Shtepia botuese eshte krijuiar ne vitin 1997 nga Brikena Çabej, vajza e studiuesit te njohur Eqrem Çabej dhe botim vepra te karakterit albanologjik, studimor, botime per femije, letersi artistike
Mjaft probleme aktuale të Kodit Standart kanë ardhur si rezultat i ndërprerjes së bashkëveprimit të tij me bazën historike të shqipes së kultivuar, ndërsa lidhur me Gjuhën Letrare, problemi i vërtetë i saj sot është ngurtësia në strukturë, pasojë e hegjemonisë së Kodit Standart ndaj saj dhe ndaj çdo forme tjetër të demokracisë gjuhësore.
Kam kërkuar rrugën time për një kohë të gjatë [ ] në etnologji jam krejt autodidakt. Zbulimin e parë të kësaj rruge timen e kam kuptuar për arsye që nuk mund të përmenden: nevoja për evazion, dëshira për të udhëtuar. Këto fjalë të Claude Lévi-Strauss përmbledhin fare mirë thelbin dhe shpirtin e këtij libri
Një libër krejt i veçantë, poezi e vërtetë në prozë, shoqëruar me fotografi të mrekullueshme bardhezi. Thelbi i librit është kuptimi i vërtetë i jetës, liria e shpirtit njerëzor, që arrihet vetëm nëpërmjet realizimit të vetvetes. Me të drejtë në Amerikë është bërë bestselleri i shekullit XX.