I ri Korrespondentja Shiko më të madhe

Korrespondentja

Virginia Evans PE05199

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Fitues i Çmimit Women’s Prize for Fiction.
Fitues i Çmimit PEN/Hemingway për Romanin Debutues.
Një nga 50 librat më të mirë të vitit 2025 sipas The Washington Post.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928868084

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Fitues i Çmimit Women’s Prize for Fiction.
Fitues i Çmimit PEN/Hemingway për Romanin Debutues.
Një nga 50 librat më të mirë të vitit 2025 sipas The Washington Post.

Pothuajse çdo mëngjes, rreth orës dhjetë e gjysmë, Sibila van Antuerp ulet dhe shkruan letra. Ajo shkëmben letra me të vëllanë, shoqen e ngushtë, shoqet e klubit të kopshtarisë, një djalë adoleshent, dekanen e fakultetit të letërsisë, autoret e saj të preferuara e shumë të tjerë. Megjithatë, letra më e rëndësishme dhe më e gjatë – ajo në të cilën Sibila i rrëfehet një personazhi të paidentifikuar – është letra që ajo nuk e dërgon kurrë. E pikërisht atëherë kur duket sikur jeta e saj ka marrë një rrjedhë të qetë, një letër e papritur e detyron të përballet me një nga periudhat më të dhimbshme të së kaluarës. Në këtë përballje, ajo duhet të gjejë kurajën të shfaqë gjithë brishtësinë që ka brenda, të pranojë gabimet dhe t’ia falë ato vetes.

Ky është portreti i një jete të vogël që zgjerohet. Na tregon se si një grua ndryshon, edhe kur kjo gjë duket e pamundur. Ky ndryshim, ashtu si edhe ky roman, rezulton të jetë një arsye për të jetuar.

Ke të drejtë për atë që thua: në shpirt jemi ende tridhjetë vjeçe, po aq sa atëherë, para gjithë atij zhgënjimi, para se jeta të tregohej shumë më e dhimbshme seç e kishim imagjinuar, por prapëseprapë, ka qenë edhe e magjishme.

Një debutim tërheqës, argëtues dhe thellësisht prekës. Një histori e thurur me mjeshtëri mbi fuqinë e fjalës së shkruar.

The Washington Post

“Korrespondentja” na tregon se nuk është kurrë vonë për t’u penduar dhe për të shlyer gabimet e së shkuarës. Nuk është kurrë vonë për të rënë në dashuri. Është një roman i dhembshur, plot shpresë dhe prekës, i ndërtuar me shumë mjeshtëri dhe me personazhe të përshkruara gjallërisht. Është mjaft i rëndësishëm dhe aktual, por njëkohësisht mbetet një vepër që të tërheq në çdo kohë.

PEN/Hemingway Awards 2026

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe365
ISBN9789928868084
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
PërkthyesiElsa Skenderi