Liridon Mulaj A-008843
Libër i ri
Liridon Mulaj vjen me nje roman te ri, “Provinca”, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Onufri. Ne kete roman autori vezhgon jeten e periferise, dekadencen dhe skajet e ekzistencializmit njerezor.
9 Artikuj
Shtëpia Botuese | Onufri | |
| ISBN | 9789928354914 | |
REVIEWS
- Ky roman të bën të mendosh se edhe ti e ke një histori të ngjashme, por pse nuk e ke shkruar deri më tani, apo nëse do të mund ta shkruash ndonjëherë? Ndërsa provinca nuk është kurrë diçka e re, veçanërisht qyetezat industriale pa asnjë lloj identiteti të periudhës post-komuniste. Vula që ajo lë tek gjithësecili prej nesh, është gjithmonë diçka origjinale, çka zbërthehet me mprehtësi dhe nga një pikëvështrim krejt i veçantë në këtë roman, përmes një autoportreti psiko-analitik, ku preken me guxim edhe indet më të fshehta të natyrës njerëzore.
Provinca si dramë, kurth, fatalitet apo alibi e mëvonshme, vjen përmes një rrëfimi të ashpër, të vërtetë, pa asnjë lloj konservanti, dhe si i tillë, bindës.
Luljeta Lleshanaku
- Një marrëdhënie Edipi e përmbysur, ku ka nje vërtetësi të frikshme përshkrimi të realitetit. Thyerja e tabuve dhe rrëfimi i seksit të çojnë në erotizem, por njëkohësisht të ngjallin krupën. Trishtimi, dekadenca, neveria e një zhvillimi të degjeneruar janë sëmundje ngjitëse në këtë provincë. Libër i rëndësishëm , një rikthim në ekzistencializëm.
Enkel Demi ( Tom Kuka)
- Provinca vjen si një rrëfim i mëvetshëm, me peshën e vragave që bart njeriu, çdonjeri prej nesh, pavarësisht copës së qiellit mbi krye. Sepse, tregon pa drojë gjurmët që na bëjnë të dallueshëm - veçmas në brenga e bashkë në përpjekjen për të marrë frymë me gjithë kraharorin.
Qoshku i botës ku kemi lindur na ka angushtuar secilin; Liridon Mulaj guxon t’i kthehet harresës si kujtesa që na bën çfarë jemi…
Suela Mino ( Kryeredaktore e Leteratura)
| Faqe | 216 |
| ISBN | 9789928354914 |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Psikologjik |