I ri Jehona e Shpirtit Shiko më të madhe

Jehona e Shpirtit

Mehmet Senol BDR535

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Një baba i veçantë... Një bir i veçantë...
Sami Frashëri, një ndër mendjet më të ndritura të Rilindjes Kombëtare, me një trashëgimi të jashtëzakonshme në filologjinë shqipe dhe turke, si një urë e çmuar mes dy gjuhëve dhe kulturave.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789928377784

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ali Samiu, i biri, themeluesi i Gallatasarajit dhe një ndër pionierët e sportit modern turk, që mishëroi frymën përparimtare të një epoke që po ndryshonte me shpejtësi. Dy breza, dy rrugë të veçanta, një fat i përbashkët, ndërthurur në historinë e një familjeje, që, nga rrënjët e saj në Përmet, u shtri deri në Stamboll.
“Jehona e shpirtit”, e klasifikuar si letërsi dokumentare, është rrëfimi i një trashëgimie intelektuale dhe shpirtërore që kapërceu kufijtë dhe la gjurmë në historinë e dy popujve. Në sfondin e një epoke të trazuar, mes përmbysjeve politike, përndjekjeve, burgosjeve dhe internimeve, shpalosen jo vetëm vështirësitë e një kohe që vuri në provë fatet njerëzore, por edhe përjetimi i dy identiteteve, i dy gjuhëve dhe i dy botëve kulturore, mes gjuhës së trashëguar dhe asaj të përditshme, mes rrënjëve që të lidhin me prejardhjen dhe botës në të cilën je formuar.

“Ju, vëllezërit Frashëri, jeni krenaria dhe nderi i këtij kombi. Nëse sot mund të flasim këtu për këto çështje, kjo është merita juaj. Do të vijë dita kur t’u tregojmë fëmijëve tanë se çfarë sakrificash kaluat për këtë ideal. Do të vijë dita kur, në çdo cep të atdheut tonë, do të valëvitet flamuri ynë me shqiponjën dykrenore dhe nën hijen e tij do të ngrihen kudo shtatoret tuaja.”

Nikolla Naço (1843-1913), patriot shqiptar, veprimtar dhe atdhetar i Rilindjes Kombëtare,
nga Korça.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe630
ISBN9789928377784
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri
PërkthyesiLindita Xhanari Latifi