I ri Veriu dhe Jugu Shiko më të madhe

Veriu dhe Jugu

Elizabeth Gaskell BLV0025

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Një histori dashurie mes krenarisë, paragjykimeve dhe përplasjes së dy botëve, në zemër të Anglisë viktoriane.
Një roman i paharrueshëm për dashurinë, dinjitetin njerëzor dhe konfliktet shoqërore të një epoke që ndryshoi historinë.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928837554

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një ndër klasikët më të mirë të letërsisë angleze dhe asaj botërore, “Veriu dhe Jugu” rrëfen historinë e vështirë të dashurisë mes Xhon Thorntonit dhe Margaretë Heillit, të ndërlikuar nga krenaria dhe paragjykime që të kujtojnë shpesh stilin e Xhejn Ostinit, si edhe nga kërkesat e reja shoqërore të një Anglie në kulmin e industrializimit.

Ai është një pronar i pasur fabrikash tekstili, simbol i borgjezisë së re kapitaliste, në një qytet të zymtë industrial të veriut. Ajo është bija e një famullitari, i cili është shpërngulur nga jugu rural dhe tradicional, i rrënjosur në moralin e krishterë dhe ende i sunduar nga aristokracia e pronarëve të tokave.

Dy karaktere të ndryshme për nga temperamenti, prejardhja dhe kultura, që tërhiqen dhe largohen nga njëri-tjetri që në fillim, mes përplasjeve dhe keqkuptimeve të vazhdueshme. Marrëdhënia e tyre komplekse, e cila zhvillohet gradualisht, vazhdon t’i magjepsë lexuesit prej më shumë se një shekulli e gjysmë.

Romani u botua për herë të parë në mënyrë periodike në revistën e Çarls Dikensit, “Household Words”, gjatë viteve 1854–1855.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe522
ISBN9789928837554
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
PërkthyesiEtleva Hoxha Cepele