Nje hap drejt se panjohures Shiko më të madhe

Nje hap drejt se panjohures

Mbretëresha Noor BD0404

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër "Një hap drejt së panjohurës" është një libër i mrekullueshëm. Historia e një amerikaneje të re, e cila u bë bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e një monarku arab. Ky libër paraqet një portret tërheqës të të ndjerit mbret Husein dhe përpjekjet e tij gjatë gjithë jetës për ti sjellë paqen rajonit të dërrmuar nga lufta, këndvështrimin e një dëshmitareje reale për hendekun në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe kombeve arabe.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN978999433378X

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Po ashtu ky libër është historia e sinqertë e një nëne dhe gruaje që diti ta mbante më së miri barrën që i ra, duke qenë bashkëshortja e një burri shteti. Por mbi të gjitha është një histori dashurie ditari intim i një gruaje që u dashurua marrëzisht pas një mbreti dhe popullit të tij. E lindur në një familje të shquar amerikano-arabe dhe rritur mes privilegjesh, Lisa Halaby ndoqi vitin e parë të studimeve në universitetin e Princeton-it dhe në vitin 1974 u diplomua për arkitekturë dhe urbanistikë. Dy vjet më vonë, teksa kishte shkuar në Jordani të vizitonte të atin, u njoh rastësisht në pistën e aeroportit me mbretin Husein. Fort i admiruar në gjithë botën arabe si zë i moderuar dhe pinjoll i drejtpërdrejtë i profetit Muhamed, Huseini u bë shumë shpejt beqari më i lakmueshëm në botë, pas vdekjes tragjike të së shoqes. Herën tjetër që u takuan, Huseini ra kokë e këmbë në dashuri me vajzën e çiltër dhe sportive të mikut të tij të ngushtë prej aq vitesh. Pas një lidhjeje të fshehtë e marramendëse, Lisa Halaby u bë Noor Al Hussein, mbretëresha e Jordanisë.

Të dhëna

Faqe416
ISBN978999433378X
Viti i Botimit2006
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAurel Manushi