Kurore a kryqezim Shiko më të madhe

Kurore a kryqezim

Ledi Kacani BD0426

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ledi Kacani Myshketa, në krijimtarinë e saj rrëfen thjesht, të tërheq me sinqeritetin, lirshmërinë, gjen ngjarje që bëjnë të njohësh më mirë veten dhe tjetrin, i futet zbërthimit të kontradiktave të shumta, paraprirë nga ndjenjat, i pëlqen përsiatja, monologu i brendshëm, simboli, metafora dhe metamorfozat Visar Zhiti

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994300082

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

THJESHTËSISHT Sa e rëndë të hedhësh në vargje të bardha mendime të zymta si flokë dëshirash që shkrijnë në ajri, ende pa e prekur tokën si ëndërr e mpirë ku heronjtë rivrasin papushim njëri-tjetrin çel sytë dhe befas mëson se lajmëtari i perëndive hyjnori Hermes nuk është fatsjellësi i shumëpritur por, një hajdut i rëndomtë gjuhëndotur, i pafytyrë shkurt: një horr-horri. Kështu të kishin thënë: edhe vetë nuk e dinin, ndoshta (s)të kanë gënjyer Agimet e të tjerëve janë veç muzgu yt :nuk e dije?! Buzëqeshjet e dlira janë kurthe mendjehollësh pa shpirt Duart nuk shtrihen vetëm për të të dhënë Kështu është më e thjeshtë E si mund ta dish çështë lartësia nëse nuk hidhesh pa të shtyrë e si mund ta qërosh gënjeshtrën nëse nuk sendërton të vërtetën-tënde nëse nuk mpreh shikimin të dallosh se mozakiku larush është veç një labirint e ty të duhet një çelës i shtrenjtë sa shpirti. Ti ke ëndërruar të lundrosh në det margaritash E zgjohesh plagosur nga një anemonë mbi ballë Një rrebesh gjaku-blu ndot virgjërinë e shpirtit humbës- për të tjerët, asnjëherë për veten Së fundmi paske guximin të shohësh diellin, pa i ulur sytë Mos prit buzëqeshje për të gjitha rrëzimt dhe theqafjet e shpirtit Kështu është më e thjeshtë Rrugica të ka nxjerrë së fundmi në shtjellën e kaosit Ditët i mpleks si gërsheta në shpinë të jetës hidhi : harroji tani ti di të vërtetën E madhe dhimbja është bruajtur për ty enkas për ty e ke gjetur fillin-kurajo-quhet shpirtin e saj jeta pas spërdredhjesh të shumta ta dha dorëzanë.

Të dhëna

Faqe104
ISBN9789994300082
Viti i Botimit2007
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë