I ri Teoja e Goldenit Shiko më të madhe

Teoja e Goldenit

Allen Levi PE0045

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Me mbi 1 milion kopje të shitura dhe në krye të listës së librave më të shitur, sipas New York Times-it, ky është fenomeni letrar që lindi vetëm falë sugjerimeve të lexuesve mes ...

Më shumë detaje

28 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928868145

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Me mbi 1 milion kopje të shitura dhe në krye të listës së librave më të shitur, sipas New York Times-it, ky është fenomeni letrar që lindi vetëm falë sugjerimeve të lexuesve mes njëri-tjetrit.

Një mëngjes pranvere, në një qytet të vogël jugor zbret një i panjohur: një plak me theks të huaj, me kureshtjen e një fëmije dhe me një buzëqeshje që i rri fshehur nën buzë. Askush nuk e di kush është, as përse ka ardhur. Në kafenenë e qytetit e presin nëntëdhjetë e dy portrete të vizatuara me laps, të varura në mur. Aty nis një ritual i çuditshëm: plaku i blen portretet një nga një, për t'ua dhuruar njerëzve të vizatuar në tonë këmbim të një historie.

Portret pas portreti, dhuratë pas dhurate, përqark tij mblidhet një rreth të harruarish e të padukshmish: secili mëson të shohë veten dhe të tjerët tashmë me një sy të ri. Sepse vëmendja, kur bëhet dhuratë, ka fuqinë të ndryshojë jetë.

Po kush është ky njeri që jeton thjesht e dhuron pa kursim? Ç'mister fsheh bujaria e tij?

Sikur një ditë, një i panjohur të trokiste në jetën tuaj vetëm për t'ju kujtuar se jeni parë dhe se keni vlerë, a do ta njihnit shenjtërinë nën petkun e një të huaji?

E kam njohur trishtimin, ndonëse me shumë mund. Por sa më shumë kalon koha, aq më mirë e kuptoj se kjo është një dhuratë. Te jetosh me trishtimin, ta pranosh atë, është më e lehtë sesa të shtiresh sikur nuk ekziston. Eshtë një nga misteret e mëdha të jetës që trishtimi dhe gëzimi mund të bashkëjetojnë kaq natyrshëm me njëri-tjetrin.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789928868145
Titulli origjinal441
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri
PërkthyesiBlendi Salaj