Chris Cleave PE0144
Libër i ri
Ky roman tregon se si “tjetri” nuk është thjesht një i njohur apo një fqinj, “tjetri” mund të jetë çdokush, edhe një komb i tërë, në përpjekje për t'u çliruar nga kthetrat e çnjerëzores.
1 Artikull
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | PEGI | |
ISBN | 9789928228857 | |
“Dora tjetër” është rrëfimi me dy zëra i jetëve të ndërthurura të një refugjateje nigeriane dhe një kryeredaktoreje të një reviste britanike.
Bletëza, refugjatja nigeriane, sapo ka dalë nga qendra e paraburgimit për imigrantët e paligjshëm, ku ka jetuar në kushte të vështira për dy vjet. E vetmuar në një vend të huaj, pa miq e pa para, ajo vendos të kërkojë mbështetjen e së vetmes vendase që njeh. Sara është një nënë e re e moderne, kryeredaktore, një fragment i së kaluarës të së cilës lidhet me Bletëzën.
Para disa vitesh ato janë takuar, rastësisht, në një plazh në Nigeri, ku Sara po kalonte pushimet me të shoqin, në një përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre. Ajo që ndodhi në atë plazh, jo vetëm i shkatërroi përfundimisht, por shndërrohet në një makth që kthehet në jetën e tyre papritur, në çastin kur Bletëza i merr në telefon.
Ky roman paraqet një dramë personale, njerëzore dhe shoqërore që ka ndodhur e do të vazhdojë të ndodhë për sa kohë në botë ka varfëri, padrejtësi e luftë. E megjithatë, ai lexohet edhe si një rrëfim intim i domethënies së migrimit, mallit, frikës dhe etjes për liri. Ndër të tjera, romani ilustron përmasën gjithëpërfshirëse të statusit të refugjatit; sesi ai i rrafshon të gjitha dritëhijet e një jete dhe sesi ky rrafshim e shndërron individin në një dokument, në një fije të bardhë letre me shkrim të zi, e cila vërteton, pa dyshimin më të vogël, nëse ai individ ka të drejtë të ekzistojë apo jo. Në përballje me këtë shpërfytyrim të individit, autori shtron pyetjen: sa nga ne, mendjehapurit e shpirtgjerët, do të shtrinin një dorë?
Fragmente nga libri
1) ... ju kërkoj menjëherë të bini dakord me mua, ju lutem, se një shenjë nuk është kurrë e shëmtuar. Ja, damkosësit kështu duan që të mendojmë ne. Por ju dhe unë duhet të bëjmë një marrëveshje për t’i sfiduar ata. Ne duhet t’i shohim të gjitha shenjat si bukuri. Mirë? Ky do të jetë sekreti ynë. Sepse, ta keni prej meje, shenja nuk krijohet tek i vdekuri. Shenja do të thotë: “Mbijetova”.
2) Po t’ua tregoja këtë histori vajzave në fshat, do të më duhet t’u shpjegoja se si mund të mbytesh në një lumë me njerëz dhe njëkohësisht të ndihesh shumë, shumë e vetmuar. Por, në të vërtetë, nuk besoj se do t’i gjeja dot fjalët.
Thanë rreth librit
Në një botë plot me turpe dhe padrejtësi, zgjedhjet e guximshme dhe instinktive të personazheve sfidojnë dëshpërimin e pashmangshëm, duke shndërruar një roman politik në një histori triumfuese, prekëse dhe njerëzore.
- The New York Times
“Dora tjetër” është nga lloji më i mirë i romaneve politike: je pothuajse tërësisht i pandërgjegjshëm për politikën në të, pasi ky libër nuk ka të bëjë me gjëra abstrakte, por me qenie njerëzore.
- The Washington Post
“Dora tjetër” është një kalërim ambicioz dhe guximtar nga xhungla e Afrikës, te një takim tronditës në një plazh, te disa zyra mediatike në Londër dhe te jeta shtëpiake në rrethinat e saj të gjelbra. Pjesërisht thriller, pjesërisht një sagë multikulturore, ky libër i kredh personazhet e tij në çështje si migrimi, globalizimi, dhuna politike dhe përgjegjësia personale.
- The Guardian
Përveç dialogëve me një zgjuarsi të mprehtë, një fabule të ngarkuar me emocione dhe betejave etike të personazheve tejet të gjalla, “Dora tjetër” paraqet edhe një sfidë për të ripërtërirë pikëpamjet tona rreth mirësjelljes njerëzore.
- The Independent
Shënim: Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të Komisionit Europian. Ai pasqyron vetëm pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mund të konsiderohet përgjegjës për përdorimet e mundshme të informacioneve që përmban teksti.
Faqe | 304 |
ISBN | 9789928228857 |
Viti i Botimit | 2017 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përmasat | 14x21 |
Përkthyesi | Alina Karaulli |
Roman | Psikologjik |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.