Roni Kacorri A-000186
Libër i ri
E titullova keshtu, sepse natyrisht secili prej nesh ka nje lufte te brendshme me veten e tij. Nje lufte per dicka, per gjithcka, por here here per asgje! Eshte nje lufte e pa'ndashme dhe e pa'ndalshme gjate gjithe jetes. Dhe e dini se kush humbet? Gjithmone ai qe eshte me i ndjeshem.
1000 Artikuj
Shtëpia Botuese | Maluka | |
UNE dhe UNI
Në dy brigje, unë dhe uni
Mes nesh jeta, si një lumë.
Krejt zbrazëti në krahun tim.
Por, matanë, asgjë më shumë.
Dhe, ecim brigjeve pafund
Asnjëherë s'u gjend një urë!
Njëri rend disi serioz.
Tjetri, thjeshtë, për aventurë.
Ndahemi, në kufij muzgjesh!
Shohim vonë, të njëjtën ëndërr.
Një jetë dashurojmë të dy.
Një dashnor, e tjetri dhëndërr.
Njerit, jeta shfaqur dreq.
Tjetrit ëmbël, mjalt i hojës.
Një e sheh si një Helenë!
Tjetri mankth, si kali i Trojës.
Njeri, jeton iluzionet.
Tjetri, mrekullinë e tetë
Krejt mashtrim, i gjithë ky "lumë"
Lumë që, s'derdhet kurrë në det.
Kohë e gjatë, që, unë dhe uni.
Kthyer shpinën, në harresë.
Në dy brigjet e një "lumi"!
Ndanim gjysmën, e "asgjësë"
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 63 |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Poeti Roni Kacorri vjen me një përmbledhje poetike, e cila sjell një refleksion të thellë për realitetin në të cilin jetojmë, për zhvendosjet fizike dhe shpirtërore, kujtimet dhe pakënaqësitë e qenies, përmes metaforash dhe teknikash poetike të veçanta.