Virion Graçi A-006025
Libër i ri
… “800 hapa larg Venerës” është rrëfim i jetës së Kristoforit nëpërmjet shpirtit të tij, pas vdekjes së parakohëshme. Shpirti ndahet nga trupi i tij dhe nis jetë të re në natyrë, nëpër shkurre, shtylla, pemë.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Onufri | |
800 hapa larg Venerës” është rrëfim prekës, meditim i fuqishëm për jetën, humor i zi për dashurinë, për erosin, për vdekjen dhe përjetësinë.
Ky është shënimi, me të cilin autori i romanit Virion Graçi, shoqëron ballinën e krijesëzës së tij më të re, teksa e bën lajmin publik për tërë miqtë e tij në Fejsbuk. Në sy të parë, e zeza e kopertinës dhe linjat e arta e të brishta të një vashe, të nxisin të mendosh se në qendër do jetë pikërisht figura e gruas, misteri i saj dhe dashuria për të. Në thelb në fakt, janë meditimet mbi jetën, vdekjen dhe dashurinë, teksa shpirti të shtegton për në botën tjetër.
Mendimi për kalueshmërinë e jetës drejt vdekjes dhe vdekjes drejt pafundësisë në kohë, në formë instinktive, më ka ngacmuar shpesh, thotë shkrimtari Graçi për Metropolpost-in. Por nuk jam futur në labirinthe theologjike, për të hulumtuar pasvdekjen; sa kam ndërruar jetë, me përfytyrim jam rikthyer të ajo, duke ruajtur nga përvoja e shpirtit të çliruar prej trupit, mënyren si ai lexon e përkujton episode të jetës Tokësore, mes njerezve, kur ishte i gjallë. Gjetja, rrëfimi nëpërmjet shpirtit, besoj se i jep tone lirike e funebre rrëfimit, historisë.
Romani është shkruar në fundverën e vitit ’95, në Githios, (Lakonia, Greqi). Isha fare i ri, gjysmë pushues e gjysmë punetor krahu, buzë detit të mbipopulluar me pushues të lumtur e me mjete luksi, për lundrim a argëtim. Ndërkohë, mësohet nga televizionet se vdes një ikone e kinemasë greke, një Brigitte Bardo e dikurshme e tyre. Shpërtheu nje zi kombëtare aty, transmetuar live në çdo kanal teviziv dhe, dashur pa dashur, u përfshiva emocionalisht, jo në zinë e tyre, por në të kundërtën e saj, në gjykimin racional. Por i jam mirënjohës asaj atmosfere melodramatike, sepse më bëri të arratisesha në jetën e pajetuar të çdo njeriu të zakonshëm, me kapërcimin e etapave të jetës së përkohëshme, duke e parë atë nga përjetesia, nga përtejvarri, me dashuri, dhimbje e autoironi.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Romani "Litari dhe lamtumira" i shkrimtarit Virion Graçi jep dëshmi të fuqishme të jetës shqiptare nëpërmjet fatit të heroit kryesor, Fitimit. Fitimi, përjashtuar nga universiteti në fund të viteve '80 për arsye politike, është shtrënguar ta ndërtojë jetën në fshatin e tij të varfër mes dhunës shtetërore, intrigave meskine dhe pasioneve shkatërrimtare.
Libri është roman-elegji për parajsën e humbur të dashurisë familjare, për zhgënjimet dramatike të individit e të shoqërisë sonë përballë një morali të ri dhe një mënyre të re jetese
Zonja pa emër është historia e vetëvrasjes së një shkrimtari të ri, i cili, duke i dhënë fund jetës, afirmon përmasat mistike të dashurive të tij të mëdha dhe triumfon mbi banalitetin anakronik të një bote në rënie e zvetënim të pandërprerë.
Stina e hijeve është romani më i mirë i vlerwsuar nga Ministria e Kulturws për vitin 2015. Autori Viron Graç ka shpërfaqë copëza nga ky roman që thelbin e ka në Athinë të Greqisë. Duke pasur parasysh se romani flet për një vajzë që ka vdekur në Greqi dhe se i ati e sjell në Shqipëri si pasagjere të fjetur, me qëllim që mos të paguajë shpenzimet që e...
Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën.
“Dead End” është histori dashurie midis dy të rinjve, studentë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur në Tiranë dhe në Shqipërinë e pllakosur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore, po ndodhin ndryshime të thella – secili po ekspozohet në përmasat e tij reale, të mjerueshme.
Ndërkohë që i shoqi ka emigruar ilegalisht në Greqi, Lora vret djalin e saj 9 vjeçar... Një rrëfim i jashtëzakonshëm që na zhyt në tragjizmin e përditshëm të një vendi në kaos dhe rropatje mbijetese.