Pema përpiqet të jetë pikë mbështetëse e fortë për lexuesin. Pema ka degët e saj.
Kryesorja nga degët është literatura jo-fiksionale; botimet nga fusha e ekonomisë, psikologjisë, motivimit; Charles Duhigg, Daniel Coyle, Malcolm Gladwell, Adam Grant, Peter Thiel e Blake Master, Carol Dweck, Daniel Goleman, Echkart Tolle, Richard Carlson, Wallace Wattles, Shakti Gawain – flasin shqip përmes Pemës. Shumica syresh pjesë e toplistës “New York Times Bestseller”.
Degë e rëndësishme është letërsia artistike klasike, me autorë të njohur; Honore de Balzak, Kahlil Gibran, Benjamin Konstant.
Ndër degët që përfshihet në klasiken është edhe ajo e mendimit filozofiko-politik; Princi i Makiavelit dhe Arti i Luftës i Sun Tzu-së.
Gjithnjë, në hap me kërkesat e lexuesve…
Një përzierje e kritikës kulturore dhe këshillës për veprim, Puna e thellë do t’ia tregojë rrugën çdokujt që po kërkon suksesin e përqendruar në një botë të shpërqendruar.
“Shkenca e Mirëqenies është një libër pragmatik prej të cilit mësohen ligje e koncepte bazë për të gjithë njerëzit që duan mirëqënie në jetë. Autori na ofron konkluzione dhe këshilla si rrjedhojë e meditimit dhe provojës së gjatë jetësore. Ligji i Tërheqjes që tentohet të përvetësohet që nga Amerika në Europë nga njerëz që duan një jetë e një sistem jete...
Libri më i kërkuar i vitit nga fusha psikologjike, "Shprehi Atomike" me autor James Clear, erdhi në gjuhën shqipe. Ky libër do t'ju mësojë se si disa ndryshime të vogla, japin rezultate të jashtëzakonshme.
Libri më i kërkuar i vitit nga fusha psikologjike, "Shprehi Atomike" me autor James Clear, erdhi në gjuhën shqipe. Ky libër do t'ju mësojë se si disa ndryshime të vogla, japin rezultate të jashtëzakonshme.
Një nga romancierët më të mëdhenj jo vetëm francez, por edhe botëror. Honore de Balzak-un e përshkruan një stil i njëjtë i temës madhore të tij, e që është 'skena nga jeta franceze'. Stili i tij ndërkaq, kuptohet, unik.
Kjo histori e shkruar në vitin 1829 do të vendoset më vonë nga Balzaku në hapjen e sagës "Komedia njerëzore". Ajo përmban komplotin e asaj që do të jetë komponenti i novelave dhe ne tashmë kalojmë tek heronjtë e episodeve të tjera.
Ky eshte nje nga librat e pare me te suksesshem te dale Carnegie. Nese do te marresh mesimet brilante te ketij mjeshtri, ky eshte guri themelor prej nga ku mund te shkosh shume larg, ne rrugen ne te cilen ndoqen edhe nxenesit e tij te shquar si Napoleon Hill, Warren Buffett, etj…
Demokracitë mund të vdesin si pasojë e një coup d'état (grusht shteti) – ose mund të vdesin ngadalë. Kjo e dyta ndodh në rrjedhojë të një mashtrimi, pak nga pak: fillon me zgjedhjen e një udhëheqësi autoritarian dhe vazhdon me abuzimin e pushtetit qeverisës dhe shtypjen e plotë të opozitës.
Truri yt është teknologjia më e fuqishme në botë, por ta kanë dhënë pa manualin e përdorimit. Tani këtë manual e ke në dorë. Në këtë libër novator, Xhimi për- mend mësimet e nxjerra nga studimet shkencore dhe teknikat e provuara në praktikë, të cilat përdoren nga njerëzit më të suksesshëm në botë për të mësuar më shpejt dhe për të arritur rezultate të...
Tao Te Ching është libri më i rëndësishëm i mënyrës së të menduarit dhe filozofisë Taoiste. Ky libër, sipas legjendës, ishte shkruar pak a shumë rreth vitit 600 para Krishtit dhe autor i tij qe Lao Tzu, Mjeshtri i Vjetër, për të cilin thuhet se ishte një arkivist i Oborrit Perandorak gjatë Dinastisë Zhou.
Bazuar në përvojat e jetës reale të një profesionisti inteligjent, ndër më të mirët në këtë lëmë, 'Të fitosh në çdo negociatë' do t’ju japë mprehtësinë konkurruese në çdo diskutim.
Nëse je në kërkim të pyetjes se “Çfarë kupton të jesh feminist në ditët tona?”, përgjigjen më të mirë e gjen në këtë libër. I gjithë libri analizon këtë çështje në mënyrë eseistike, duke dalë në konkluzionin që ndarja gjinore ka sjellë pasoja negative si për burrat edhe për gratë....
Seria e jashtëzakonshme e detektivit privat Timi Dështimit (që veç i dështuar s'është), ekranizuar së fundmi nga Disney, vjen më në fund edhe në gjuhën shqipe. Histori që të shkrijnë së qeshuri!
Ky libër ka tronditur botën jo thjeshtë se është shkruar nga një nobeliste, në përpjekjet e saj e saj për të zhvilluar arsimin në Pakistan, por vjen edhe historia e 19-vjeçares e cila është qëlluar nga talebanët. Uashington Post thotë për këtë libër: “Gozhdues... është e vështirë të imagjinosh një kronikë lufte më prekëse, përveç ndoshta ditarit të Ana...
Vetëbesimi është një çështje aq qendrore në ekzistencat tona, sa s’mund të jetë objekt i vetëm një disipline. Për t’ia kuptuar zemrekët, s’duhet të kërkojmë ta studiojmë në një laborator, por ta vëzhgojmë në jetën e vërtetë, ta shohim duke u lindur dhe rritur, t’ia përqafojmë ritmin dhe t’ia ndjekim lëvizjet, ngurrimet dhe rrëmbimet, t’i vrapojmë përbri...
Kjo është një nga kryeveprat e nobelistes bjelloruse Svetllana Aleksieviç, njëherësh gazetare e njohur, e cila ka sjellë anën e panjohur, - pra vdekjen e gjallë – që solli shpërthimi i reaktorit bërthamor në vitin 1986: Çfarë ndodhi me jetët njerëzore dhe vendet që u prekën nga rrezatimi?!
“Zero te Një” është guida e plotë, e zgjuar e çdo njeriu që do të ndërtojë një biznes në ditët tona, sepse Peter Thiel është mjeshtri i kryemjeshtrave dhe mendjeve më të suksesshme të sipërmarrjes. I shpallur si një nga librat më të lexuar dhe më me vlerë, është fat që ky tekst vjen në kohë rekord nga Pema në gjuhën shqipe për lexuesit e Shqipërisë dhe...