Legjenda e Pianistit mbi oqean Shiko më të madhe

Legjenda e Pianistit mbi oqean

Alessandro Baricco ZEN0023

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Thonë se mbi Virginia - n jep shfaqje një pianist i jashtëzakonshëm, me një teknikë të mahnitshme, i aftë të luajë një muzikë të padëgjuar kurrë më parë, të mrekullueshme.

Më shumë detaje

902 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Zenit
ISBN9789992794860

400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një anije transoqeanike me emrin e madh Virxhinian, bënte rrugën midis Europës dhe Amerikës. Ishte periudha midis dy luftërave botërore, viti 1930, dhe anija luksoze transportonte miliarderë, emigrantë, apo njerëz të zakonshëm që mezi kishin siguruar një biletë të klasit të tretë për të shkuar në botën e ëndrrave, Amerikë. Brenda në anije njerëzit thoshin diku me pëshpërima dhe diku me zë të lartë se ndodhej një pianist i jashtëzakonshëm, me një teknikë të habitshme, i aftë për të prodhuar një muzikë të mrekullueshme, të padëgjuar kurrë me parë. Thonë se historia e tij qenkësh absurde, se paska lindur në këtë anije dhe se nuk paskësh zbritur më kurrë prej saj. Dhe pse-në askush nuk e dinte Foshnja që lindi brenda në anije nga një dalldisje erotike, dhe u hodh në hollin e sallës së ballos dhe madje në kapakun e pianos, sikur donte të vuloste edhe talentin e tij në fushën e muzikës. Ka qenë drama e pianistit, ku miliarderi që e gjeti i vuri një emër amerikani. Pianisti që nuk do të zbriste kurrë nga anija, pasi aty kishte tashmë botën e tij, natyrisht jo të vetëpërzgjedhur. Një "mikroklimë" e njeriut që ishte "ndryshe" nga të tjerët! Për të cilin, toka ishte... një anije tepër e madhe, një udhëtim tepër i gjatë, një grua tepër e bukur, një aromë tepër e fortë, një muzikë që nuk dinte ta luante.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe70
ISBN9789992794860
V. Bot2005
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiShpëtim Kelmendi