Më tepër
Doktor Rejmondi kryen një eksperiment në trurin e një vajze me qëllimin për të hapur syrin e saj të brendshëm, çka në pamje të parë duket si një dështim, pavarësisht se nuk e kupton që ka shburgosur forca të fuqishme të territ. Vite më pas, nëpër rrugët e Londrës endet një krijesë djallëzore: është një grua me një bukuri të pashoqe, e cila vishet me një vello misteri dhe çudie. Ai që e ndesh, vdes në rrethana të paqarta dhe në fytyrë ka të vulosur një mimikë tmerri. Si mundet të mbjellë vdekjen kjo krijesë kaq e bukur dhe nga i buron ky fatalitet?
Ky libër është një prej kryeveprave të letërsisë klasike britanike, shkruar nga mjeshtri i terrorit dhe i fantazisë Arthur Machen, i cili ka frymëzuar më pas shkrimtarë si Bram Stoker, H. P. Lovecraft dhe Stephen King.
“Një prej veprave më të mira të horrorit që është shkruar ndonjëherë” – Stephen King
“Një prej librave të mi të parapëlqyer” – Bob Dylan
“Un succés fou! Un succés fou!” [Një sukses i çmendur!] – Oscar Wilde