Vrite babain Shiko më të madhe

Vrite babain

A-004140

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një fëmijë është zhdukur në një park në periferi të Romës. Jo shumë larg nga vendi ku ishte parë për herë të fundit, gjendet e ëma e vdekur. Hetuesit besojnë se personi përgjegjës është bashkëshorti i gruas, dhe që pastaj mund të ketë vrarë edhe të birin duke fshehur trupin.

Më shumë detaje

97 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN978999061278

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Mbi librin Një fëmijë është zhdukur në një park në periferi të Romës. Jo shumë larg nga vendi ku ishte parë për herë të fundit, gjendet e ëma e vdekur. Hetuesit besojnë se personi përgjegjës është bashkëshorti i gruas, dhe që pastaj mund të ketë vrarë edhe të birin duke fshehur trupin. Kur në skenën e krimit vjen Colomba Caselli, ajo kupton se në rindërtimin e ngjarjes ka diçka që nuk shkon. Colomba është tridhjetë vjeçe, është e bukur, atletike, dhe me karakter të fortë, por nuk është më në shërbim. Ajo ishte larguar nga detyra pas një ngjarjeje tragjike ku kishte qenë dëshmitare. Megjithatë, nuk i reziston dot tundimit të bëjë atë që di të bëjë më mirë: të jetë një police, një ndër më të mirët. Shefi i saj e di këtë, ndaj dhe i kërkon që të vazhdojë hetimet pa tërhequr vëmendje, duke e vënë në kontakt me Dante Torre-n, që njihet si "njeriu i silosit", një ekspert për personat e zhdukur dhe fëmijët e abuzuar. Ai është një gjeni, me aftësi të pabesueshme deduktive, por edhe me fobi dhe paranoja shqetësuese. Në fëmijëri, Dante-n e kanë rrëmbyer dhe, ndërsa bota e mendonte të vdekur, ai u rrit i mbyllur brenda një silosi, ku u shkolluar nga kontakti i tij i vetëm me botën, individi misterioz që Dante e quante "Babai". Kërkesa që i bën Colomba për t'iu bashkuar hetimeve do ta vërë përballë makthit të tij më të keq. Sepse pas zhdukjen e fëmijës Dante zbulon dorën e "Babait". Por nëse është kështu, pse rojtari i tij ka vendosur të kthehet dhe të godasë përsëri pas kaq shumë vitesh? A do të mundet Colomba të besojë tek intuita e "aleatit" të tij, apo Dante po e udhëheq drejt një gjuetie fantazmash? Mbi autorin Sandrone Dazieri ka lindur në vitin 1964 në Cremona. Ai është shkrimtar dhe skenarist i njohur Italian. Dazieri është një mjeshtër i zhanrit noir. Ndër librat e tij më të njohur janë "Attenti alla Gorilla", "La cura della Gorilla", "Gorilla Blues", "Il Karma del Gorilla" etj. Është vlerësuar me çmimin Bancarellino për librin për të rinjtë "Ciak si indaga". Ai është skenarist i shumë filmave fiction italian ndër të cilët edhe Squadra antimafia Palermo oggi dhe R.I.S Roma Delitti imperfetti. Nga hijet e së shkuarës kthehet një vrasës pa fytyrë. Dazieri braktis Noir-in urban dhe ndërton një thriller madhështor që mban lexuesin të mbërthyer nga faqja e parë deri tek e fundit, duke e mbajtur vazhdimisht nën tension teksa historia merr kthesa të paparashikueshme.

Të dhëna

Faqe648
ISBN978999061278
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEdmond Cali