I ri Kur poeti kerkon poetin Shiko më të madhe

Kur poeti kerkon poetin

Anastas Kapurani UE0024

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Dr. Anastas Kapurani është studiues, kritik letrar dhe autor shqiptar. I diplomuar në Universitetin e Tiranës për gjuhë angleze, ai fitoi gradën shkencore Doktor me triptikun studimor "Poetika ...

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928865090

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Dr. Anastas Kapurani është studiues, kritik letrar dhe autor shqiptar. I diplomuar në Universitetin e Tiranës për gjuhë angleze, ai fitoi gradën shkencore Doktor me triptikun studimor "Poetika e Fjalës dhe Individualiteti i Poetiti". Veprimtaria e tij akademike është përqendruar në fushën e poetikës moderne, teorisë së letërsisë dhe studimit të tekstit letrar.

Ai është autor i një sërë studimesh dhe veprash kritike, ndër të cilat spikat monografia "The Myth of Lasgush", (Miti i Lasgushit) kushtuar poetikës së Lasgush Poradecit, e shkruar në anglisht dhe e botuar në vitin 2004 në Angli nga shtëpia botuese Upfront Publishing. Gjithashtu, është autor i studimit "Migjeni ose parathënia e dyzuar”, vepër me të cilën u nderua me Çmimin Kombëtar "Faik Konica", si dhe i librit "Kadare ose liria e fjalës së penguar.

Që nga viti 1992 jeton në Athinë, ku vijon veprimtarinë e tij profesionale dhe akademike. Aktualisht punon në Institutin "City & Guilds" të Londrës, në kampusin e Athinës.

Përmes katër kapitujve dhe rreth 345 faqeve, ky libër merr përsipër të zbërthejë një nga misteret më të mëdha të poezisë shqipe: dialogun metafizik dhe estetik që Lasgush Poradeci zhvillon me figurën dhe veprën e Naim Frashërit. Duke u ndalur specifikisht te dy vjershat që "Poeti i Liqerit" i kushton Naimit të cilat studimi i trajton si një strukturë të vetme, të pandarë, harmonike - Kapurani nuk bën thjesht një analizë tekstuale. Ai ngre një pyetje shteruese që peshon rëndë në vetëdijen tonë kulturore: Çfarë është Poeti i Kombit në natyrën e tij të brendshme dhe si artikulohet ai përmes artit të madh?

Në librin e tij më të fundit, "Kur poeti kërkon poetin" Dr. Anastas Kapurani shkruan: "Ku e arrin Lasgushi Naimin? Në zemër të Qenies së gjuhës. Dhe çfarë na thotë kjo? Që Lasgushi arrin aty ku Naimi është në të vërtetë për të mbetur gjithmonë bashkë me njeriun dhe në punë me njeriun: në rrënjë të fjalës." Përmes këtij vlerësimi, Kapurani vë në pah lidhjen e thellë shpirtërore dhe poetike midis dy figurave madhore të letërsisë shqiptare, duke e parë gjuhën si hapësirën ku takohen dhe vijojnë të jetojnë veprat e tyre.

"Kur poeti kërkon poetin" shpërfaq kuptimin e tij të plotë: është akti ku një poet i saktësisë metafizike (Lasgushi) kërkon dhe gjen poetin e substancës kombëtare (Naimin)."-Ermir Nika, shkrimtar, kritik letrar.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe341
ISBN9789928865090
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip