Asdreni BDI920
Libër i ri
10 Artikull Artikuj
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Data e disponueshme:
Shtëpia Botuese | Dituria | |
ISBN | 99927-31-89-3 | |
Customer Reviews
Asdreni (Aleks Stavre Drenova, 1872-1947) ishte poet dhe veprimtar patriot, autor i Himnit të Flamurit. Lindi në Drenovë të Korçës dhe studimet e mesme i nisi në gjimnazin e qytetit. I mbetur jetim, mërgoi në Rumani (1885); u rikthye në atdhe disa herë (1889, 1914, 1937). Ndërsa punonte, për të siguruar jetesën, kreu Akademinë Tregtare të Bukureshtit dhe më pas u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Politike, ku nuk i përfundoi studimet. Asdreni ishte veprimtar i shquar i kolonisë shqiptare të Rumanisë. Në periudhën 1922-1934, shërbeu si sekretar i Konsullatës Shqiptare në Bukuresht. Mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit të 5 nëntorit 1912, ku u vendos të shpallej Pavarësia e Shqipërisë. "Betimi mi flamur" e vjersha të tjera të muzikuara të tij me frymëzim atdhetar luajtën një rol të shënuar në forcimin e ndërgjegjes kombëtare në prag e pas shpalljes së Pavarësisë dhe në periudhën e konsolidimit të shtetit shqiptar. I shqetësuar gjithnjë për fatet e Atdheut, trajtoi në periodikë të kohës ("Albania", "Drita", "Shqipëria e re" etj.) probleme politike e shoqërore përmes një vargu artikujsh me orientim demokratik e frymë konstruktive. Idealist i përkushtuar, Asdreni e mbylli jetën në varfëri të plotë. Vdiq në Bukuresht më 11 dhjetor 1947. Eshtrat e Asdrenit u sollën në atdhe më 1972 dhe sot prehen në Drenovë.
Fillimet letrare të Asdrenit (1901) lidhen me revistën "Albania" të F. Konicës. Botoi tri vëllime poetike: "Reze dielli" (1904), "Ëndrra e lotë" (1912), "Psallme murgu" (1931). Më 1945 bëri gati përmbledhjen "Kambana e Krujës", që u botua pas vdekjes (1991). Duke pasur disa profile krijuese, Asdreni dëshmon evolucionin e letërsisë shqiptare në katër dekadat e para të shek. XX. Lirika e tij, kryesisht e temës atdhetare gjatë fazës së parë, plot retorizëm, emfazë e patos të lartë, krijuar nën ndikimin e qartë të N. Frashërit, pasurohet me komponentë të fuqishëm të problematikës sociale e politike në vitet '20, për t'iu bashkangjitur, në periudhën e fundit të krijimtarisë, shqetësimeve të përbashkëta ekzistenciale për të gjithë letërsinë europiane ndërmjet dy Luftërave. Urë lidhëse mes letërsisë së Rilindjes Kombëtare dhe letërsisë moderne shqipe, Asdreni zë një pozicion të veçantë në të. Për herë të parë në letërsinë shqipe, ai përuron lloje strofash e vargjesh me struktura ritmike të reja, vargun e lirë, organizimin e vëllimeve në cikle, ndikimin prej letërsisë bashkëkohore europiane, motive e forma të reagimit shpirtëror ndaj realitetit, të pahasura më parë. Asdreni reflektoi elemente të poetikave të parnasizmit, simbolizmit e ekspresionizmit. Për herë të parë në letërsinë shqipe, ideja kombëtare ia lë vendin idesë njerëzore. Merita të veçanta pati në kultivimin e lirikës së dashurisë e sidomos të lirikës së peizazhit, e palëvruar sa duhej para tij. Me përkushtimin e plotë ndaj poezisë, Asdreni i kushtoi vëmendje të posaçme përkryerjes formale të lirikave.
Veprat kryesore
• Rreze dielli (1904)
• Ëndrra e lotë (1912)
• Psallme murgu (1930)
Nga këto vëllime janë përzgjedhur për këtë botim poezi të motiveve të ndryshme:
• Lirika atdhetare dhe shoqërore
• Liria të natyrës
• Lirika të mendimit
• Motive mitologjike
• Lirika të dashurisë
• Vjersha të tjera
Lloji i botimit | Me kapak te holle |
Faqe | 160 |
ISBN | 99927-31-89-3 |
Gjuha | Shqip |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
Në krijimet e tij poetike, poeti shquhet për pasurinë e motiveve dhe nivelin e lartë. Në krijimtarinë e Asdrenit, motivi i luftës për çlirim kombëtar u ndërthur me idenë e luftës shoqërore; në shumë vjersha të tij gjeti pasqyrim pakënaqësia e njeriut të thjeshtë ndaj shoqërisë borgjeze të kohës.