Me syrin e nje klouni Shiko më të madhe

Me syrin e nje klouni

Heinrich Böll BD0242

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me syrin e një klouni është një nga romanet e mëdha të Heinrich Böll-it dhe të letërsisë gjermane të viteve 60. Është shpërthimi i artistit rebel që sfidon normat e ngurta të shoqërisë për hir të dashurisë së humbur. Njëkohësisht përballja me hipokrizinë e protagonistëve të shoqërisë, që edhe pse më parë patën mbështetur regjimin totalitar nazist, në shoqërinë e sotme predikojnë moralin e krishterë dhe tolerancën, pa i ushtruar dot vetë këto. Ishte i kuptueshëm suksesi i këtij libri në vitin 1984. Sot ai vjen i plotë me të gjitha pjesët e censuruara në atë kohë. Ardian Klosi

Më shumë detaje

490 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789928176042

1 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Hans Shniri, kloun profesionist, është ndarë shpirtërisht nga prindërit e tij qysh kur këta çuan në luftë motrën ende të mitur, Henrietën. Pasi braktis shkollën dhe shtëpinë, jeton si artist bohem me të dashurën, Marien. Por pas një bashkëjetese të gjatë, Maria e braktis, nën ndikimin e disa zyrtarëve të lartë katolikë dhe parimeve të moralit. Klouni kthehet në qytetin amtar, Bon, pa asnjë të ardhur, i vetmuar dhe i dëshpëruar. U shpall luftë këtu gjithë personazheve shtinjakë rrotull tij, të cilët ia mohojnë lirinë e dashurisë dhe të krijimit. Mungesa e Maries i është kthyer në një vuajtje gati-gati fizike. Përmes armës së tij kryesore, telefonit, zbulon karakteret e personazheve përreth vetes dhe i vë para fytyrës pasqyrën një shoqërie që është shumë më tepër se Gjermania e viteve 60. Këtë mungesë të tmerrshme të Maries, monogaminë time, miqtë e saj katolikë e quajnë dëshira e mishit Çemër që i kanë gjetur: dëshira e mishit! Ta quanin të paktën dëshirë për një grua. Kurse kështu, e mishit, të duket sikur je te kasapi. Janë po ata zotërinj klerikë që mbrojnë me aq zjarr monogaminë e njeriut dhe martesën, por kur u rrëfehet se vuan tmerrësisht nga mungesa, ta bëjnë me shenjë të shkosh në ato vende ku, siç mendojnë ata, dashuria mund të blihet, domethënë në bordello.

Të dhëna

Faqe240
ISBN9789928176042
Viti i Botimit2006
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Klosi