I ri Maradona - dora e Zotit Shiko më të madhe

Maradona - dora e Zotit

Jimmy Burns A-000738

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një libër që lexohet me një frymë nga kushdo, sidomos prej atyre që e kanë "jetuar" magjinë e tij dhe ...

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fondacioni Henrietta Leavitt
ISBN9789928454379

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Çdokush që dyshon, se Diego Maradona ishte jo më shumë, por thjesht një lojtar futbolli, i këshilloj t’u hedhë një sy titujve kryesorë të gazetave më të mëdha në botë, ditën e vdekjes së tij, më 25 nëntor 2020. Nga gazeta franceze Equipe, që hapej me titullin “Zoti ka vdekur” deri te Olé, në Argjentinë, me titullin “I pavdekshëm: 1960 – infinit”! Edhe kaq mjaftojnë për të na bindur, se nuk ishte vetëm një gjeni i lojës së futbollit, por edhe një ikonë dhe legjendë. Në një nga pankartat e shumta që mbante masa e madhe e argjentinasve të varfër “të pakëmishtë”, shkruhej: “Nuk ka rëndësi se çfarë ke bërë me jetën tënde, por çfarë ke bërë për jetën e të tjerëve!”

Kujtimet më çojnë kohë më parë, në fillim-vitet 1990. Më kishin ngarkuar detyrën të shkruaja një biografi për jetën e Maradonës, konkretisht për fillimet e tij si lojtar, një punë që e kisha pritur me shumë entuziazëm, falë edhe dashurisë time spanjolle të fëmijërisë për futbollin.

Zgjedhja bazohej në një përvojë të mëparshme pune në Buenos Aires, në vitet 1980, si korrespodent i jashtëm. Një ditë, ndërsa përpiqesha të kapja trenin e qendrës së Buenos Aires-it, për të vajtur në rrethinat e varfra, kuptova se çfarëdo që kisha parë, dëgjuar e lexuar për ulje-ngritjet e jetës së Maradonës, nuk më kishin përgatitur për atë që po zbuloja. Udhëtimi i eksplorimit kalonte nëpër rrugë të pashtruara, që kutërbonin erë gjirizesh dhe plehrash të kalbura, për të përfunduar në një kasolle ndërtuar me teneqe, tulla gjysmë të thërrmuara dhe karton, ku Maradona kishte kaluar fëmijërinë, por që ruhej me fanatizëm dhe dashuri! Lule e rosario nga të gjitha anët!

Kur dëgjova lajmin për vdekjen, në mend më kaloi vetëm një imazh: Maradona i vogël, duke luajtur me topin e futbollit në oborrin e shtëpisë gjysmë të rrënuar. Dua të theksoj se që në moshë të njomë djali argëtohej me topin, e mbante me këmbën e majtë dhe luante vazhdimisht me të, për ta hedhur me forcë e vendosmëri vetëm kur i kishin shterur të gjitha fuqitë.

Për kohën kur është djalosh i rritur, vështirë të mbash mend vetëm një imazh, por po t’i referohemi medias, veçanërisht asaj argjentinase, Maradona është personifikimi i talentit dhuruar nga Zoti, magjistari I topit! Vetë Maradona nuk e harroi kurrë poshtërimin social të të lindurit në një periferi të varfër qyteti. Ndoshta një fakt i tillë i shtoi urinë për ta provuar veten në një botë ku të gjitha shanset ishin kundër njerëzve me prejardhjen e tij – një përzierje emigrantësh të varfër italianë me paraardhës indigjenë. Nga ana tjetër, krenaria me të cilën e përmendte gjithnjë këtë prejardhje i siguroi një popullaritet të madh, të paktën në botën e të varfërve, për të cilët futbolli ishte një mënyrë arratie dhe ndërlidhjeje me botët e tjera.

Në “Kupën e Botës, 1986” në Meksikë, Maradona shndërrohet në simbol. Në fazën çerek-finale, në ndeshjen e “Argjentinës” kundër “Anglisë”, shënon golin me dorë dhe që e bën menjëherë të famshëm, kundër armikut të vjetër në historinë dhe mitologjinë e Argjentinës, por arbitri dhe gjyqtari anësor nuk e penalizojnë – e japin gol. Vetëm bashkatdhetarët ia falin hilenë! Ky është goli i parë! Në golin e dytë – dhe më duhet ta pohoj që sa herë e shoh, dua ta shoh përsëri, kurrë nuk lodhem, Maradona është i jashtëzakonshëm – e kap topin në gjysmëfushën e tij, niset për në gjysmëfushën angleze dhe driblon mbrojtjen kundërshtare në një ekuilibër perfekt shpejtësie dhe ritmi. Një poezi në lëvizje!

Këto dy gola fare mirë mund të na shërbejnë për të përmbledhur personin që do të bëhet Maradona: gjeniu, që karakterizohet nga pasiguri dhe të meta. Goli i parë tregon Maradonën që ia doli të shndërrohet nga fëmijë rruge në yll, por ende i pasigurt te vetja, që ka nevojë të bëjë dredha dhe të mos tregojë të vërtetën. Goli i dytë është Maradona-lojtar I jashtëzakonshëm, me aftësi tejet të veçanta. Nëse ndonjë futbollist tjetër do të bënte të njëjtën gjë si Maradona edhe mund t’i falej, sepse aq ishte i zoti të bënte. Në rastin e Maradonës, jo! Tragjedia qëndron në faktin, se vazhdoi të pohojë se do të bënte përsëri të njëjtën gjë, dhe ta justifikojë të gjithë veprimin edhe më pas, ndërkohë që talenti që i kishte dhënë Zoti ia bënte krejtësisht të panevojshëm.

Sa u takon lojtarëve të tjerë të skuadrës argjentinase që i panë të dy golat kundër “Anglisë”, për ta ishte fitorja e një personi me të cilin flisnin të njëjtën gjuhë, për më tepër me statusin e ekspertit më të shkëlqyer me të cilin kishin luajtur ndonjëherë, me vizion dhe stil që shkonte përtej normales, i njohur në të gjithë globin si lojtari më i mirë në histori. Ky perceptim ushqen edhe më shumë pretendimin e Maradonës për një ndërhyrje hyjnore.

Në Meksikë, ku “Argjentina” fiton “Kupën e Botës”, Maradona është shpirti dhe trupi i një kombi të tërë, njeriu që arrin të marrë hak për poshtërimin e katër viteve më parë në luftën për ishujt Falkland. Por nuk është vetëm kaq! Maradona është dashi në altarin e sakrificës që do të vazhdojë të ushqejë, me mish e gjak nga mishi e gjaku i tij veçanërisht demonët, në përpjekjen e tyre për ta vënë poshtë, edhe pse duket se gjithnjë ia del të ngrihet, pas çdo rënie të radhës.

(Pjesë nga parathenia e librit)

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789928454379
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiValbona Nathanaili