Pema përpiqet të jetë pikë mbështetëse e fortë për lexuesin. Pema ka degët e saj.
Kryesorja nga degët është literatura jo-fiksionale; botimet nga fusha e ekonomisë, psikologjisë, motivimit; Charles Duhigg, Daniel Coyle, Malcolm Gladwell, Adam Grant, Peter Thiel e Blake Master, Carol Dweck, Daniel Goleman, Echkart Tolle, Richard Carlson, Wallace Wattles, Shakti Gawain – flasin shqip përmes Pemës. Shumica syresh pjesë e toplistës “New York Times Bestseller”.
Degë e rëndësishme është letërsia artistike klasike, me autorë të njohur; Honore de Balzak, Kahlil Gibran, Benjamin Konstant.
Ndër degët që përfshihet në klasiken është edhe ajo e mendimit filozofiko-politik; Princi i Makiavelit dhe Arti i Luftës i Sun Tzu-së.
Gjithnjë, në hap me kërkesat e lexuesve…
Vetëbesimi është një çështje aq qendrore në ekzistencat tona, sa s’mund të jetë objekt i vetëm një disipline. Për t’ia kuptuar zemrekët, s’duhet të kërkojmë ta studiojmë në një laborator, por ta vëzhgojmë në jetën e vërtetë, ta shohim duke u lindur dhe rritur, t’ia përqafojmë ritmin dhe t’ia ndjekim lëvizjet, ngurrimet dhe rrëmbimet, t’i vrapojmë përbri...
Kjo është një nga kryeveprat e nobelistes bjelloruse Svetllana Aleksieviç, njëherësh gazetare e njohur, e cila ka sjellë anën e panjohur, - pra vdekjen e gjallë – që solli shpërthimi i reaktorit bërthamor në vitin 1986: Çfarë ndodhi me jetët njerëzore dhe vendet që u prekën nga rrezatimi?!
“Zero te Një” është guida e plotë, e zgjuar e çdo njeriu që do të ndërtojë një biznes në ditët tona, sepse Peter Thiel është mjeshtri i kryemjeshtrave dhe mendjeve më të suksesshme të sipërmarrjes. I shpallur si një nga librat më të lexuar dhe më me vlerë, është fat që ky tekst vjen në kohë rekord nga Pema në gjuhën shqipe për lexuesit e Shqipërisë dhe...
Me romanin Zorba, Nikos Kazantzakis arriti të përjetësonte personalitetin e tij letrar i cili mbetet po kaq i spikatur dhe i paprekshëm edhe sot e gjithë ditën, pas shumë e shumë dekadash.