"Marcia" i Dom Ndoc Nikajt është një narrativë plot mistikë, ku gërshetohen historikja me fantastiken, kujtesa baladeske, sa jona, po aq dhe ballkanike, me ato hebraike, kapërcimet nga bota reale në atë hyjnore, me personazhe biblikë, varrosjet për së gjalli si dukuri e qendresës së jetës, por dhe e qytetit të tij.
Romani i fundit i Z. Bashkim Hoxha “Dëshmitari i shkretëtirës” i sapo botuar nga shtëpia botuese “Onufri” është një roman që mendoj se ka diçka të veçantë për nga mënyra e rrëfimit. Ai është i ndërtuar nga dy narratorë qendrorë, që shkruajnë secili nga një libër, por që në thelb është i njëjti libër por që ndryshon vetëm nga sfondi historik dhe vizual....
Lexuesi në kurth : eseistika e Kadaresë na spjegon mënyrat e reja të mendimit, jo aq përmes demonstrimit të plotë, por më tepër përmes intuitës reflektive, përmes kësaj fushe ideore të lirë dhe bredharake. Floresha Dado me këtë vepër ka sjellë një kontribut të ri të sajin jo vetëm në studimin e veprës së Kadaresë, por në gjithë fushën studimore të...
Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës. Gjatë muajit janar, që përkon edhe me ditëlindjen e autorit, do të kemi për lexuesit e pasionuar pas këtij...
Gjate muajit mars Bukinist ka ne fokus vepren dhe perkthimet e Mira Meksit prandaj ky roman shkon tek lexuesi me firmen e autores.
Një burrë kthehet në qytetin ku, 27 vjet më parë, kishte ndodhur një vrasje e mistershme, i vendosur t'i shkojë deri në fund historisë. Vetëm disa orë pas martesës me bukuroshen Anhela ...
Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin...
Meri Dishnica vjen me nje tufe esesh reflektuese per kohen tone dhe raportin me individin.
Nga autorja e një prej librave më të shitur, Gjinj dhe vezë, si dhe sensacionit letrar ndërkombëtar, Mieko Kawakami, një roman i kthjellët që ndriçon ndikimin e dhunës dhe fuqinë e solidaritetit. Qiell rri si një dëshmi e shkëlqyer e talentit letrar të Kawakamit. Nuk ka dyshime se ajo ka zënë vendin dhe ka fituar reputacionin si një ndër autoret e reja më...
Asnjë tregim nuk ngjan me tjetrin dhe lexuesi do të dyzohet, a t'i lexojë me shpejtësi apo të shijojë mençurinë dhe energjinë e harbuar të Chung-ut në çdo faqe. “Lepurushi i mallkuar” është një libër që bërtet ta lexosh natën vonë dhe që duhet të kalojë te duart më të afërta ditën tjetër.
Në tregim unë do t’i përmbahem hamendjes sime, sipas së cilës Hamza Sinani, tek shkonte drejt ashensorit duke folur me vete, po shprehte pendimin pse kishte ndjekur këshillën e të birit, Skënderit. Por vetëm pendimi ishte i pamjaftueshëm për ta qetësuar. Ai po mallkonte nëpër dhëmbë këmbët e veta pse e kishin sjellë në shtëpinë time atë mëngjes të shtune....
Botuesja dhe poetja Rita Petro vjen me nje roman te ri, me nje projeksion te forte autobiografik per nje kohe qe eshte fshehur thelle ne nenvetedijen e secilit prej nesh dhe qe na dikton shpeshhere menyren sesi e perceptojme te tashmen tone. Kete roman autorja ia ka “besuar” shtepise botuese Onufri.
Shkruar në Argjentinën bashkëkohore, me një dashamirësi të madhe për ata që jetojnë në dhimbje, në frikë dhe në harresë, Rreziqet e tymosjes në shtrat është libri më i sofistikuar i Mariana Enriquez-it, dhe më rrëqethësi.
"Gjinkallat e vapës", ne shohim lulëzimin e një talenti që refuzon të shkojë drejt të vërtetave të dukshme dhe kuptimeve pa ambiguitet.
Në këtë studim autori përpiqet të hedhë dritë mbi përdorimin për qëllime legjitimuese nga pushtete të ndryshme politike të ikonës më të rëndësishme të nacionalizmit shqiptar, Skënderbeut, shqiptarit më të njohur dhe më të nderuar ndërkombëtarisht dhe të vetmes figurë historike që mund t’i bashkojë të gjithë shqiptarët nën flamurin e tij.
"Vera pa kthim" është romani i parë i Besnik Mustafajt, shkruar në moshën 26-vjeçare. Ky është botimi i tij i shtatë në shqip. Sipas autorit, "Vera pa kthim" zgjoi tek ai romancierin dhe i çeli rrugën përhapjes së veprës së tij në botë.
Shkrimtari i njohur Martin Gjergji merr një ftesë të papritur dhe plot mister nga Ministria e Jashtme e Francës. Është viti 1990. Lejohet të udhëtojë për në Paris pa shoqërues. Gjithçka i tregon se policia e fshehtë e Tiranës i ka ngritur një kurth për ta eliminuar. Vargjet profetike të një poezie të tij të vjetër i krijojnë parandjenja ankthi dhe frike....
Një përmbledhje përzgjedhëse e prozës sime të shkurtë, kryesisht parabola, gjatë tridhjetë viteve krijimtari letrare. Me përjashtim të ndonjë korrektimi gjuhësor, prozat nuk janë prekur, duke ruajtur kështu gjurmët dhe ndjeshmërinë e kohës kur janë shkruar.