Eduardo Mendoza A-000452
Libër i ri
Një histori emocionuese krimi dhe misteri, por njëkohësisht edhe një farsë tallëse dhe një satirë morale e shoqërore.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Onufri | |
| ISBN | 9789928354013 | |
Zhdukjet e mistershme të vajzave në kolegjin e motrave lazariste të San Gervasio-s janë pikënisja e aventurës detektiveske që ka si protagonist pacientin e një çmendine i cili, i detyruar të bëhet detektiv, përfshihet në gjithfarë incidentesh prej të cilave ia del mbanë, duke e përmbushur misionin dhe duke zbuluar një farsë të ndërlikuar pasanikësh.
Shkrimi i Mendoza-s, i butë dhe i lëmuar, është një shembull i shkëlqyer i kërkimit letrar personal, i qëruar prej çdo mimetizmi i cili, pa i cenuar në një shikim të parë, thellohet te përmbysja e mënyrave tradicionale të tregimit dhe kësisoj arrin të hulumtojë si një detektiv i zoti. Një farsë tallëse dhe një satirë morale e shoqërore që i ka rrënjët më të thella te romani pikaresk dhe te modeli i Servantesit.
REVIEWS
“Eduardo Mendoza është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm bashkëkohorë të Spanjës.”
—The New York Times Book Review
“Jashtëzakonisht origjinal dhe me humor.”
—Guardian
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 224 |
| ISBN | 9789928354013 |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Bajram Karabolli |
| Roman | Mister&Thriller |
Në këtë libër përshkruhet udhëtimi i një jashtëtokësori i zbritur në Tokë në kërkim të shokut të tij Gurb. Një udhëtim në jetën urbane të Barcelonës së para Lojërave Olimpike 1992. Atmosfera, kaosi dhe absurdi i jetës moderne të racës njerëzore paradokset e kundërthëniet e realitetit njerëzor.