Krastakraus Shiko më të madhe

Krastakraus

Bilal Xhaferri BEL0059

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Krastakraus" është vepra të cilën autori e shkroi në një kohë të shkurtër në vitet '60, para arratisjes në SHBA dhe mbeti e pabotuar deri në fillim të viteve '90. Ndonëse është konsideruar një prej romaneve më të mira të letërsisë shqipe, autori dhe kjo vepër u ndëshkuan në heshtje  

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Romani i tij "Krastakraus" (Kreshta e Krujës, qytet - vendlindja e kryetrimit legjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeut), shkruar që në vitin 1968, u end gjatë nëpër redaksitë e të vetmes shtëpi botuese të shtetit komunist, përderisa përfundoi i burgosur nëpër arshivat e saj për vetë idetë që shtjellonte. U botua vetëm në vitin 1993 prej shtëpisë botuese private "Bilal Xhaferri", krijuar për të përkujtuar emrin e këtij autori të shquar disident.

Romani "Krastakraus" është një vepër monumentale, njëherësh sa klasike dhe moderne. E merr temën nga e kaluara historike e Shqipërisë e pikërisht nga periudha e luftërave heroike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, mbretit të shqiptarëve (1417-1467), i cili për një çerek shekulli përballoi me shpatën e vet dyndjet osmane në mbrojtje të shtetit shqiptar dhe të krishterimit. Është një vepër e shkruar mjeshtërisht. Imagjinata e fuqishme e këtij autori depërton nëpër mjegullën e mesjetës dhe përmes tablove dhe detajeve që përshkruan arrin t'i zbresë nga trualli i legjendave heronjtë dhe t'i sjellë ashtu të gjallë në sytë e lexuesve. Përmes jetës dhe bëmave të luftëtarëve të thjeshtë të Gjergj Kastriotit, shpaloset e tërë historia e luftërava shqiptaro - turke, e fitoreve dhe e humbjeve, e tradhëtive dhe e qëndresës.

Në qendër të këtij romani ngrihet figura e Strezit, njërit prej oficerëve trima të gardës së Skënderbeut dhe nëpërmjet linjës së dashurisë së tij për princeshën Ajkuna, në njërën anë dhe veprimtarisë së tij prej luftëtari trim, në anën tjetër, shtjellohen fatet e personazheve të tjerë në situata paqeje dhe betejash.

Bota e personazheve, psikologjia e tyre gërshetohen me natyrën aq sa herë - herë nuk kupton nëse njeriu është krijesë e natyrës apo natyra krijesë e tij. Trinia: Perëndi, natyrë, njeri dhe anasjelltas, ndërthuret si një nyje fatale në botën e secilit personazh si dhe në rrjedhën e ngjarjeve dhe situatave liriko - dramatike të prirura drejt tragjikes që kërcënon fate personazhesh dhe popujsh.

Fundi i këtij romani është një përshkrim mjeshtëror, gati homerik, i një beteje tepër të përgjakshme, pa fitimtarë dhe pa të mundur; i një beteje që nënkupton beteja dhe qëndresa të tjera dhe më të përgjakshme për të siguruar mbijetesën e një populli krenar që di ta jetojë jetën edhe në kohëra paqesh, edhe në kohëra luftërash.

Thanë për librin

"Krastakraus" është njëherësh simbol i dashurisë dhe i qëndresës njerëzore, është simbol i fitores së qytetërimit përballë dyndjeve barbare të të gjitha kohërave.

Njeriu i sotëm shqiptar gjen nëpër faqet e romanit shembëlltyrën e tij dhe gati dashurohet me vetveten si Narcisi i Mitologjisë përballë veprës së Bilal Xhaferrit.

Shefki Hysa

Të dhëna

Faqe160
Viti i Botimit1993
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori