshirë në biznesin e të dashurit.
Shpërthimi i luftës mes Indisë dhe Nepalit nxjerr në pah varfërinë e skajshme të Indisë dhe bën që një pjesë e mirë e idnianëve të marrin rrugën e emigrimit drejt Amerikës. Por jo të gjithë emigrantët kthehen në vendin e tyre me të ardhura. Një pjesë vijnë më të varfër nga sa janë nisur.
Pasi ka jetuar dhe punuar në të gjithë botën, Rozi vendos të kthehet në Dublin për t'u kujdesur për Minën, teton plakë që e ka rritur. Asgjë nuk ka ndryshuar në lagjen ku ajo është rritur, kurse bashkëjetesa me Minën, në depression dhe e alkoolozuar, nuk is jell asnjë kënaqësi përveç shtëpisë së fëmijërisë, që Ushtria poi a kthente pas kaq vitesh.
Pas disa vitesh punë në policinë e shtetit, ku rutina e procesverbaleve dhe e marrjes në pyetje të keqbërësve të parëndësishëm e mërziste, Maria Kallio fillon të studiojë sërish në Fakultetin e Drejtësisë. Por ngaqë i mungon aksioni, pranon një punë në polici si zëvendësuese. Gjatë kësaj kohe do t'i paraqitet rasti të kryejë hetimin e parë kriminal.
Vera fillon mirë për Maria Kallion: një shtëpi në buzë të detit me të dashurin, një punë e re si avokate. Gjithçka shkon për bukuri deri kur ajo gjen trupin e mbytyr të Armit, biondes simpatike me size, paksa mendjelehtë dhe llafazane, e ashtuquajtura "Tersi".
Në parkun publik dhe të qetë të Forshallës, në Finlandë, dikush ka mbytur një grua, ia ka nxjerrë sytë dhe i ka skalitur germën A në bark. Detektivi Lindmark merr në pyetje dhe arreston të fejuarin e viktimës, i cili e pranon vrasjen nën presion. Por pas ca kohësh, gjenden dy kufoma të tjera.
Luçia është një anesteziste që, përveç se në spitalin civil, punon edhe në dy institute të ndryshme: te Mortëmbla dhe te Frizeri. Njëri iu siguron pacientëve të vet të pasur, të rinj dhe të shëndetshëm, gjithë çka është e nevojshme për të vdekur në mënyrën më të rehatshme të mundshme. Tjetri mundëson mposhtjen e vdekjes përmes krionizimit.
Kur piktori Roderik Kenedi takon njëzetvjeçaren, Xhulia Fitzpatrik, edhe ajo artiste, iu duk sikur krizave që kishin turbulluar jetën e tij iu erdhi fundi. Por kur Xhulia njihet me Uilliam Armstrongun, një mesoburrë me profesion avokat, i solli një sërë ngjarjesh, të cilat patën pasoja dramatike për të tre ata.
Viti 1969. Një vajze e re amerikane, Edi dë Uajër, shkon në një ishull të Finlandës, për të vizituar teton e saj, që jeton në Shtëpinë e Xhamit. Dy djelmosha bien kokë e këmbë në dashuri me të dhe, kur ajo zhduket sa hap e mbyll sytë dhe pa asnjë shkak, njëri prej tyre gjendet i vetëvarur në hambar. Ky është fillimi i "misterit të vajzës amerikane", që do...
Çpo bën kështu, mama? Jo, nuk po lexon ditarin e fshehtë të sat bije. Edhe më zi se kaq. Ajo sapo të zuri gafil, teksa përvidheshe jashtë, rrasur e ngjeshur në minifundin e saj, me tulet e laprat që të vërshonin nga të gjitha anët. Po çfarë do të bëje për ta shtënë në dorë tët shoq? Gjithçka.
Çfarë do të bënit sikur, mbrëmjen e të kushedisesatit përvjetor të martesës, të zbulonit se burri ju tradhëton? Por ka edhe më pasi tju ketë kandisur edhe për një muaj mjalti të dytë romantik, dendet me viagra si i zijosur dhe i ndërron dashnoret si mbreti gratë. Duket si një makth që të lë pa frymë, por pikërisht kështu i ndodhi Xhes Xhardinës
Libri trajton me realizëm dhe njëkohësisht me fantazi krijuese realitetin e kohës sonë dhe sjell në formën e novelës eseiste përgjithësime të një natyre filozofike dhe, përpos një humori të zi, ekzistencën e një realiteti të zymtë, parë në një plan pannjerëzor, ku drejtësia dhe parimet në jetë, shppeshherë, shformohen për hir të pragmatizimit profan.
Historia e një vajze, e cila në një çast vendos të vrasë veten, sepses a herë mendon se ka zgjidhur një problem, papritur del diçka tjetër. Para se të vetëvrasjen, ajo shkruan një letër, në të cilën lë nga një mesazh për të gjithë të afermit. A do ta lexojnë ata mesazhin?! Po ajo, a do ta vrasë veten?!
Përmbledhja me tregime shpalos realitetin vullkanik, duke trajtuar tema të shumëllojshme. Problemet më të debatuara për rëndësinë e tyre, përvojat e përditshme, nga ato më të skajshmet e deri te më normalet dhe të parëndësishmet, karakteret e njerëzve që vihen në provë në laboratorin e shkrimtarit, duke na treguar fuqinë e tyre nën trysninë e reagimeve tona.
Prostata është një organ shumë i rëndësishëm, prej të cilat burrat marrin vitalitet, energji krijuese, impulse seksuale dhe pa të cilën shëndeti i përgjithshëm dhe cilësia e jetës do të rrezikohej tej mase. Ky libër, jo vetëm na ofron një tablo të plotë të teknologjive më të fundit mjekësore tradicionale, por edhe paraqet me shumë qartësi mundësi të reja...
Nga spekulimi me titujt toksikë te kriza e kredive për pasuri të patundshme, nga plaçkitjet e magjistarëve të financës te rënia e bankave të investimeve, nga siguritë ideologjike të politikës liberiste tek operacioni gjigant i shpëtimit të sistemit. Hulumtimi i një gazetari ekonomie pasqyron të gjitha këto çështje, por jo vetëm.
Prej vitesh jetoj larg Shqipërisë, prandaj massmediat shqiptare, veçanërisht, shtypi dhe interneti, por, deri diku, edhe televizionet më kanë shërbyer si shqisa, me të cilat perceptoj ngjarjet e atjeshme, reagimet e njerëzve, zhvillimet, dështimet dhe, në përgjithësi, imazhin, që kultivojnë shqiptarët për vetveten.
Një nga enigmat më të mëdha të historisë së Shqipërisë, jo vetëm në Luftën e Dytë Botërore, por edhe në përgjithësi, është se përse Konti Ciano, dhëndri i Musolinit, ishte njeriu që pati idenë e pushtimit të Shqipërisë dhe ia kërkoi me ngulm Duçes, i cili ishte ngurrues. Shqipëria është poërjashtimi i madh në sjelljen politike të Cianos.
Është vera e vitit 1950 dhe disa ngjarje të pashpjegueshme kanë ngërthyer Bakshoun, rezidencën e kalbur angleze, që familja e Flavias e quan shtëpi. Një zog i ngordhur gjendet në pragun e derës së shtëpisë me një pullë poste të vendosur çuditërisht në sqepin e tij.
Flavia dë Ljus, heroina e serisë, është një zonjushë njëmbëdhjetëvjeçare e pasionuar pas kimisë dhe e tërhequr nga helmet. I intereson sidomos arseniku dhe antidotet e tij. Por, mbi të gjitha, rend gjithnjë pas ndodhive të reja dhe ngulmon të jetë e pranishme kudo. Ajo është mbresëlënëse si heruese dhe magjepsëse si shkencëtare e marrë, me instikte të...
Paul Johnson zbulon të gjitha mëkatet që kanë bërë këta mendimtarë të mëdhenj dhe leximi i mëkateve të tyre në këtë libër është dëfryes. Këtë konstatim sfidant bën gazeta prestigjioze The New York Times
“Ky tekst është shumë i plotë si një kurs hyrës. Ai do të ngjallë interesin e studentëve për të mësuar historinë e SHBA-ve”, kështu shkruan Armando C. Alonzo i Texas A&M University. Libri konsiderohet me vlera për njohjen e SHBA-ve edhe nga institucionet shkollore, universitare, akademike shqiptare, apo edhe për ata që janë të pasionuar pas historisë...
Përrallat e mrekullueshme arabe, të përkthyera në shqip mjeshtërisht nga Mustafa Greblleshi, vijnë në tre vëllime nga shtëpia botuese Çabej
Libri i psikanalistit bashkëkohës Scott Peck "Rruga në të cilën rrallë shkohet" është nga më të lexuarit në botë. Njerëzit kanë gjetur në të një analizë të vërtetë dhe të sinqertë për ngritjen shpirtërore të vetvetes. Ky libër, më mirë se një duzinë ilaçesh, mund ta ndihmojë e ta lehtësojë secilin prej nesh për të bërë një zgjedhje sa më të drejtë,...
Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet, pyet producentët dhe shpërndarësit e...
Një eksperiment që doli me sukses, një prozë moderne që lidh thellësinë filozofike dhe depërtimin filozofik rreth kuptimit të jetës, - një model sesi jeta nuk arrin të sfidojë përballë vdekjes por njëherësh është edhe një udhëtim i fuqishëm letrar në mendjet e lexuesve të çdo kohe. Prandaj, është listuar si vlerë e përhershme letrare dhe rekomandohet në...
Çfarë është Ujku i Stepës i Hermann Hesse-s: një roman, një traktat estetik apo një testament shpirtëror? Zor se mund t'i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Vetë shkrimtari, i cili e shënjonte këtë vepër si më të dashurën e tij, nyjëton "Ujkun e Stepës" një rrugëtim brenda vetes si dhe një strukturë shpirtërore vetjake. Në këtë kuptim, "Ujku i Stepës" ruan...
Në këtë vëllim janë përfshirë veprat: "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" (anglisht dhe shqip), "Jeta ime", "Historia e krishterimit në Shqipëri", "Portrete dhe skica".
Në këtë vëllim janë paraqitur të gjitha letrat e shkruara nga Fan Noli drejtuara figurave të tilla si: Hilë Mosin, Aleksandër Xhuvanin, peshkopit rus Aleksandër, Tomas Manit, Sejfulla Malëshovës, Skënder Luarasit, Enver Hoxhës etj.