I ri Çka nuk tregohet nuk ka ekzistue Shiko më të madhe

Çka nuk tregohet nuk ka ekzistue

Manjola Brahaj A-006197

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Manjola Brahaj vjen në vëllimin e tretë me poezi, në një tjetër nivel artistik, ku shquhet për sensualitetin e guximshëm dhe gjuhën kapilare. Primo Shllaku thotë se ajo sjell në vargje nji frymë të ngjeshun erotizmi konsumativ, plot me afrime deri në të gjitha zonat e rreptësisë së ksaj tabuje jo shum të vjetër të struktures mendore të shqiptarit”. Poezia është shkruar në një gegnishte të ëmbël, që rrok edhe ndjesitë më të holla të shpirtit

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OM
ISBN9789951632447

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Thanë për librin dhe autoren

“Ka ma se nji dekade e gjysëm që në rrafshin e letrave shqipe asht shfaqë nji çetë poetesh, ose ma mirë me thanë, poeteshash të cilat, në njifarë mënyre po shkruejnë nji letërsi “feministe”.

Mbas zhvillimit të nji revolucioni gjinor ktu tek na, mbas viteve ’90, marrëdhaniet ndërgjinore u liberalizuen në të mire të çlirimit të energjive krijuese dhe lirive personale. Kjo çetë poeteshash që sot janë shumëzue në numër e që unë kam pasë dëshirën me i quejtë “amazona”, amazona letrare gjithsesi, pa e matë se deri ku mund të ketë avancue ky revolucion gjinor, pa e ditë se ku ata ndodhen në raport me frontin e tij praktik, lëshojnë klithmen e tyne vetmitare ndaj lexuesit, me bindjen e plotë se të paktën janë ato që po e përçojnë këtë “revolucion” në sferën kulturore si sanksionim i nji statusi social që ai ka marrë edhe bekimin e arteve.

Manjola Brahaj që ka librin e saj të tretë me poema, asht konseguente sa ndaj vetes aq edhe ndaj rrymës së “amazonave”, të cilës i përket me cilësinë e një elementi të skeletit të saj. Ajo sjell në vargje nji frymë të ngjeshun erotizmi konsumativ, plot me afrime deri në të gjitha zonat e rreptësisë së ksaj tabuje jo shum të vjetër të struktures mendore të shqiptarit.

Manjola Brahaj buron kulturalisht nga nji zone folk-tradite ku vargnimi erotik asht ma i avancuemi i të gjithë trevave shqiptare, ajo buron prej nji gjuhë-tradite ku risitë letrare u shfaqen ma së pari e ma së forti se askund tjetër.

Mbi shpinën e Manjolës Brahaj shtyjnë me brinat e tyne dy tradita lokomotiva : ajo e sensualitetit të guximshëm e sugjestiv dhe ajo e gjuhës kapilare që “ia merr saktë masën mendimit”.

Manjola Brahaj e ka plot koshin me fruta të nxehtë të Shqipnisë së Epër. Manjola asht femën edhe në letërsi…

Primo Shllaku

Ky cikël poetik i Manjola Brahajt, asht i shkëputun prej dy librave ma të fundit të saj, “Na nuk jena t’ktuhit!” dhe “Çka nuk tregohet nuk ka ekzistue”, me nji hapsinë tre vitesh midis tyne. Nji shpirt, hera-herë delikat, e hera herë gulshesh të forta shpirtnore, nji botë femnore e ngjyrosun sa me guximin e malit aq edhe delikatesën e lëndinës, nji vuejtje e prekshme në humbjen e nji dashnie të madhe, po edhe nji ngushëllim aq i bukur me natyrë…

Brahaj ta ban të bukur leximin poetik, edhe ndejtjen në shoqninë e vargjeve të saj. Ajo të mbush me frymën e atyne vendeve prej kah poezia asht tejet e lehtë me u gjetë e me u përthithë, mandej përpiqet me ia dhanë frymën e saj qytetit, edhe kur ai asht i ftoftë për shpirtin e saj. E atherë ajo të shfaqet ndër do vargje ambigue dhe ti e ke të vështirë me përzgjedhë se ku nis shitimi i Zanës e ku mbaron klithma e Ajkunës… Edhe pse me distancë prej tre vitesh mes tyne këta dy libra, (poezitë ndoshta kanë edhe ma tepër distancë mes tyne), në kët cikël të vyeshëm të Brahajt nuk vërehet ndonji distancë në frymë mes librave, ndjehet veç që poezia vjen ma e rafinueme, ma e latueme me nji ndjeshmëni gjithnji e ma të thellë, me dëshmue se tashma ajo e ka gjetë hullinë për kah i duhet me ecë, me mbrritë ma të mirën e vedit po edhe tonën si lexues…

Gegnishtja e Brahajt, asht e ambël dhe nuk e lodh lexuesin e parrahun në vesh me të, përkundrazi ka mjaft ambëlsi, edhe kur vuen lehtë prej mosnjitratshmënie në trajtim… e megjithatë zani i saj vjen si nji klithmë, që edhe në trajtat ma epike msheh nji ambëlsi joshse, njashtu si kshtajat që derisa plasin e t’shëndrisin u duhet gjithherë ai zhgualli gjambor.

Jozef Radi

Por, ka poetë të një rrace tjetër, të cilët sikur e kanë pasë t'konservueme në eshtna artin e poezisë, kangën e lashtë shkumëzuese të gjakut, e cila me rastin ma të parë vërshon jashtë në një shatrivan t'papërmbajtun gjuhe të pjekun e të sprovueme ndër përvoja metafizike.

Kësaj kategorie kam bindjen se i përket poetja Manjola Brahaj, e re në moshë, por jo në moshën e artit poetik.

Agron Tufa

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe130
ISBN9789951632447
Viti i Botimit2017
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë