Bursa dhe fitimi per te gjithe Shiko më të madhe

Bursa dhe fitimi per te gjithe

Kujtim Çako BD0398

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Pas një pune studimore disavjeçare, Kujtim Çako sjell librin e rrallë dhe ndoshta i pari me karakter shkencor teoriko-praktik, Bursa dhe fitimi për të gjithë.

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994333305

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kujtim Cako ka përfunduar në vitin 1963 67 shkollën e mesme ushtarake Skënderbej. Në vitin 1967- 71, si student ushtarak ka kryer studimet e larta në universitetin shtetëror të Tiranës dhe është diplomuar ekonomist i përgjithshëm me rezultate shumë të mira, duke mbrojtur temën e diplomës Disa probleme të rritjes së efikasitetit të investimeve në vendin tonë. Vlerësim të mirë mori edhe për kapitullin e veçante ku u trajtua një problem i kohës: Planifikimi rrjetor si një nga metodat matematikore të reja, të aplikuara në ekonomi. Në vitin 1985-88 ka ndjekur kualifikimet pasuniversitare 3-vjeçare, duke u promovuar i pari në fushën e ekonomisë në ushtri me gradën shkencore Kandidat i Shkencave dhe më vonë Doktor i Shkencave nga dy institucione të rëndësishme: Fakulteti i Ekonomisë më Universitetin e Tiranës dhe Akademia Ushtarake. Në vitin 1970-92, Cako shkroi disa shkrime të karakterit ekonomiko-financiar në organet e shtypit ushtarak dhe është autor e bashkautor i disa teksteve dhe i disa fjalorëve terminologjikë të Prapavijës në disa gjuhë për Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake në Tiranë. Për shumë vite ka dhënë një kontribut modest shkencor në fushën e kualifikimit të shumë kuadrove të ushtrisë, me udhëheqjen shkencore dhe oponencën e punimeve, që janë promovuar KandidatDoktor të Shkencave në fushën e Ekonomisë dhe të Prapavijave (Logjistikës) së Ushtrisë shqiptare. Ka marrë pjesë si punonjës shkencor pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Ekonomisë dhe Akademisë Ushtarake në mjaft sesione dhe konferenca shkencore kombëtare. Gjatë karrierës së tij ka qenë zëvendësdrejtor Plan-Financës dhe drejtor Finance në vitin 1981- 87 dhe më vonë ka punuar në funksionin e zëvendësministrit për problemet Ekonomiko-Financiare në ushtri për periudhën 1987-91. Gjatë viteve 1990-92 mori pjesë aktive në studimin, organizimin dhe zbatimin e një serë masash reformuese dhe demokratizuese në ushtri, si për depolitizimin dhe departizimin e saj, për Statusin e Ushtarakut, për mobilizim-çmobilizimin, etj,. të konkretizuara në ligjet e veçanta, në parlamentin e pare pluralist demokratik. Që prej vitit 1992 deri në vitin 2005 ka qenë në emigracion në Gjermani ku ka ushtruar aktivitet në kompani të ndryshme, duke punuar si ekspert në sektorin e financës, tatimeve dhe sistemin bankar. Eksperienca dhe aftësitë i dhanë mundësitë që të bëjë njehsimin e diplomës dhe të gradës Doktor: në Gjermani.

Të dhëna

Faqe224
ISBN9789994333305
Viti i Botimit2005
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë