City Shiko më të madhe

City

Alessandro Baricco BD0548

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër titullohet City. E kuptoj që, pas romanit Mëndafsh, do të kishte qenë mirë të gjeja një titull që të tingëllonte disi ndryshe. Po ky libër është ndërtuar si qytet, me idenë e një qyteti. Më pëlqente që ti-tulli ta thoshte këtë gjë. Tanimë e thotë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN978999405599

1 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

4 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Historitë janë lagje, personazhet rrugë. Pjesa tjetër është kohë që kalon, dëshirë për t'u endur dhe nevojë për të soditur. Kam udhëtuar për tre vjet nëpër City-n. Lexuesi, nëse dëshiron, mund të ndjekë gjurmët e mia. Eshtë gjëja më e bukur dhe më e vështirë e të gjithë librave: si mund të bëhet udhëtimi i tjetrit?

Thjesht, sa për ta ditur, dua tiu them se për herë të parë kam shkruar një libër që, së paku pjesërisht, është i vendosur në ditët tona. Ka makina, telefona, autobusë, madje edhe një televizor, e në njëfarë pike shfaqet dhe një zotëri që shet një rulotë. Nuk ka kompjuter, po do t'i vijë dita dhe atij. Pastaj edhe jam çlodhur nga mundimi duke vizatuar nja dy lagje te City që të kthejnë pas në kohë. Te njëra rrëfehet një histori boksi, në kohën e radios. Te tjetra kemi western. E kam pasur gjithnjë me qejf të shkruaj një western. Eshtë shumë argëtuese, po edhe shumë e vështirë. Mbetesh gjithë kohën duke vrarë mendjen se si dreqin ta shkruash atë skenën e fundit të shkëmbimit të zjarrit.

Sa për personazhet — rrugët pra — ka gjithfarë. Kemi aty njërin që është gjigant, një tjetër që është memec, një berber që të enjteve qeth flokë falas, një gjeneral ushtrie, shumë profesorë, njerëz që luajnë me top, një fëmijë me ngjyrë që gjuan kosha dhe shënon gjithmonë. Kësisoj njerëzish, pra. Eshtë dhe një djalë që quhet Gould dhe një vajzë që quhet Shetsi Shell (nuk ka lidhje me atë të karburanteve). Do të më marrë malli për ta.

Alessandro Baricco

"Në të vërtetë romani shfaqet i ylbertë, si një flluskë e madhe sapuni në të cilën rrezikon të humbasësh fillin në lëmshin e një prej shkrimeve më të bukura, më të zhdërvjellëta dhe në dukje nga më të natyrshmet e narracionit të ditëve tona."

Giovanni Pacchiano, Corriere della Sera


Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe340
ISBN978999405599
Titulli origjinalCity
RedaktoriKlodiana Metani
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMimoza Hysa