Cmim i reduktuar! Bej sikur fle Shiko më të madhe

Bej sikur fle

Irma Kurti BD0384

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Në librat e mi me poezi gjithnjë i kam shkruar e i kam kënduar dashurisë. Nuk do të rresht kurrë së shkruari për këtë ndjenjë sublime që na mbush zemrën me gëzim por që zhgënjen. Më pëlqen të hyj në botën e brendshme të personazheve të mi, të përshkruaj pse-të që i ndjekin e që shpesh nuk gjejnë përgjigje, ashtu sic më pëlqen dhe të përshkruaj vuajtjen, si një gjë natyrale e për këtë nuk duhet të transmetojë frikë Irma Kurti.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994333291

270 Lekë

-10%

300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Irma Kurti ka lindur në 20 mars 1966 në Tiranë. Ka kryer studimet në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega anglisht në 1988.Ka punuar si mësuese e gjuhës angleze dhe më vonë gazetare në disa organe shtypi, gazeta Mësuesi, Dita Informacion etj. Në shtator 1997 ndjek në Universitetin e Athinës, Greqi, kursin 1 vjecar për mësimin e gjuhës dhe kulturës greke.Ka kryer kurse të ndryshme specializimi e trajnimi për gazetari në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, SHBA, Francë, Itali, Zvicër etj. Për vite të tëra Irma Kurti ka lëvruar poezinë, kryesisht atë lirike. Irma Kurti ka nisur të lëvrojë poezi në moshë të hershme. Në 1980 u nderua me çmimin e parë në Konkursin Kombëtar me rastin e 35-vjetorit të Revistës Pionieri. Në 1989 nderohet me çmimin e dytë në Konkursin e organizuar nga Radio Tirana, me rastin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut. Në publikun e gjerë Irma Kurti njihet si krijuese e talentuar e teksteve të këngëve të lehta. Është pjesëmarrëse në dhjetëra anketa muzikore, festivale kombëtare e koncerte pranvere. Shumë prej këngëve me tekstet e saj janë nderuar me çmime e poezitë e tyre kanë mbetur ende tek dashamirësit e muzikës së lehtë. Spikasin bashkëpunimet me Ilir Dangëllinë e këngëtaren Ermira Babaliu: Urimi yt, Mbrëmja që mban dashurinë time, Pranë të kaltrit det, Letër malli, E njejta ëndërr, po dhe të tjera si: Një çast në kujtesën tënde, Trokite tek dera, Të jem për ty Number 1, Imazh i largët, Nën dritën e qirinjve etj. Për auditorin e muzikës së lehtë në maj 1998 ajo lançoi kasetën e më vonë CD me disa nga këngët e saj më të mira nëpër vite: E njëjta ëndërr. Irma Kurti është përfshirë në disa antologji të Librarisë Ndërkombëtare të Poezisë në Maryland, USA si: Forever spoken (Të thëna përgjithmonë), Antologjinë poetike: The best poems and poets of 2007 (Poezitë dhe poetët më të mirë të 2007) etj. Poezitë e saj janë përfshirë në antologjitë: Il Federiciano publikim i Shtëpisë Botuese Aletti Editore 2010, Antologjinë e Konkursit Diffusione Autori 2011 të GDS Edizioni. Eshte botuese e pese librave me poezi. Përvoja me muzikën e ka pasuruar dhe ridimensionuar vargun e saj të hapur, të sinqertë dhe dialogues.Irma Kurti jeton prej vitesh në Bergamo, Itali.

Të dhëna

Faqe80
ISBN9789994333291
Viti i Botimit2005
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë